Veprime të turpshme ndaj minorenes në Arapaj: Policia jep detaje mbi ngjarjen dhe bën apel

19 Korrik 2019, 15:05Kronika TEMA
Veprime të turpshme ndaj minorenes në Arapaj: Policia jep detaje mbi

Policia e Shtetit ka reaguar në lidhje me raportimin e sotëm në media, se një vajzë e mitur vetëm 8 vjeçe është tentuar të përdhunohet nga grup djemsh.

Në një deklaratë për median Policia sqaron se më datë 4 korrik, nëna e vajzës ka bërë denoncim sipas të cilës një javë më herët vajza e saj është mashtruar nga dy minorenë të lagjes ku banon ajo dhe më pas kanë kryer vepra të turpshme.

“Si rezultat i veprimeve të kryera, më datë 05.07.2019, është bërë ndalimi i një të mituri, i moshës 16 vjeç, ndërsa një i mitur tjetër i dyshuar si autor në këtë ngjarje është nën moshën e përgjegjësisë penale dhe është ndjekur në gjendje të lirë”, sqaron Policia e Shtetit.

Njoftimi i plotë i Policisë së Shtetit:

Nisur nga keqpërdorimi mediatik i ngjarjes së ndodhur më datë 4 korrik 2019, në Durrës, ku dy të mitur kanë kryer vepra të turpshme më një shtetase të mitur dhe se Policia ka fshehur ngjarjen, sqarojmë opinionin publik se:

Në datë 04.07.2019, pranë Komisariatit të Policisë Durrës është paraqitur dhe ka bërë kallëzim një shtetase, e cila ka shpjeguar se rreth një javë më parë vajza e saj është gënjyer nga dy shtetas po të mitur, banorë të lagjes, të cilët  kanë kryer vepra të turpshme.

Për sqarimin e rrethanave të kësaj ngjarjeje, Policia e Durrësit menjëherë ka kryer të gjitha veprimet e nevojshme hetimore, duke e marrë në pyetje vajzën në prani të psikologes dhe nënës së saj, si dhe është komunikuar me prokuroren e gatshme pranë Prokurorisë së Rrethit Gjyqësor Durrës.

Si rezultat i veprimeve të kryera, më datë 05.07.2019, është bërë ndalimi i një të mituri, i moshës 16 vjeç, ndërsa një i mitur tjetër i dyshuar si autor në këtë ngjarje është nën moshën e përgjegjësisë penale dhe është ndjekur në gjendje të lirë.

Në lidhje me këtë ngjarje me impakt në publik dhe me pasoja për shtetasen e mitur dhe familjarët e saj, Policia e Shtetit  ka shmangur në maksimum publikimin e këtij rasti, duke e lënë shkurt e pa detaje në Webin zyrtar:

https://www.asp.gov.al/index.php/17-shqip/lajmet-e-fundit/15489-raporti-ditor-i-ngjarjeve-policia-e-shtetit-6-korrik-2019

Në këtë kuadër Policia e Shtetit kërkon mirëkuptimin e medias që të shmangë sa të jetë e mundur publikimin e të dhënave personale të vajzës së mitur apo detaje rreth ngjarjes.

Policia e Shtetit është e angazhuar dhe e përkushtuar në shërbim të qytetarëve dhe në luftë pa kompromis kundër paligjshmërisë.

2 komente në “Veprime të turpshme ndaj minorenes në Arapaj: Policia jep detaje mbi ngjarjen dhe bën apel”

  1. Erli says:

    Po normal duhet të reagojë policia,,, se
    Ministria e Drejtësisë që ka bashkë hartuar legjislacionin për të miturit nuk di të reagojë, e qe ne fakt është tërësisht jashtë funksioni.
    Leje pastaj Avokatin e Popullit qe ka një seksion të tërë për të miturit as e ka haberin se kur dhe çfarë të bëjë.
    Zot na ruaj.

  2. Albani says:

    T’u priten koqet… nuk do te vdesin, thjesht do te kene nje kujtim.

Lini një Përgjigje

Adresa juaj email nuk do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme shënohen *

Lini një Përgjigje