Kandidati për prokuror i Përgjithshëm drejt konfirmimit

19 Korrik 2019, 11:58Kronika TEMA

Prokurori i Prokurorisë së Krimeve të Rënda, Olsian Çela, njëherësh edhe kandidat për postin e prokurorit të Përgjithshëm, i është nënshtruar sot procesit të rivlerësimit në Komisionin e Pavarur të Kualifikimit.

Në lidhje me kriterin e pasurisë nuk është gjetur asnjë shkelke, sipas KPK. Çela ka bërë deklarim të saktë, ka burime të ligjshme dhe nuk ka konflikt interesi.

Ai rezulton se ka qenë pronar i një apartamenti 77 m2 në zonën e “Don Bosko”-s, blerë për 78 mijë euro në vitin 2015, të cilin e ka shitur në vitin 2018 për 85800 euro.

Nuk është konstatuar asnjë problematikë në lidhje me këtë pasuri dhe as burimet e deklaruara nga mamaja e Çelës, e cila ka pasur mundësi të realizojë kursimet e deklaruara, nga të ardhurat që ka përfituar ndër vite.

Pa probleme kanë rezultuar edhe dy hua të marra nga Çela, te tezja e tij dhe te një person tjetër.

Për sa i përket figurës, DSIK ka realizuar një raport pozitiv.

Nuk ka kontakte të papërshtatshme me elemente të krimit të organizuar dhe konfirmohet si i përshtatshëm për vijimin e detyrës.

Për vlerësimin profesional, ka pasur raport pozitiv nga ana e Këshillit të Lartë të Prokurorisë.

Nga 5 dosjet e përzgjedhura me short, në 4 prej tyre nuk ka asnjë problematikë, ndërsa për dosjen tjetër i ka kërkuar shpjegime për mosfillimin e procedimit penal, pasi duket se nuk janë kryer të gjitha veprimet e nevojshme hetimore.

2 komente në “Kandidati për prokuror i Përgjithshëm drejt konfirmimit”

  1. vala says:

    Ka blere shtepi 78 mije euro (pra rreth 100 milione leke) dhe s paska asnje problem? Sa vite pune ka ky zoteri dhe sa e ka rrogen qe mund te kurseje shuma te tilla? Ah po, i ka marre tezes hua ! Na bete per te qeshur!

    1. Grigor says:

      Natyrisht, nuk ka prokuror apo gjykates we nuk Kane marre para me dire ryshfet per “ndere” qe Kane bere.
      Por çeshtja eshte se kush ka goje te flase? Ata qe rrine kafeneve pa pune? Apo ata fermere qe helmojne qumeshtin apo perimeter dhe frutat me kimikate? Apo ata nepunes bashkie ose ministries qe bejne si zorraxhinj per nje 1000 lekeshe (te re)? Apo ata vetem se nuk Kane gje ne dore, se po te kishin, lekuren e njerezve do ripnin.
      Pra ne shaipetaret jemi keta qe jemi. Kultura e ndyre otomane nuk na la vetem fjalen e ndyre ryshfet, por edhe vesin e poshter qe ajo percakton. Egziston ryshfeti si koncept dhe si ves edhe me Europen Perendimore, por ndryshe nga ata, be e jemi me gjak, dhe e ngrejme ne sistem.
      Prandaj ky komision do zgjedhe shaipetaret me te mire te mundshem. Le te mos kerkojme qiqra me hell, dhe te shitemi te ndershem vetem e vetem se nuk na ra ndonjehere gje ne dore.

Lini një Përgjigje

Adresa juaj email nuk do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme shënohen *

Lini një Përgjigje