Evropa përgatitet për të nxehtin më ekstrem të regjistruar ndonjëherë

22 Korrik 2019, 16:51Politika TEMA

Pas një fundjave të nxehtë në të gjithë bregun lindor të SHBA, është radha e Europës që të rindezë kondicionerët këtë javë.

Temperaturat mund të rriten deri në 34 gradë Celsius nga e mërkura në Londër dhe në pjesë të tjera të Britanisë, krahasuar me rreth 21 Celsius që janë tani, sipas Met Office.

Parisi parashikohet të jetë aq i nxehtë sa 38 gradë deri në mes të javës, ndërsa Madridi tashmë është duke u pjekur në pothuajse 40 gradë Celsius.

Muajin e kaluar ishte qershori më i nxehtë i regjistruar ndonjëherë në Europë, mesatarisht më shumë se 2 gradë Celsius mbi normale, sipas të dhënave të Shërbimit të Ndryshimit të Klimës, Kopernik.

Shumë të korrura u dogjën, produkte të rëndësishme bujqësore u dëmtuan, hektarë tokë u dogjën dhe shumë njerëz u dëmtuan, duke intensifikuar debatin për urgjencën e veprimeve mbi ndryshimet klimatike dhe ngrohjen globale.

Në SHBA, Shërbimi Kombëtar i Motit ka lëshuar një paralajmërim të fortë për bregun lindor dhe tha se temperatura e pikut mund të shkojë deri në 38 gradë Celsius të dielën.(Bloomberg, scan)

1 komente në “Evropa përgatitet për të nxehtin më ekstrem të regjistruar ndonjëherë”

  1. Pajdhany Me čibuk says:

    Po pirdhet planeti.
    Mesdheu do kthehet ne Sahara kurse suedia e norvegjia ne mediterran ..
    Ju rrofshin vilat pulitikanve shqiptar.
    Do i mbuloj rera dhe do i plasi i nxehti saharjan.
    Do behen shqiptart t zinj si bythzinjt e arabis..

Lini një Përgjigje

Adresa juaj email nuk do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme shënohen *

Lini një Përgjigje