Policia holandeze ende nuk ka dalë në një deklaratë zyrtare, për të konfirmuar ekzekutimin e presidentit të vetëshpallur të Çamërisë, Festim Lato, në Holandë.
Në një postim në twitter, policia holandeze ngre dyshimet se viktima mund të jetë një shtetas polak.
Ata bëjnë me dije se hetimi vazhdon për të marrë konfirmimet përfundimtare.
“Hetimi në identitetin e viktimës po përparon. Ky është ndoshta një njeri nga Polonia; ky hetim po vazhdon … për të marrë konfirmim përfundimtar”,- shkruhet ndër të tjera në deklaratë.
Ndonëse policia holandeze është duke vijuar hetime dhe ende nuk ka dalë me një version zyrtar, familjarët pretendojnë se ata janë lajmëruar mëngjesin e sotëm nga autoritet holandeze, të fundit këto që i kanë konfirmuar vrasjen.
Familjarët e Latos, vëllai, motra dhe nipi, të cilët deklarojnë se janë vërtet të pikëlluar nga lajmi i vrasjes.
Shtohet misteri
Një tjetër shqiptar është gjetur i mbytur në kanalin e Amsterdam-Rhein pranë Nigtevechtit, 85 km larg vendit ku u gjet i vrarë presidenti i vetëshpallur i Çamërisë Festim Lato.
Mediat holandeze raportojnë se nuk dihet ende shkaqet e vdekjes së tij.
Ai u vu re nga një kalimtar i cili pa diçka po lundronte në ujë. Nuk dihet nëse dy ngjarjet kanë lidhje me njëra-tjetrën.
Ndërkohë që lidhur me atentatin e përfolur të Latos, mediat në Hollandë kanë ngritur dyshime të shumta, duke thënë se ai mund ta ketë sajuar vetë ngjarjen, për shkak të borxheve të shumta që iu kishte personave të tjerë.
Të njëjtit version i ka qëndruar dhe Arben Llalla, i cili thotë se atentati është një sajesë, pasi familjes lajmi duhej t’i komunikohej nga Ambasada holandeze, dhe jo nga policia siç është deklaruar dje në media.
Shtetit Hollandez nuk i del kohe te merret me sigurine e jetes se qytetareve te atjeshem por merret me akuza ndaj shqiptareve qe gjoja ata po ja prishin rendin e qetesine dhe se duhet vene regjimi i vizave se po merren me trafikun e lendeve narkotike . Duke u nisur nga keto edhe per vrasjen e ketij shqiptari po hallakaten qe çeshtjen ta komplikojne dhe ne fund te dalin me konkluzionin qe vete viktima i ka patur fajet . Ja ky eshte shteti Hollandez .
Edhe president edhe cam edhe me borxhe……
Si nuk i ka ngja likefloririt,jarit pa mustaqe.
Te gjithe shqiptaret turcelinj presidenta duan te jene
Shpetim Idriz Kokaina = partia Demokratike Lule Pasha