Burgim i përjetshëm, plus 30 vite. Ky ishte dënimi që mori narkotrafikanti më famëkeq i momentit, Joaquin El Chapo Guzman, i shpallur fajtor për dhjetë akuza tepër të rënda nga një gjykatë amerikane.
I famshëm për arratisjet spektakolare nga burgjet meksikane, El Chapo do të mbyllet në një nga burgjet e sigurisë së lartë në Shtetet e Bashkuara, “ADX Florence”, të quajtur edhe “Alcatraz i maleve shkëmborë”.
Burgu ndodhet në shtetin e Kolorados, në një zonë larg kontakteve me botën e jashtme, ku pas mureve të lartë ka mijëra metra katrorë shkretëtirë dhe male të lartë.
El Chapo, është transferuar së fundmi atje nën masa të rrepta sigurie.
62-vjeçari i cili u dënua si kreu i Kartelit të Sinaloas, do të qëndrojë i vetëm në qeli, por do të ketë “shokë burgu” disa nga kriminelët më famëkeq të dënuar në Shtetet e Bashkuara.
Në total aty ndodhen 400 të burgosur, pjesa më e madhe e të cilëve qëndrojnë brenda mureve për 23 orë në ditë dhe dalin për të marrë ajër vetëm një orë në ditë. (TemA)
Mos vononi,çojeni atje edhe Sali Berishen te behen nga 400 ne 401.