Frikë dhe mister nga ajo që zbulohet në varrezat e Vatikanit

22 Korrik 2019, 11:20Bota TEMA
Frikë dhe mister nga ajo që zbulohet në varrezat e Vatikanit

Mijëra eshtra njerëzish janë zbuluar në një hapësirë ​​nëntokësore në afërsi të një varreze të Vatikanit nga hetuesit që përpiqen të zbulojnë misterin e zhdukjes së një vajze adoleshente që u zhduk në qytetin e Vatikanit në 1983.

Një ekspert i gjenetikës i punësuar nga familja e Emanuela Orlandit, e cila u zhduk në moshën 15 vjeç teksa ishte duke shkuar në kursin e flautit, tha se varri masiv përmbante eshtra nga dhjetëra individë, si “të rritur dhe jo të rritur”.

Eksperti Giorgio Portera tha se madhësia “e madhe” e koleksionit të gjetur nën Kolegjin Teuton u zbulua javën e kaluar.

Ata shpresojnë të zbulojnë të dhëna për fatin e vajzës, zhdukja e të cilëve mbetet një mister.

“Nuk prisnim një numër kaq të madh” të eshtrave dhe mbetjeve të tjera të cilat “ishin hedhur në një zgavër”, tha Portera.

“Ne duam të dimë pse dhe si” eshtrat përfunduan atje, shtoi ai.

Ajo që ndodhi me Emanuelën është një nga misteret më të gjata të Italisë.

Disa thonë se vajza ishte rrëmbyer nga një person i armatosur turk, që qëlloi dhe plagosi Papa Gjon Pali II në Sheshin e Shën Pjetrit më 1981.

Në deklaratën publikuar të shtunën, Vatikanit nuk përmendte numrin e mbetjeve në hapësirën e zbuluar rishtazi pranë Varrezave Teutonike, por tha se puna e mjekësisë ligjore do të vazhdonte deri më 27 korrik.

Familja e zonjës Orlandi më parë mori një njoftim anonim, që i thoshte të kërkoftë pranë varreve të shekullit të 19-të, por kur Vatikani hapi varret kohët e fundit me kërkesën e familjes, ata ishin bosh. Vatikani tha se nuk e dinte pse, por tregoi se puna restauruese në zonën e varrezave në vitet 1960 dhe 1970 mund të ishte një arsye.(tch)

 

 

1 komente në “Frikë dhe mister nga ajo që zbulohet në varrezat e Vatikanit”

  1. Toni says:

    Perpara se Vatikani te na ndertoje kisha ne Shqiperi duhet te na japi shjegime per keto krime. Ne oborrin kishes e katolike ne Irlande jane gjetur eshtrat mbi 800 femijve te zhdukur ndervite. Emanuelen nuk e ka rrembyer turku qe plagosi Papen i cili ishte rekrutuar nga KGB. Por agjentura pedofile e Vatikanit. Mirditoret te mos merren me pllakat e gurit ku ishte gdhendur flamuri turk. I cili tek e fundit ishte simboli i nje shteti qe i dha drite dhe i beri me hidocentral. Por nese jane burra te shkojne te prishin kishat e Vatikanit qe jane ndertuar ne territorin e tyre. Dhe te heqin dore nga kjo fe qe drejtohet nga kriminele e pedofile.

Lini një Përgjigje

Adresa juaj email nuk do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme shënohen *

Lini një Përgjigje