Jari i del në krah Tritanit kundër Dr. Kalos

22 Korrik 2019, 20:48Antena TEMA

Mes polemikave të hapura për librin e doktor Kalos rreth “Bllokut”, është dhe ajo mes Tritanit dhe doktor Kalos.

Jari vendosi të ndërhyjë në këtë polemikë për të marrë anën e Tritanit, me qëllim që të shuheshin zërat se Tritani është shkarkuar nga Luli për shkak të kësaj polemike:

“Të nderuar demokratë,

Jari ju sqaron!

Eshtë krijuar një gjendje e paqartë rreth polemikave të Tritanit me doktor Kalon, ndërkohë që Doktori i ka shkuar në promovim dhe e ka respektuar.

Pamvarësisht kësaj, Tritani ka të drejtë në polemikën e tij me doktor Kalon, pasi ky i fundit spekulon me faktin që ka qenë doktor i diktatorit.

Po ta marrim nga kjo anë, Tritani e ka njohur shokun Enver që në gjimnaz, kur ishte 18 vjeç dhe ka pasur pritje speciale prej tij.

Ai ndërmori iniciativën për prishje të kishave dhe xhamive, dhe shoku Enver e priti në shtëpi.

Po të ishte për atë punë, Tritani ulej e shkruante një liër shumë herë më të fortë se doktor Kalo, dhe tregonte se si u gënjyen nga shoku Enver dhe i vunë kazmat gjithë kishave e xhamive.

Por Tritani nuk e ka bërë, se është burrë me dinjitet dhe nuk i shet eprorët.

Edhe kur u zu me Doktorin pas vitit 1997, ai nuk botoi libër kundër Doktorit.

Se mund ta bënte, pasi ishte krahu i tij i djathtë gjithë kohën.

Ai nuk shkroi kurrë asnjë rresht për masakrën që bandat komuniste bënë ndaj tij në stadiumin e Lushnjës.

Se po të ishte tip mburraveci, mund të bëhej hero duke treguar si e përdhunuan.

Pra ajo që bën diferencën mes Tritanit dhe doktor Kalos, është se Tritani bën ç’bën me udhëheqësit, nuk shkruan dhe nuk flet.

Kjo është shenjë e fortë karakteri dhe integriteti.

Ndaj ne duhet të jemi në parim me Tritanin, nuk është puna tek polemika konkrete.

Shqetësimet e shtuara se Luli e hoqi nga Gjirokastra, pasi ai bëri polemikë me doktor Kalon, dhe e zëvendësoi me Salianjin, nuk janë të vërteta.

Kjo lëvizje është një lloj ndëshkimi për Salianjin, jo për Tritanin.

Tritani vazhdon të mbetet njeri besnik dhe i përkushtuar dhe nuk e bën këtë për të shkruar libra, por se ashtu i shijon.

I juaji, Jari!”

1 komente në “Jari i del në krah Tritanit kundër Dr. Kalos”

  1. fabi says:

    Haha, bandat komuniste ne stadiumin e Lushnjes… Qysh atehere, tritani eshte frymezuar!! Nuk eshte rastesi!

Lini një Përgjigje

Adresa juaj email nuk do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme shënohen *

Lini një Përgjigje