Andi Bushati: Ditmiri “viktimë” e Asamblesë së PS dhe sistemit putiniano-erdoganesk

23 Korrik 2019, 20:18Politika TEMA

I ftuar në rubrikën “Opinion” në studion e lajmeve në News 24, analisti Andi Bushati u ndal të komentojë Asamblenë Kombëtare të Partisë Socialiste dhe vendimet e marra aty.

Sipas tij, ajo që ra në sy ishtëe një lloj “përulësie false e kryeministrit Rama”, i cili sipas Bushatit, u mundua të përçojë një mesazh reflektimi për të gjithë socialistët.

Sa për dorën e shtrirë ndaj opozitës joparlamentare, Bushati tha se as kësaj here Rama nuk ishte serioz.

Sipas tij, shkarkimi i Ditmir Bushatit, që e cilësoi edhe si viktimën e Asamblesë, tregon se Rama nuk duron as kritikat më të vogla.

Bushati tha se me vendimet e marra sot Rama tregoi se “brenda qëndrimit të Ramës pati kontraditë, se të thuash do e përfill opozitën, do të thotë të pranosh të kundërtën, me fjalë e bën, e thotë se i pranon edhe ata, por realiteti është tjetër gjë.

Por viktima e Asamblesë qe Ditmir Bushati, ai nuk është disident në radhët e PS, por socialsit i vendosur, i devotshëm, shumë më radikal se disa të tjerë, por fakti që s’ka qënë 100% me linjën e Ramës, por edhe për ndarjen e Kosovës, atij i kushtoi vendin, postin brenda partisë.

Pra, jemi në pikën që s’mund të mendohen ftesa reale dialogu”, tha Bushati.

Ai komentoi ndër të tjera dhe postin që ministri i Brendshëm, Sandër Lleshaj, mori brenda partisë.

“Kur figura si Sandër Lleshaj, e mbani mend kur tha në daljen e tij të parë publike se s’jam njeri politik, po e bëj këtë detyrë në emër të vlerësimit që kam për Ramën?

Pra në këtë mënyrë ai u katapultua në qeveri, tani do të hyjë edhe në parti. Këtu jemi në një sistem ku vendos vetëm lideri.

Rama mori ca njerëz anonimë, si Lleshaj e Cakaj, e tha këta do jenë ministra, po këta po iu imponohen edhe PS. Ky është sistem putiniano-erdoganesk, dhe jo qeveri demokratike”, tha ai.

8 komente në “Andi Bushati: Ditmiri “viktimë” e Asamblesë së PS dhe sistemit putiniano-erdoganesk”

  1. Juri says:

    Viktime e putinizmit hahahaha,ka faj Rama se pse po riorganizon partine ne vendet ku ka patur rezultate te dobta….e pike e zeze!

  2. timo says:

    Ti o Bushat nuk je kërkush dhe megjithatë kërkon që gjërat në Shqipëri të bëhen ashtu siç mendon ti… Po Edi…

  3. Arbeni says:

    O lepurushi i Hysniut po fletë budallallëqe. Mundohesh të bësh analizë, por në fakt flet si e ëma e Zeqos në majë të thanës.

  4. Nipi dictatorit kapo says:

    IK ORE TRAP NIPI DICTATORIT SI TE DUKET TY LETRA SECRÈTE DERGUAR ILIR METES
    RAMA E BERI MINISTRE TE JASHTEM CFARE DONTE AI QE E HANTÉ PAS SHPINE .

  5. Shkoder says:

    Me gjithe keto fjale o And, si shume larg ke shku
    Pse nuk i finalizoj z. Bushati marreveshjet me greqine, ku jetojne mijra familje shqiptare ???
    Pra, thjesht nje deshtak, por jo hajdut si Gjiknuri, Ahmetaj apo Nikolla

  6. Babale says:

    Ka nje gje te bukur me keta pushta!? Per aqe kohe sa Ditmir Bushati ishte ne krye te diplomacise shqiptare, keta bazhibozuke me qoftlargun ne krye cfare thane e cfare nuk thane per te ! Jo po eshte nje vidio ku “Diteziu” eshte pare i pranishem ne nje orgji me femra e meshkuj, edhe ku? ne Brazil!? Jo po ka bere kete e ka bere ate, thane e c’nuk thane!? Tani qe PS per arsye te interesit te punes se vete, ben ato ndryshime qe me gjase mund te cojne ne permiresimin e punes se saje , keta xhahile per cudi po na thone qe “Diteziu” ishte nje minister teper i sukseseshem, por qe Rama si diktar qe eshte kerkoi qe te hakmerret ndaj tij!? Unuk arrije t kuptoje se cfare dreqin duan keta pizevenge, qe fusin hundet ne punet e brendeshme te nje partie? Tagrin per te emeruar dhe shkarkuar nje minister, apo nje tjeter, sipas ligjit e ka vetem kryeministri, juve c’mut doni qe na cani trapin?

  7. juristi says:

    o bushat ste takon te shash socialistet qe jane pasardhes te denje te babes,xhajes dhe mamit tend,nuk po hidhem tek gjysherit.Kot nuk ka thene Haveli me te zinj se komunistet jane komunistet e kthyer ne antikomuniste

  8. Ben says:

    Po pse me tapI I keni marre keto poste ju si familje? Ikni ore beni pune per te qene. Ne SHBA dembelat merren me politike. Shumica as nuk duan t’ia dine.

Lini një Përgjigje

Adresa juaj email nuk do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme shënohen *

Lini një Përgjigje