Tom Turcich ka shëtitur botën. Ka shkelur shtatë kontinentet në 5 vite dhe ka fotografuar gjithçka që ka parë.
Ditët e fundit ndodhet në Shqipëri dhe ka ndarë impresionet e tij ndër të cilat dashurinë për Tiranën dhe vlerësimin për dashamirësinë e njerëzve.
“Erdha në Tiranë, në kryeqytetin e Shqipërisë dhe jam aq i lumtur që e kam bërë”, shkruan në një nga fotot Tom që shton: “Në fshatrat e Shqipërisë është shumë e qartë se pagat nuk janë të mëdha, por në kryeqytet Shqipëria duket e lulëzuar. Rrugë të gjera, ndërtesa të ndritshme, korsi biçikletash, parqe dhe qindra kafene mahnitëse janë brenda qytetit të gjallë”, shkruan ai.
Kurse kafeja dhe mirësjellja e njerëzve, të mos flasim për bukurinë e maleve në të cilat, sipas tij gjen gjithmonë një shtëpi për t`u strehuar, e bënë të dashurohej me Shqipërinë për një ditë e gjysmë e ta zgjaste më shumë qëndrimin këtu.
Për më shumë foto nga eksperienca 5-vjeçare nëpër botë, lundro në llogarinë e tij në Instagram.