Gent Ibrahimi: BKH nis punë pas trajnimit në bazën e FBI-së, s’do kemi më punë me Policinë e Shtetit

23 Korrik 2019, 21:30Kronika TEMA

Kryetari i Keshillit të Lartë të Prokurorisë, Gent Ibrahimi e parashikon të shpejtë ditën kur do të nisw punë SPAK, Prokuroria Speciale, e cila mund të hetojë majën e piramidës së pushtetit.

I ftuar në emisionin “Përballë” të gazetarit Lutfi Dervishi, kreu i KLP-së foli për pavarësinë e prokurorëve të SPAK.

“Pavarësia e prokurorëve të SPAK ka edhe një dimension tjetër përveç çlirimit të lidhjes hierarkike që në fakt kanë ekzistuar në të kaluarën.

Këshilli vetëm mund ta shkarkojë një prokuror të Prokurorisë së posaçme, por edhe këtë gjest ekstrem mund ta bëjw vetëm me ⅔ e anëtarëve të Këshillit.

Ju siguroj që përvoja e këtyre 6-7 muajve të parë të Këshillit sugjeron se arritja e mazhorancës, sidomos për këto çështje kaq kontradiktore siç është ndëshkimi i prokurorit të Prokurorisë së Posaçme, është pothuaj i pamundur që të arrihet.

Pra pavarësia e tyre ka edhe një dimension tjetër të rëndësishëm- ata shërbejnë për një mandat 9 vjeçar që nuk e kanë prokurorët e tjerë”, tha Ibrahimi në RTSH.

Prokurorët e SPAK do të punojnë me oficerë të Byrosë Kombëtare të Hetimit, duke shmangur edhe lidhjet me Policinë e Shtetit.

“Prokuroria shqiptare gjithmonë ka patur nevojë për ndërmjetësim dhe ndihmën e Policisë së Shtetit për të hetuar krimin.

Një oficer i Byrosë Kombëtare të Hetimit ka për Zot, prokurorin e Prokurorisë së Posaçme.

Kjo ndihmon edhe në konfidencialitetin dhe sekretin e hetimeve, sepse gjithçka aty konsumohet brenda një trupe të vogël njerëzisht.

Këto historitë me përgjime që dalin lart e poshtë shpresoj të mos i dëgjoj më, për shkak të faktit që do të jetë vetëm një grup ekskluziv njerëzish shumë i ngushtë që do të ketë akses në dokument”, u shpreh kreu i KLP-së.

Sipas Ibrahimit, SPAK do të nisë punë më herët se Byroja Kombëtare e Hetimit.

Për këtë arsye është parashikuar dhe një zgjidhje tranzitore.

“FBI do të trainojë NBI – ky është akronimi në anglisht i Byrosë Kombëtare të Hetimit.

Natyrisht që bëhet fjalë për një trainim disa mujor, në bazën më të madhe të trainimeve të FBI-së.

Zgjidhja tranzitore do të jetë që prokurorët e Prokurorisë së Posaçme do të punojnë me ato struktura të Policisë Gjyqësore që janë të pranishëm në zyrën e Prokurorisë së Krimeve të Rënda”, tha Ibrahimi në RTSH.

3 komente në “Gent Ibrahimi: BKH nis punë pas trajnimit në bazën e FBI-së, s’do kemi më punë me Policinë e Shtetit”

  1. Zambi says:

    Sa e veshtire eshte te arrihet 2/3 ne nje institucion ku 3/3 jane rilindas te pavarur?!

  2. Pantera says:

    Na beni nje pershkrim bombastik se kush do jene perfaqesuesit e BKH , dhe SPAK , qellimi dhe detyra e tyre , deri metu plotesisht dakort , cdo shqiptar e ka mesuar kete , eshte ngopur , nuk ka me nevoje te degjoje deklarata , puna kur do nise , veprimtaria ne realitet , per kete kane nevoje shqiptaret , kete mezi presin , je vetem cdo bejme , cdo bejme , e morem vesh , do beni hatane , kur ama ?? Ky eshte celsi , kur ?? Se keshtu me vjen ne mendje nje fnale e urte te nenes time qe thosh per persona qe thone dhe gje zbejne , ” Nusja qe sdi ose sdo te hape peta , ri tere diten dhe sosit miell …………..kemi tre vjet qe degjojme SpAk ,bkh , ne qyteterime te tjera me tej Shqiperise , politikanet e koruptuar do kishin mbaruar denimin , kurse ketu akoma bla bla bla no limits

  3. Nona says:

    Zombi, po prit o njeri. Keta te gjithe kane eksperience 20 e me shume vjete, ku e pe ti Rilindjen.
    Qenke shume dyshues apo mos ke ndonje mize nen kesule?

Lini një Përgjigje

Adresa juaj email nuk do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme shënohen *

Lini një Përgjigje