Milionat në Toyota Yaris: Lulzim Basha para drejtësisë, do merret në pyetje nga katër prokurorë belgë

23 Korrik 2019, 14:58Kronika TEMA

Kreu i selisë blu, Lulzim Basha do të merret në pyetje ditën e enjte lidhur me çështjen e “Toyota Yaris” ndërsa të pranishëm do të jenë edhe katër prokurorë belgë të cilët kanë mbërritur tashmë në Prokurorinë e Krimeve të Rënda.

Marrja në pyetje e Lulzim Bashës është bërë me kërkesë të palës belge.

Hetimi po bëhet lidhur me aksionin e bllokimit të sasive të eurove, ndodhur më 24 qershor të 2018, të cilat ishin fshehur në një makinë tip “Toyota Yaris” pa targa.

Për bllokimin e eurove të fshehura në makinë u arrestuan 4 persona  në Shqipëri , Edi Lika, Klevi Lika, Agim Ceka dhe Alban Mollaymeri, ndërsa të proceduar në Belgjikë janë Alfred Vladi, Elvis Vladi, Edi Lika, Agim Ceka, Alban Mollaymeri, Niman Nimani, Alman Nimani, Albana Vladi, Arianit Nimani, Drita Sopo dhe Driton Hakaj. (TemA)

1 komente në “Milionat në Toyota Yaris: Lulzim Basha para drejtësisë, do merret në pyetje nga katër prokurorë belgë”

  1. ¬ says:

    Antarsimi ynë në NATO po pasuron belgun nga taksat për selin.

Lini një Përgjigje

Adresa juaj email nuk do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme shënohen *

Lini një Përgjigje