Gjykata e Krimeve të Rënda ka pranuar gjykimin e shkurtuar për ish-ministrin e Brendshëm, Saimir Tahiri.
Sipas Tahirit, kjo kërkesë nuk do të thotë pranim fajësie, por që gjykimi të zhvillohet pa iu nënshtruar shqyrtimit të fashikujve gjatë procesit në themel.
Mësohet se më 10 shtator do të jepet edhe pretenca për Tahirin.
“U bënë dy vjet, edhe shtyrja është e tepërt, me pretendimin se është para Gushtit që janë pushimet për mua është e tepërt. Unë kërkoja që vendimi të jepej tani, ju nuk u lodhët dy vite me këtë histori? Unë jam i gatshëm që të bëj mbrojtjen time në çdo sekond, pse prokuroria nuk është e gatshmë që të bëj punën e saj?”,u shpreh Tahiri pas daljes nga seanca.
Pas dy viteve unë shoh që Prokuroria nuk ka shtuar asnjë gërmë më shumë, nga ajo që unë kam parë në muajin Shtator. Shyqyr që u gjetën dokumentat, çtë them unë, të uroj prokurorinë që gjeti dokumentet, dhe do ti duhet që ti përkthejë prapë për shkak se i kanë humbur.
Kur ndodh kjo me mua, merreni e mend se çfarë ndodh me njerëzit, që nuk kanë mundësi të dëgjohen. Nuk shkova unë në vjeshtë, shkoi prokuroria, unë nuk jam mësuar që të shkoj në vjeshtë. Historia e vendit tonë ka nisur me burra me mustaqe dhe ka përfunduar me burra me botoks”, tha Tahiri pasi doli nga gjykata.
Tahiri akuzohet për “korrupsion të zyrtarëve të lartë”, “trafik të lëndëve narkotike kryer në bashkëpunim” dhe “grup të strukturuar kriminal” në kuadër të dosjes ‘Habilaj’.