VIDEO: Në tre vjetorin e Reformës, vjen në Shqipëri “Poli i Drejtësisë”

20 Korrik 2019, 19:44Kronika TEMA

Në tre vjetorin e reformës në drejtësi, institucionet e krijuara si Këshilli i Lartë i Prokurorisë dhe Këshilli i Lartë Gjyqësorë do të atashohen në zyrat e tyre tek ish-Fusha e Aviacionit.

Me një vendim të qeverisë shqiptare është krijuar “Poli i Drejtësisë” ku Shkolla e Avokatisë i ka kaluar KLP-së, KLGj-së dhe Magjistratuës.

Afro 270 persona si pjesë e administratës së KLP-së, KLGJ-së dhe Shkollës së Magjistraturës do të akomodohen në këto ambiente të cilat inaugurohen të hënën pasdite më 22 korrik.

Report TV është ndalur pranë kësaj godine e cila nga e hëna do të titullohet “Poli i Drejtësisë” duke sjellë fundin e  zyrave portabël me të cilat ka funksionuar deri më tani KLP dhe KLGJ.

Pjesë e inaugurimit të kësaj godinë të hënë do të jenë e ngarkuara me punë e SHBA-ve në Tiranë Leyla Moses-Ones, shefja e ONM-s Genoveva Ruiz Calavera, ministrja e Drejtësisë Etilda Gjonasj si dhe drejtuesit e KLP, KLGj dhe Magjistratuës.

Si pjesë e reformës në drejtësi është edhe institucioni i SPAK, njohur si Prokuroria e Posaçme Kundër Krimit dhe Korrupsionit, godina e të cilës do të jetë aty ku sot ndodhen Prokuroria e Krimeve të Rënda.

2 komente në “VIDEO: Në tre vjetorin e Reformës, vjen në Shqipëri “Poli i Drejtësisë””

  1. sapa says:

    Edhe gjithe bota te vije nuk ka cfare ti beje ketij vendi!Prandaj genjeni sa te mundeni se shqiptaret te ardhmen e kane sa me larg ketij vendi hajdutesh dhe te pandreqshem!!Kurre nuk behet!Vetem idjotet mund te genjehen!

  2. shqipetaret says:

    cfare po ndodh ne Tirane ka vetem nje emer:Injoranca e pa mateshme shqpetare

Lini një Përgjigje

Adresa juaj email nuk do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme shënohen *

Lini një Përgjigje