Daja i autorit që vrau gruan me thikë në zemër: Ishte xheloz, na turpëroi zonën

19 Korrik 2019, 17:56Kronika TEMA

Pas ngjarjes së rëndë e cila tronditi Durrësin flet daja i autorit që vra gruan me thikë në zemër.

Ai zbulon se çifti kishte konflikte për xhelozi. Daja i autorit thotë se ata nuk  vuanin nga probleme ekonomike.

“E kam nip, djalë motre, na turpëroi zonën. Që kur ka hyrë në punë, bëheshe xheloz, por nëse bëhesh xheloz ndaje. 

Kishin një djalë. Ishte shumë çupë e mirë. 

Ai ishte në punë, punonte shofer i një drejtori të OSHEE, nuk e di në Durrës a në Tiranë. 

Nuk kishte probleme ekonomike. Një djalë kanë nja 8 vjeç. Korça nuk e ka në traditë të bëjë krime të tilla“, thotë daja i autorit për Report TV.

Adriatik Kuka vrau gruan me thikë në zemër, ngjarje kjo e ndodhur në zonën e Spitallës, për shkaqe xhelozie.

Ajo është dërguar në spital nga vëllai i saj, por edhe pas ndërhyrjes së mjekëve, nuk ka mundur t’i mbijetojë plagëve të marra.

Viktima është Hazbije Kuka, 36 vjeçe.

Policia po punon për kapjen e autorit të krimit.

1 komente në “Daja i autorit që vrau gruan me thikë në zemër: Ishte xheloz, na turpëroi zonën”

  1. Adrijon says:

    Na turperoi zonen thote hajvani. Nuk thote i mori jeten padrejtesisht tjetres dhe la djalin rrugeve. Vajmedet akoma me kete ndjenjen e turperimit para lagjes dhe zones. Turp. Sa per “Zonen e Korçes” qe medemek sipas tij nuk ben vaki te ndodhin krime te tilla, ke me dhjetera raste te ketyre krimeve, deri me orerje koke, oor kjo ska te beje as me zonen as me qytetin , por me injorancen e ketyre legenave dhe krimineleve qe e trajtojne femren si mall, si objekt dhe si prone te tyre. Jeta vazhdon dhe pas divorcit… gjithesekush ka te drejte te jetoje. Mblidheni mendjen

Lini një Përgjigje

Adresa juaj email nuk do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme shënohen *

Lini një Përgjigje