Ndryshimet në ligj: Kush godet punonjësit në detyrë shtetërore dënohet 1 deri në 5 vjet burg

19 Korrik 2019, 22:15Kronika TEMA

Personat që godasin mjekët ose punonjësit në detyrë shtetërore do të dënohen automatikisht me 1 deri në 5 vjet burg.

Qeveria ka miratuar disa ndryshime në Kodin Penal, të cilat ashpërsojnë dënimet për një sërë veprash duke hequr alternativën e dënimit me gjobë.

Duhet ta mendojnë mirë ata që prekin uniformat blu dhe funksionarët publik.

E majta dhe e djathta ne Parlamentit janë bashkuar për të ashpërsuar Kodin Penal.

“Goditja për shkak të detyrës” me Kodin e vjetër Penal ishte me gjobë ose me burgim gjer në dy vjet, ndërsa me Kodin e ri gjoba të hiqet fare si opsion.

Kush ngre dorë ndaj tyre për shkak të detyrës që përfaqësojnë, do të dënohet me burg nga 1 deri në 3 vjet heqje lirie. Kur kjo vepër penale kryhet në mjediset e institucionit ku personi ushtron detyrën, dënimi shkon nga 3 deri në 5 vjet burg.

Armëmbajtja pa leje në Kodin Penal ishte me burgim nga tre deri në shtatë vjet. Por me ndryshimet në kodin e ri rritja e dënimit u bë nga shtatë deri në pesëmbëdhjetë vjet.

Ndryshimet në Kodin Penal kanë një kapitull të veçantë për dhunën në aktivitete sportive. Goditja ndaj njerëzve të sportit  dënohet me burgim nga një deri në tre vjet, e në rast përsëritjeje deri në pesë vjet.

Burg parashikohet edhe për ata që hedhin sende në fushë apo hyjnë brenda saj, deri në 5 vjet.

Kodi Penal ka ndryshuar edhe për bllokimin e Rrugëve, ku vënien e pengesave ose ndalimi, i qarkullimit te mjeteve te transportit automobilistik, hekurudhor, dënohet me gjobë ose me burgim deri në tre vjet.

Siguria ushqimore ka parashikimet më të ashpra. Deri më tani, një person që fuste lënë të ndaluar në ushqime, edhe në rast se nga kjo vdesin persona, dënohet nga gjoba deri në 10 vjet burg.

Në total u ndryshuan 22 nene te kodit penal.

5 komente në “Ndryshimet në ligj: Kush godet punonjësit në detyrë shtetërore dënohet 1 deri në 5 vjet burg”

  1. Rromes says:

    Pezzo di merda ,e ata qe mbajen koburen ne brez pse i lini te lir.shqipetaret thon se jan rrac arjane .doni ta dini :ne na kan klasifikuar te 5-te ne Po thuaj te fundit

  2. Rromes says:

    Pezzo di merda ,e ata qe mbajen koburen ne brez pse i lini te lir.shqipetaret thon se jan rrac arjane .doni ta dini :ne na kan klasifikuar te 5-te ne Po thuaj te fundit

  3. spartak says:

    Po Kushtetutën pse nuk e kanë pa hiç këta ? Hjde parlament e hajde deputetë .
    KUSHTETUTA , në krye të sja shprehet që Shteti dhe organet e saj kanë detyrë të parë dhe kryesore mbrojtjen e jetës së shtetasve të vet . Detyrë të dytë ruajtjen e Pronës dhe detyrë të tretë ruajtjen e Rendit publik dhe tërësisë territoriale të Republikës së Shqipërisë .
    Njerëzit po vriten , sakatohen e aksidentohen përditë e këta po shofin me ruajt vetëm bythën e vet , që mos të guxohet me i prek vetëm këta , ani se edhe mund të jenë në kushte abuzimi me pushtetin .
    Të rrofsha tezen . Tani kanë për të bërë qejf hajdutët e kriminelët në popull . Qysh dje u pa kjo punë . U vra gruaja , nëna , shenjtorja në Durrës , madje , edhe me urdhër mbrojtje të përsëritur nga Gjykata e Policia . Kush po pyet . Policët të mos na i gjej gjë , kur , në jo pak raste neglizhojnë dhe rrijnë indiferentë duke u bërë vetë shkaktarë të ngjarjeve të rënda me pasoja deri humbje jetësh .
    Mbani ligjin ju , se një nënë po varroset sot , ashtu si dhjetra e dhjetra të tjera para saj .
    Mitat Tola , bashkë me Drejtorin e Policisë e Ministrin të mbajnë evidencat dhe statistikat e vdekjeve të shtetasve nëpër rrugë , jasht e brenda qyteteve ( as në luftën e dytë botërore nuk janë vra shqiptarët në këto përmasa ) , nga mungesa e përgjegjësisë dhe nivelit të Policisë Rrugore , pa përmend që një pjesë janë kot fare e dalin veç për dhunë e abuzim . Kanë ra mjetet në dorë të psikopatëve , delinkuentëve , pijanecëve e lloj lloj të pa përgjegjshmi , të cilët mbysin përditë njerëz rrugëve dhe në fund , policia nxjerrin fakjtorë viktimat .
    Me ligjet e reja , revoltohu e ankohu po deshe , se të dhemb shpirti nga tragjedia dhe padrejtësia e halldupëria , në mos hëngsh ndonjë dru e të të fusin edhe në burg .
    Rroftë ligji i ri , rroftë parlamenti , rrofshin deputetët .

  4. Mos more says:

    Per sa i perket vrasjes, do vazhdoje te denohet me 2 deri 3 vjet sidomos kur autoret kane makine te fortesh.

  5. Drini says:

    Cfare do te thote denim 1-5 vjet. Besoj behet fjale per rrahje qe nuk te lene te gjymtuar. Se nese e vdes ne dru dike, krimineli duhet te denohet me burgim deri te perjetshem. Ose kur u i keput gishtat policit me lende shperthyese. Ky krim duhet denuar me 20 vjet burg.

Lini një Përgjigje

Adresa juaj email nuk do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme shënohen *

Lini një Përgjigje