Ekspozuan arsenalin e armëve në Elbasan, SHÇBA pezullon 4 drejtues të lartë policie

19 Korrik 2019, 18:31Kronika TEMA
Ekspozuan arsenalin e armëve në Elbasan, SHÇBA pezullon 4

Bilal Semanaj

Drejtoria Rajonale e Shërbimit për Çështjet e Brendshme dhe Ankesat (SHÇBA) njofton se ka pezulluar nga detyra katër punonjës policie në nivel drejtues. Ata akuzohen se kanë ekspozuar një arsenal armësh të sekuestruar në qytetin e Elbasanit.

Vendimet janë:

– Gjykata ka vendosur “Pezullim i ushtrimit të detyrës” për Kryekomisar Bilal Semanaj, 50 vjeç, me detyrë Shef i Komisariatit të Policisë Cërrik, si person i dyshuar për veprën penale “Shpërdorim i detyrës” dhe “Zbulimi i akteve ose të dhënave sekrete”;

– Gjykata ka vendosur “Pezullim i ushtrimit të detyrës” për Komisar Albjon Xhitoni, 45 vjeç, me detyrë Shef i Krimeve në Komisariatin e Policisë Cërrik, si person i dyshuar për veprën penale “Shpërdorim i detyrës” dhe “Zbulimi i akteve ose të dhënave sekrete”;

– Gjykata ka vendosur “Pezullim i ushtrimit të detyrës” për Nënkomisar Edi GJyli, 41 vjeç, me detyrë Specialist për Hetimin e Krimeve në Komisariatin e Policisë Elbasan, si person i dyshuar për veprën penale “Shpërdorim i detyrës” dhe “Zbulimi i akteve ose të dhënave sekrete”;

– Gjykata ka vendosur “Pezullim i ushtrimit të detyrës” për Nënkomisar Eduard Hasani, 40 vjeç, me detyrë Specialist për Hetimin e Krimeve në Komisariatin e Policisë Elbasan, si person i dyshuar për veprën penale “Shpërdorim i detyrës” dhe “Zbulimi i akteve ose të dhënave sekrete”.

1 komente në “Ekspozuan arsenalin e armëve në Elbasan, SHÇBA pezullon 4 drejtues të lartë policie”

  1. Kuq e zi says:

    A pse ky qenka krimi pse i dhane fotot shtypit
    Se mos kane prish noj plan te shish meqe armet i kishim nga franca dhe belgjika sepse shume ne heshtje po kalon si lajm

Lini një Përgjigje

Adresa juaj email nuk do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme shënohen *

Lini një Përgjigje