Humbi këmbën gjatë trazirave të vitit ‘97 në Shqipëri, por vite më vonë kthehet pa e ditur në imazh kundër duhanpirjes.
Kjo është historia e një 60-vjecari shqiptar me vendbanim në Metz të Francës, i cili zbuloi rastësisht se fotoja që e tregonte me këmbë të prerë përdorej në paketat e cigareve pa pëlqimin e tij.
Imazhi shoqërohet me mesazhin, “Duhanpirja bllokon arteriet”. Shqiptari që preferon të mbetet anonim thotë se e kishte zbuluar foton kur kishte blerë një paketë cigaresh ne Luksemburg vitin e kaluar.
Ai beson se fotot janë marrë nga një spital që ka vizituar në vitin 2018 dhe me ndihmën e një avokati po përpiqet të hedhë dritë mbi rastin.
“Çdo shenjë është specifike, e veçantë. Ky njeri ka gjithashtu shenja djegieje në këmbën tjetër. Është shumë e qartë. Çdo ekspert do ta identifikonte.
Klienti im ndihet i tradhtuar, i plagosur në dinjitetin e tij duke parë gjymtimin e tij të shfaqur në paketa cigaresh”, tha avokati Antoine Fittante.
Por Komisioni Europian, përgjegjës për shpërndarjen e imazheve të tilla thotë se burri është ngatërruar.
Edhe e përditshmja “Le Parisien” hedh dyshime mbi pretendimet duke treguar të njëjtën fotografi në një koleksion të përdorur nga fushata e BE kundër duhanpirjes në vitin 2017, para se 60-vjeçari të vizitonte spitalin e Metz.
Ajo shfaqet gjithashtu në një bazë të dhënash të vitit 2014 të Bashkimit Europian.
Ah dhqiptari i sjkrete don me ba ndo1 lek per pleqni por shancetwww.me fitu jane 0000000% sepse nuk i shihet ftyra asht njisoj si me reklame me breket e shukrise pa ftyre.. Aj shkerdhate avokati don me jaheke edhe ate peseleke pension plakut te shkrete.