Vrasja e Festim Latos: Për politikë apo për para?

21 Korrik 2019, 18:27Kronika TEMA

Ditën e sotme u përhap me shpejtësi lajmi se Festim Lato, presidenti i vetëshpallur i Çamërisë, është ekzekutuar në Holandë.

Vëllai i tij konfirmoi lajmin, duke mos dhënë detaje, pasi sipas tij nuk kishte asnjë informacion nga policia holandeze. Sipas miqve të Latos, ai u vra nga persona të paidentifikuar, pasi ishte ftuar për kafe.

Në fakt mediat holandeze kanë nxjerrë detaje të reja. Trupi i tij është gjetur në rrugë në Nijmegen të shtunën pasdite, ndërsa policia po heton për të zbardhur të plotë ngjarjen.

Nga të dhënat e para dyshohet se ngjarja ka ndodhur disa ditë më parë, pasi ai ishte shpallur prej disa ditësh i humbur. Madje mediat holandeze shkruajnë se njeriu i lindur në Shqipëri ishte pas një “ushtrie” kreditorësh.

“Sipas njerëzve në zonën e tij, Lato kishte borxhe me kompani dhe individë privatë që vinin në miliona euro.

“Ai solli shumë para në të holla përtej kufirit me Shqipërinë”, thotë diplomati Jeroen Zandberg.

Zandberg, i tronditur nga vdekja e Latos, shton: “Ishte një njeri simpatik dhe i qetë në bisedë. Ai ka bërë biznes me sipërmarrësit të cilët nuk paguajnë TVSH. Si rezultat, ai bëri një numër marrëveshjesh të fshehura.”

Kompanitë dhe qeveritë e mëdha, ndër të tjera, thuhet se i huazuan atij shuma të mëdha parash dhe kurrë nuk e panë atë përsëri.

Lato thuhet se u deklarua personalisht i falimentuar nga gjykata në Zutphen në prill”, shkruajnë mediat holandeze.

Festim Lato prej jetonte në Holandë prej 25 vitesh. Ai njihej si biznesmen, por edhe si një ndër aktivistët më në zë për çështjen çame. Vitet e fundit, Lato ka qëndruar në një shtëpi të largët në Afferden, në Beesel. Në ndërtesën ku ai  jetonte, valëviteshin krahas flamurit të Holandës edhe flamuri i Shqipërisë.

I lindur në Vlorë, Lato, ishte zhvendosur në Holandë, ndërsa Republikën e Çamërisë, e shpalli më 30 tetor të vitit 2016. Ai madje kishte premtuar në vitin 2017 se shumë shpejt do të prodhoheshin edhe 500 pasaportat e para të Çamërisë.

“Në një kohë të shkurtër, sipas informacioneve që unë kam nga burime të ndryshme, di që kufijtë do të ndryshojnë, por në favor të shqiptarëve.

Asnjë pëllëmbë tokë shqiptare nuk do të kalojnë në dorë të grekëve, maqedonëve apo malazezëve.

Të gjitha këto troje do të mblidhen dhe do të bashkohen në një qendër, në atë që quhet Shqipëria Natyrale”, do të shprehej Festim Lato pak vite më parë.

Në mediat greke është përfolur gjatë për Festim Lato duke e cilësuar atë si një person të rrezikshëm për Greqinë pasi ky individ ka kërcënuar shtetin grek se do t’i shpërbëjë pasi nuk ia u fal atë që Greqia i ka bërë popullsisë came, ndërsa shteti grek është në gjyq të hapur me Festim Lato në Gjykatën e Hagës për Krime Kundër Njerëzimit.

Në politikën greke, Festim Lato njihet si nje kripto hebre, i cili është i lidhur ngushtë me Zionistët. Ndërsa politika shqiptare ka mbajtur thuajse qëndrim pasiv kundrejt Festim Latos

Gjithashtu, në vitin 2005 kishte shpallur edhe Ushtrinë Çlirimtare të Çamërisë, e cila në qytetin e Janinës, asokohe i kishte shpërndarë disa fletushka për çlirimin e Çamërisë nga Greqia.

15 komente në “Vrasja e Festim Latos: Për politikë apo për para?”

  1. Adi says:

    Skenar vrases i sherbimit sekret Greek-Hollandez-Frances-Serb-Rus ne bashkpunim me partite Politike te Tiranes dhe klasen politike antishqiptare te Shqiperise, ndoshta dhe sherbimi sekret shqiptar si shtojce i UDB-se dhe Asfalise se Athines.
    Makaroni I Frances në Belgrad me Vucicin,Putanen.Mutsotaqesin dhe Ilir Meta Ksaqis dhane urdher për kete vrasje e cila do ta djegi me zjarr tere Greqiren.
    U vra vellai Isuf Gervalles dhe Enver Hadrit me urdher te shtetit kriminal fashist Frances dhe Holandez.
    Shqiptaret po terririzohen nga Europa kurve.
    Të ikim nga kjo kurve dhe te lidhemi vetem me USA.
    Të zbardhet krimi francesi-holandez ndryshe
    Shqiptaret do bejne bejne punet e tyre per tu mbrojtut.
    Të skuzohet menjehere shteti fashiste grek francez dhe hollandez.
    Të fillojne demostratat ne OKB dhe Europe e Tirane.
    Poshte Europa vrastare!
    Rroftew USA!
    Lavdi deshmorit te kombit Festim Lato!
    Të akuzohet edhe Ilir Metaw Ksaqi dhe bullgarja Monika Kokemadhi.

    1. XheJ eN Bi says:

      Adi….
      Shyqyr që fole në pjacë se kishe humbur.
      Kur lecova komenhin tënd seç më pruri në mëndje Enverin.Të vjighë i kishim armiq dhe ne ishim fanari ndriçues.
      Edhe gi po zë njëjtën gjë bën,po me një ndryshim se USA -an si e bënte armik ,kurse ti mik….
      Dale të mbatojën hetimet dhe pastaj nxir konkluzionet.

  2. ana says:

    ore dini te shkruani ju tutkune?

  3. Zigur Qarri says:

    Na ngeli qamuria pa président. Ti ngrejne nje statuje ne qamuri. Ose ne kamez

    1. Spartak Avukat Anglosakson Ngjela Arberia po' Rikthehet Rrofte Reposh Stanish Jovani says:

      Evgjitet e Anadollit te quajtur Grek, pretendojne te Jene Greket e Lashte. hahahah o sa Kam qesh o Zigur qarri

  4. AC/DC says:

    Bole komplet! Si puna e ketij karalioit greket bejne nga nje cdo mengjes.

  5. o tourkotsamis nuk ka vend ne Evrope..... says:

    fundi i nje tourkotsami te pabese……………..allah uakbar!

  6. Kuq e zi says:

    Si eshte e mundur ai skishte armiq politik!!!

  7. Niko Shpiragu says:

    Mendoj se nje nga pistat kryesore te vrasjes se Latos duhet te jete Shpetim Idrizi me Lulzim Bashen. I pari nuk pranon tjeter figure rivale ne problemin cam dhe i dyti si ortak politik i tij dhe si agjent grek, hollandez e me tej ne te njejten kohe. Lulzim Basha eshte armik i Shqiperise dhe i sherben cdo vendi te huaj kunder Shqiperise dhe atyre qe luftojne per ceshtjen shqiptare.

  8. Kapit Tupalla says:

    Festim Laton e takova me një rast në Gjenevë … një mashtrues ordiner !

  9. E njihja Mashtruesin says:

    I lumte dora atij qe ka vrare dhe po te dij se kush e pastroj do ta shperbleja me kenaqesi
    Nese Tema ka nevoje per info?
    Jam i gatshem pasi e njihja Festim Mashtruesin nga afer qysh ne vitin 2010
    Sa per dijeni ai ka qene ne shkollen vagabondeve

  10. demokrati says:

    Hollanda vazhdon e palekundur ne perpjekjet e saj per destabilizimin e Shqiperise.

  11. huri says:

    Ç’bëhet kështu në këtë botë të degjeneruar more. A vritet mes sheshi, mes ditës një president?

  12. shqiptar me tru në kokë e këmbë në tokë says:

    Si të gjithë rrugaçët hajduto-kriminelë, që një ditë përfundojnë (në mënyrë natyrale) me një plumb në kokë në ndonjë hendek anës rrugës…!
    Allahu Akbar…!!! P.s. Nuk bëri ndonjë deklaratë “bombë” “prijësi” Shpëtim Idrizi… ???!!!

  13. E kam njohur Festimin e ndershem shume says:

    Festimi eshte marre me droge. E mbaj mend si tani kur nje universitet privat na coi per ekskursion ne Amterdam dhe rruges na doli qe na kishte thirr Festimi per proteste ne Hage. Shkurt i duhej nje justifikim te kalonte drogen me autobuza studentesh. Nderkohe na futi ne ca zgeqe me kangjella, na kercenonte me burra me pistoleta dhe na tundte kokainen dhe hashashin ne turi qe te rrinim urte. Sishte aq burre i mire, e asnje qeverie nuk i plaste per te pa merak te dashur komentues.

Lini një Përgjigje

Adresa juaj email nuk do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme shënohen *

Lini një Përgjigje