“Me avash se breshka”, Tahiri: Kjo histori filloi me burra me mustaqe e përfundoi me burra me botox e flokë lyer

22 Korrik 2019, 13:31Kronika TEMA

Ish ministri i Brendshëm, Saimir Tahiri reagon sërish pas shtyrjes së seancën ndaj tij për të tretën herë.

Në një mesazh në rrjetet sociale, teksa poston një foto të një breshke me të cilën nënkupton procesin e ngadaltë që po kryhet nga prokuroria, Tahiri shkruan se kjo histori filloi me burra me mustaqe e përfundoi me burra me botox e flokë lyer.

 “Me avash se Breshka…

U shty përsëri, kësaj radhe se është gushti përpara, e gushti është pushim

Një mal me politikane i janë shmangur drejtësisë me shtyrje.

Se kjo histori filloi me burra me mustaqe e përfundoi me burra me botox e flokelyer.

Ndërsa unë kërkoj te mos shtyhet! Vetëm kaq! Drejtësi!

Kur kjo zvarritje ndodh me mua qe kam mundësi te flas para mediave, vaj halli ç’ndodh me njerëzit qe ulerasin për drejtësi e nuk dëgjohen.

P.S. Me gjithë respektin për breshkën…”, shkruan ish ministri. (TemA)

2 komente në ““Me avash se breshka”, Tahiri: Kjo histori filloi me burra me mustaqe e përfundoi me burra me botox e flokë lyer”

  1. Damiani says:

    Si ke bere do gjesh o qorr

  2. labi says:

    Shyqyr qe vazhdon si me breshken iku me i korruptuari nga krimet e renda monstra tip sali ,hajdarmataj

Lini një Përgjigje

Adresa juaj email nuk do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme shënohen *

Lini një Përgjigje