Ministria e Infrastrukturës dhe Energjisë ka nisur procesin e konsultimit publik për programin e veprimit 3-vjeçar, për vitet 2019 – 2021, në zbatim të Strategjisë Minerare.
“Ky projektvendim ka për qëllim miratimin e programit të veprimit për zbatimin e strategjisë minerare, i cili është dokumenti afatmesëm i planifikimit minerar, për periudhën 3 (tre) vjeçare 2019 – 2021, që hartohet në bazë të strategjisë minerare dhe që përcakton politikat dhe programet e veprimit dhe kërkon të realizojnë zhvillimin e qëndrueshëm të burimeve minerare ekzistuese dhe në perspektivë, në përputhje me zhvillimet e reja të ekonomisë shqiptare, në respekt të mjedisit ku jetojmë” shkruhet në projektvendimin që ka kaluar në proces konsultimi.
Nisma përmban 3 anekse; planin 3 vjeçar të shfrytëzimit minerar, të dhënat për vendburimet dhe zonat që konsiderohen të rrezikshme. Në listën e të dhënave për vendburimet që publikon SCAN janë edhe zonat minerare që përmbajnë metale të çmuara si ar, argjend apo platin. Në aneks rezulton se janë 6 zona minerare me përmbajtje ari.
Mëposhtë lista e vendburimeve të arit:
-Mirditë/Zona e Bukëmirës-Simon
-Përmet
-Kuçovë-Berat-Gramsh/Zona e Mendrakës-Lumi i Tomorricës
-Mirditë/Zona e Kaçinarit
-Librazhd/Zona Babje/Ar
-Mirditë/Zona Kthellë e Epërme
Sa i perket meçes dedajve nuk po permend çafen e barit munellen kabashin lajthizen spaç gurth etj gjitha keto rezerva jane ne rrethin e Pukes me 70% reserves se Shqiperisë qe shtrihen deri ne Lezhe e Mirdite këto rezerva shfrytezohen nga dy krahet politike majtas dhe djathtas duke shfrytezuar pjeserisht keto vende duke ia dhene te gatshme kompanive turke e atyre kineze me nje çmim ..... e populli i Pukjan merr 0 me bisht turp turp
Me pak fjale jemi vendi qe kelim ne ar dhe ne fund hajme bare. Kete shprehje e kemi pase perdore me kohe e me vakte per rrethin e Pukes qe eshte nje rreth qe shkele mbi ar dhe ne fund han bare.Ne kohen e Zogut Miniera e Kabashit Meqe Italianet mineralin e kesaj zone e banin me mu
shka per 2 a 3 dite deri ne Shengjin dhe e dergonin ne Itali.Kaq e vleresonte ish qeveria Italiane.
Hehehe, po blihet opinioni publik me artikuj te tille te kerkuar nga ‘lart’! Dmth, po t’i bashkangjises ketij lajmi, ate te para disa ditesh ku Kryeministri merr persiper kompetencat per kontrollin e metaleve te cmuar, natyrshem arrijme ne konkluzionin qe Kryeministri do te jape me koncesione te pakerkuara vendburimet e arit ne Shqiperi! Ndonje gazetar mund te kerkoje ne Qndrend Kombetare te Biznesit e, jam i sigurte, duhet te keni filluar regjistrimet e kompanive ‘te reja’ (por me pronar te lidhur me qeverine) ne fushen e mineraleve te arit!
E kemi kete thesar te madh ne vendin ton por per cilin eshte.? Nuk eshte per vendin ton por per te huajet qe e ropen Shqiperin,duke i mare mineralete dhe naften.Kjo vjene se kemi njerez te paafte ne ministrine e energjitikes.E paçin harram parane qe marin.
Normalisht keto te dhena kane qene sekret shteteror,apo tani varja demokraci,ne babje te Librazhdit po te ngjitesh pak me siper kalon rruga egnatia,qe akoma iduken gjurmet,nese do kishim shtet do ta kthente ne nje pike turistike shume te bukur,te pakten te perfitonin banoret deri sa te dilte ari.
Per komentuesin.sipas teje kete pasuri qe kemi tash mijera vjet pa e shfytezuar.dhe perseri ta mbajme rrezerve.Sic i thojshim dikur 101k dhe sot perseri po nuk e vume ne pune perseri ketu ku jemi do te mbetemi.Apo jo komentues.
Jame i mendimit te perseri kepo miniera te hapen te perpunohen.te pasurohen te shiten.si kromi i Bulqizez qe shkon akoma ne kine nep[ermj
et Maqedonise.shkon ne Selanik dhe vjen dhe e merr Kinezi.Se Enveri ja pat nderprere rrugen nga Durresi.Sip.as gojeve te liga nje here ne jave fugoni i blinduar i BK merrte arin e paster ne Lac dhe e dergonte ne BSHSH sot BK
Prandaj ju turr Tomorrices Likja se e dinte qe kishte flori dhe floririn ai e ka qejf shume.
Shipëria e veriut, Shkodra, Lezha, Shën Gjoni, liqejt e Fierzës, Komoniit, Vau i Dejes, minierat në Rrëshen, Rubrikë, Në Bulqizë,në Spaç, në Kukës, Hidrocentralet në Dri, Bukuritë natyrore të Valbonës, të Thethit, turizmi, bujqësia, liqeni i Shkodrës, Lumi Buna sipas një studimi detal Buxhetit të shtetit i sjellin 3.5 milionë dollarë në ditë. Me një menaxhim më të mirë të objekteve hoteliere e turistike në këtë pjesë të Shqipërisë ekspertët mendojnë se fitimi fotot nga të gjitha resurset nga metalurgjia, turizmi,bujqësia fitimet mund të arrijnë shumën prej 5 milionë dollarë, aq sa fiton Egjipti nga taksat që paguajnë anijet për të kaluar nëpër Kanalin e Suezit. Nëse shumën prej pesë milionë e shumëzojmë me 365 ditë të vitit atëherë i bie se në vit përfitimet janë 1 miliard e 725 milionë dollarë. Kush po o rruan këta dollarë ?