Shefi i FBI-së ngre alarmin: Rusët janë të vendosur të ndërhyjnë në zgjedhjet amerikane

23 Korrik 2019, 17:32Bota TEMA

Rusia është e vendosur të ndërhyjë në zgjedhjet e SHBA-së, pavarësisht sanksioneve dhe përpjekjeve të tjera për të penguar Moskën, tha të martën, drejtori i Byrosë Federale të Hetimeve (FBI), Christopher Wray.

“Absolutisht, rusët përpiqen të ndërhyjnë në zgjedhjet tona”, tha Wray, gjatë një seance dëgjimore të Komisionit për Gjyqësi të Senatit.

Wray dëshmoi në një seancë mbikëqyrëse, një ditë para se Robert Mueller, ish-këshilltar special, të dëshmojë publikisht përpara Kongresit për hetimin e tij dy-vjeçar të ndërhyrjes së Rusisë për të ndikuar në garën presidenciale të 2016-s.

“Gjithçka që kemi bërë kundër Rusisë, a nuk e ka penguar atë mjaftueshëm?”, pyeti senatori, Lindsey Graham, kryetar i Komitetit të Senatit.

“Pikëpamja ime është se derisa ata të ndalen, nuk janë penguar mjaftueshëm”, tha shefi i FBI, Christopher Wray.

Lini një Përgjigje

Adresa juaj email nuk do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme shënohen *

Lini një Përgjigje