Një ngjarje e rëndë ka ndodhur në Elbasan pak ditë më parë. Një 42 vjeçar ka përdhunuar një 18 vjeçar me probleme mendore.
Gazetarja e Fax News Entela Duka, ka qenë sot pranë familjes së 18-vjeçarit që dyshohet se është përdhunuar nga Altin Hida. I riu me probleme mendore, ka rrëfyer skenën, ndërsa thotë se autori e ka gënjyer me 300 lekë të vjetra.
“Mua më ka përdhunuar një Altin, që shet banane. Vajtëm te policia e shtetit për të bërë denoncimin e këtij personi, shkuam atje ku shet. Më mashtroi me 300 lekë, puna është kështu isha atje ku shiten fruta perime, kalon ky personi dhe më thotë që do më ndihmosh me arkat, unë nuk e dija këtë lloj akti. Unë kërkoj drejtësi dhe të zbardhet ngjarja”, thotë 18-vjeçari.
Ndërkohë që e ëma thotë se djalin ja kanë mbyllur brenda në dhomë, dhe e ka detyruar që të bëjë seks oral.
“Kur erdhi burri ja tregova historinë, e morën atë në hetuesi, dhe sa doli nga dera e komisariatit ja futi vrapit. Morën rrobat e djali, raporti vërtetoi që djali është abuzuar. Unë si nënë kërkoj zbardhjen e të vërtetës, se ai nuk foli fare atë ditë në polici.
Ne e njihnim atë, pse e bëri? Erdhi e shoqja e tij dhe na kërkoi ndjesë, unë i thashë që dua drejtësinë e djalit, kërkon një psikologe, pasi djali ka kaluar në depresion. Me 5 mijë lekë të reja mbahet e gjithë familja, jemi pa punë fare”, shprehet nëna e 18-vjeçarit.
Ndërkohë që bashkëshortja e Alban Hidës ka dhënë versionin e saj të ngjarjes, teksa ka pranuar takimin në familjen e djalit të dhunuar. Ajo thotë se do të dijë se ku është bashkëshorti i saj, pasi ka katër ditë që është larguar nga banesa, dhe nuk di asgjë lidhur me fatin e tij.
“Unë kam kërkuar vetëm drejtësi, kur shkova te e ëma e atyre çunave, ajo më tha se polici i kishte kërkuar që ti jepte 30 mijë lekë dhe të dilte. Lekët ja kishte dhënë mamasë së djemve, dhe ajo do lekë që tia falë burrit tem.
Unë se besoj që burri im ta ketë bërë atë gjë, ata çunat i rrinin brenda, kam katër dite që nuk e shoh burrin tim, dua vetëm që ta gjejnë. Dyshoj se mund ta kenë vrarë dhe familjarët e djalit. Unë dua që të gjendet burri, nëse e ka bërë gabimin le të shkojë në burg. Fëmijët qajnë natë e ditë për të atin, nuk di ça të them”,shprehet bashkëshortja e Alban Hidës.
https://www.youtube.com/watch?v=nrUU2e6Un_Y&feature=player_embedded