Policia e Holandës pas hetimeve konfirmoi sot se trupi i gjetur të premten në kanalin Rhine të Amsterdamit i përket Festim Latos, 43 vjeç.
Ai ka vdekur si pasojë e një krimi, e jo vetëvrasje siç u pretendua, raportoi policia holandeze të mërkurën.
Të premten më 19 korrik kalimtarë të rastit gjetën trupin e pajetë pranë një fshati në provincën e Utreht, në Holandë.
Dyshohej se Festim Lato mund të jetë vrarë një javë para se të gjendej trupi i tij.
Festim Lato, i cili ishte vetëshpallur Presidentit i Çamërisë, 43 vjeç, ishte parë për herë të fundit më 13 korrik. Departamenti i hetimeve po kërkon informacione për të zbuluar kohën e saktë të vdekjes si dhe prova të tjera që mund të jenë të rëndësishme për hetimet, mbi identifikimin apo kapjen e autorëve.
Cfar rastesie aty banon dhe Luli.
rahmet past ”il presidente del Chamouria” Lato F,allah uakbar!
Sa here te tjera ka raportuar gazetaria Hollandeze per krime qe nuk kane ndodhur, aq here te mira qofshin. Pa llogaritur Gazetarine Greke dhe policine Greke si me rastin e atij qe u vra per se dyti ne Rinas, pasi 5 vjet me pare policia e deklaroj te vrare si 1 nga te arratisurit nga Burgu Greqise, duke e nxjerr edhe me foto ne gazetat e Greqise. FAKE NEWS………………..100%. Beini edhe ndonji varrim fallco me qyrre e lot dhe hajt shnet. Nuk do te jete as rasti pare dhe as i fundit. Menyra me e mire per te hequr kartat e djegura nga skena.