Tre persona kanë mbetur të plagosur si pasojë e një shpërthimi të fortë të një transformatori elektrik.
Sipas policisë ngjarja ka ndodhur në autostradën Tiranë – Durrës në afërsi të një objekti në rekonstruksion e si pasojë të një shkëndie elektrike ka shpërthyer transformatori elektrik.
Informacioni nga policia
Rreth orës 12.00, në autostradën Tiranë – Durrës në afërsi të një objekti në rekonstruksion si pasojë e një shkëndie elektrike ka shpërthyer një transformator elektrik.
Si pasojë e shpërthimit kanë mbetur të dëmtuar 3 punonjës e këtij objekti shtetasit GJ. S, S. Ç dhe F. Ç të cilët u dërguan në spital për ndihmë mjeksore.
Grupi hetimor ndodhet në vendngjarje dhe po vijon punën për sqarimin e metejshëm të rrethanave të ngjarjes. (TemA)
Nga njoftimi publik i OSHEE, faji ishte i OST se. Duhen ndershkuar drejtuesit e paafte, te cilet jo vetem po abuzojn me funksionin publik por dhe po demtojn shendetin dhe rezikojn jeten e qytetareve. Lere demi qe u eshte shkakruar biznesit nga ikja e energjise, nderkohe qe OST eshte pergjegjese per furnizimin e panderprere nepermjet rrugeve alternative. Por kto nuk njohin detyrime, e as kane ndjeshmeri ndaj demeve qe shkaktojn. Qeverisje arbitrare!