Dosja “Babale”, dëshmon ish-deputeti Enkeled Alibeaj

24 Korrik 2019, 18:12Kronika TEMA

Procesi gjyqësor në ngarkim të të pandehurve Albert Veliu dhe Fredi Alizoti, ka vazhduar me pyetjen e dëshmitareve, të konsideruar të rëndësishëm nga prokuroria e Tiranës.

Para trupës gjyqësore dëshmoi ish-deputeti Enkelejd Alibeaj, duke treguar se si u përfshi në atë që mori emrin ‘Babalja’ dhe që lidhet me  audio-përgjimin.

Dëshmitari shtoi se në cilësinë e drejtorit të departamentit për rendin dhe sigurinë publike, ai e publikoi audio përgjimin bashkë me kolegët e tij demokratë, Ervin Salianji dhe Gazmend Bardhi.

I pyetur nga prokurori a kishte prova për autencititetin e audio-përgjimit, i cili më pas rezultoi i pavërtetë, Alibeaj këmbënguli se, detyra e tij nuk ishte të bënte ekspertizën videos, por ai theksoi se bazuar në moralin politik dhe perceptimin që krijoi, meritonte të bëhej publike.

Në cilësinë ë dëshmitarit u pyet edhe një operator investigative, ndërsa sekretari i Përgjithshëm i PD Gezment Bardhi do të japë dëshminë e tij në seancat e 30 korrikut.

2 komente në “Dosja “Babale”, dëshmon ish-deputeti Enkeled Alibeaj”

  1. Burgajeti says:

    Alibeaj,edhe une,bazuar ne moralin tim politik dhe perceptimin qe krijova sa ke deklaruar ne gjyq,them se duhet te futesh ne ate crimen e sat’eme nga ke dale…

  2. shqip says:

    Hahaha ! ” Morali politik ” . Yyy shtet legen !!! Kjo eshte shkekje hapur fare . Ai Enkelejd prasi as qe duhej te dilte me nga dera gjykates . Por kur nuk ka fajtore , habitemi pse i merrni ne pyetje ! Ikni o palaço se s’beheni ndonjehere shtet . Ju dhe ne Afrike nuk do aderonit , se dhe atje ka 5 ligje qe e mbajne ne kembe sistemin . Njeri ben thirrje per lufte me arme , tjetri e ben kushtetuten si gqzete satirike , te tjere kapen me miliona , dhe ky palo shtet rri kot ne kete bote . Po mire po bejme te gjithe vidio pergjime . Pastaj le te haje njeriu njeriun .

Lini një Përgjigje

Adresa juaj email nuk do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme shënohen *

Lini një Përgjigje