Guljem Radoja ka sulmuar Robert Ndreniken, duke thene se ai ia shiti shpirtin djallit per ceshtjen e Teatrit.
“Një nga kolegët e mi i tha dikujt se “unë shkela mbi dinjitetin tim”. Pse shkele? A ka gjë më të madhe se dinjiteti? Secili prej nesh kur lan faqet në mëngjes shikon veten dhe thotë një fjalë: Ç’bëra dje?! Sa dinjitoz qesh dje. Pse isha qesharak dje, dhe lashë të shkelet mbi dinjitetin tim. Për çfarë? Përse u shite miku im?! Përse u shite kolegu im? Çfarë pakti bëre me djallin që shkele mbi dinjitetin?”, tha aktori.
Mesazhi i plotë:
Meqë përfaqësoj Durrësin po them ca gjëra. Para ca kohësh dola këtu dhe thashë tre fjalë. Ky vend nuk është i joni, ky vend është juaji.
E dyta, thashë me plot bindje se nuk do të fitojnë ata, do të fitojë qytetaria. Do të fitojë ai spektator, ai qytetar që e do artin. Ajo e djeshmja qe turpi më i madh. Ishte turpi i atyre që e bënë. Vetë fakti që u zbythën, tregoi se e kanë kuptuar dhe vetë sa e kanë trashur zullumin.
Çdo parti ka politikat e veta dhe do të fitojë kredibilitete me diçka. Unë i përkas kësaj të djathte, jam një nga nismëtarët e krijimit të PD-së në Durrës, por, duke e parë veten në pasqyrë, e pashë që unë nuk jam për politikë, vota ime shkon atje ku shkon por nuk më pëlqen që ne të bëhemi një tip kukulle që futemi në sqetullën e cilësdo aleancë, e cilësdo parti.
Jo! Teatri është i depolitizuar, është i qytetarëve jo partive. Ata që kanë firmosur paktin, s’e kam lexuar se çfarë kanë bërë, por ai i gjati dhe ca të gjatë e të shkurtër të tjerë bënë atë që ne na përçanë.
90% dolën të majtë dhe ca kokrra dolën të djathtë. Ia arritën kësaj dite. Ia arriti sepse unë do t’i referohem Shekspirit. Fatkeqësisht ne jemi karaktere të butë, karaktere që manipulohemi. Dhe kjo gjë vërtetoi katërcipërisht që ne jemi të manipulueshëm.
Dikush nga kolegët e mi, i tha dikujt: ‘Unë shkela mbi dinjitetin tim’. Po pse shkele mo mik? A ka gjë më të madhe se dinjiteti?
Secili prej nesh këtu kur lan faqet në mëngjes sheh veten dhe thotë një fjalë: Sa dinjitoz qesh dje, pse të isha qesharak dje.
Unë që flas jam pensionist, kam 10 vjet në pension, i marr këtij shteti aq sa më jep. Pse u shite miku im? Pse u shite kolegu im? Çfarë pakti bërë me djallin ti që shkele mbi dinjitetin? Mirë njerëzor, po artistik? Ku është?
Unë jam në Durrës, banoj në Durrës, vij rrallë por jam me ju. Iu them gjithë kolegëve të mi që kanë mbetur, mos ta politizojmë kauzën tonë. Le të na mbështesin partitë politike, por ne jemi ne, teatri është teatër.
Nga Ilir Mborja
LASGUSHI, KARAKATINA DHE VEPRAT
Arkitekti, poeti, shkrimtari e përkthyesi Petraq Kolevica, mik shumë i afërt i Lasgush Poradecit, në librin e tij me kujtime “Lasgushi më ka thënë”, (faqe 94 – 95) tregon:
“Ishim në Pogradec, në shtëpinë e tij, atje në odiçkën e katit të tretë ku i pëlqente të rrinte. Se si mbahej në këmbë ajo shtëpi, e veçanërisht ajo odiçkë, me ato mure gjysmë çatma, gjysëm me tulla këllëç, unë, si inxhinier s’i kam dhënë dot shpjegim dhe gjithnjë kam shkelur me frikë mbi dërrasat e dyshemesë së arnuar dhe duke parë muret e plasaritur. Aty, pra, në odiçkë, ai duke ndenjur mbi një shtrat hekuri dhe unë mbi një arkë dërrase me Libra e duke fluturuar së bashku në qiejt e poezisë, e këputi bisedën dhe më tha se e kishin lajmëruar që do t’ia riparonin shtëpinë me shpenzimet e shtetit. Me atë rast unë i thashë të kërkonte që riparimi të bëhej pa ndëruar strukturën, formën e banesës, ambientet, në mënyrë që t’i mbetej sa më shumë besnike shtëpisë ku ai kishte banuar një jetë të tërë.
Se, të më falni – i thashë – që po bëj një bisedë të tillë, por është e sigurtë që një ditë kjo shtëpi do të bëhet Muze.
Muze – tha – unë kam “Vallen e yjeve” dhe “Yllin e zemrës”, jo këtë karakatinë. Ato do të mbeten. Kjo do të zhduket… ”
***
Kështu kujton Petraq Kolevica në librin e tij për poetin e madh, ndërsa mua, sot më dalin para syve karakatina e “Teatrit Kombëtar” dhe ca aktorë “nostalgjikë” që s’dinë të flasin pa tekst…
guljem merre me leng tani ne demokraci se mishin e hengre ne socializem…
nga dole ti i djathte?! LOL
kush ja ka ngrit mendjen ketij xhajes se perfaqson Durresin.O Guliem per ca role ne kinema e teater te respektojme dhe kaq.Nuk do mbajme ne mes te kryeqytetit nje shurrtore epse ka qene teater dikur dhe ne te ka luajtur naltmadhnia e tij Guljemi i pare.Zbrisni me kembe ne toke ,hiqni dore nga ai uni i qelbur se ne fund te fundit per luajtjen ne skene ke marre rogen dhe ske bere asgje me shume se nje rrogetar.Boll jeni bere si dreqi pas anadollit.Perqafojeni te rene e mos shprehni komunizmin tuaj me tradhetare e agjent te imperializmit e revizionizmit.Nuk e di sa vertete eshte thenia e Fishtes apo Konices Shqiperi te kam dhjere ste kam kuptuar asnjehere.Nga monstra si ju e ka marre frymezimin.
G.Radoja dhe padyshim R.Ndrenika jane artiste me plot kuptimin e fjales, qe me rolet e tyre do vleresohen gjithmone.
Dhe nuk te vjen aspak mire qe ky brez aktoresh te konfliktohen midis tyre.
Cdo mengjes lan faqet, po dush kur ben, te dielen? Vari karin.
Koleg? Koleg ti me Bert Ndreniken???? MOS more burre, se dhe macja ne familjen e tigrit hyn, po askush nuk e quan tigreshe….
E ndeshët ndokund emrin e Ndrenikës në mesazhin e Radojës? Aaa.. e nënkuptuat. Epo mirë, kështu dakord, por ama titulli i shkrimit minimalisht mund të quhet një manipulim i lexuesit. Dhe kjo nuk e nderon gazetën apo gazetarin.
O Lemo!
Artist i madh dhe i vertete eshte ay qe mbi te gjitha eshte i cveshur nudo nga politika.
Ne shume rrjeshta te shkrimit tend fjalet e tua tingellojne bukur,por nen te dhe bufi e merr vesh qe ti je nje militant partie.Dhe fatkeqesisht ti mendon se je militant i nje partije te djathte qe asnje sekonde qysh ne krijimin e saj s’ka qene e djathte.
Si mundet qe nje parti e quajtur demokratike te uzurpohet dhe te drejtohet nga nje sekretar organizate i PP-se,nje komunist fanatik,agresiv?!!!Paradoksale,e pabesueshme reale.E besueshmja mbetet te pranohet qe kryetari te jete ai komunisti fanatik dhe partija te jete po komuniste,e maskuar me fjalen e enderuar demokratike.
Guljelm!
Berti ndryshon shume me ty dhe duhet te mendohesh shume aq me teper ti,t’i drejtohesh me ato fjale.
Berti eshte nje nga aktoret,ne mos me imadhi i gjenerates se tij dhe me pas.
Berti eshte nje artist i madh e i vertete.
Avash o Z. Radoja, permbahu pak dhe ki respekt per mendimin ndryshe te tjetrit , sidomos kur ai tjetri rendon pak me shume se ty per nga vlerat… Pse ju duket vetja me te mencur juve qe rrini perkrah Lulit ? Nese eshte keshtu ndihmojeni pak te mos bej nga nje gomarllik cdo dite se po na cudit ! Sot mu duk sikur luajti teater para teatrit ! Dhe u tall rendshem me artistet e vertete ! I vuri ne radhe , pastaj ju dha nga nje cope buke ! E turpeshme te ulesh vehten deri ne kategorine e hajdutit aktor !
Guljem ti flet me teser partie po te kujt partie PD apo PPSH me vjen keq per ty qe luam rolin ne politiken teatrale me thuaj me ke shoqerohesh te te them kush je.
O Radoja me gjithe respektin po cpate o njeri ikur te pickoi gjarperi
Prit kryetarin e Partise tende kur te behet kryeminister mbas nja 100 vjet po e la SPAK u ndoshta te sjell je Tirane drjetor te asaj karakatine qe Ju e quani theater
Respekte e mirenjohje miku imi vjeter qe per mua ke qene,Je ,dhe do te ngelesh QYTETAR NDERI I mbrekullueshmi Guljelm Radoja ,………………………
Publiku shqiptar nuk duhet te humbas kete aktrim ne kohe reale te aktoreve shqiptare, i vetmi qe stonon eshte basha, edhe si figurant eshte i patrajnueshem. Guliaumme, eshte ne roline heroit negative, ndersa Beri eshte ne rolin e heroit pozitive. Sazani eshte ne rolin e deshmorit qe jep jeten per shpetimin e germadhes italiane ne mes te Tiranes. Filmoni 24 ore ne 24, me pak nderhyrje filimi “Idiotet” mund te konkuroje ne Kane.
Shembeni sa me pare germadhen qe mbedh minjte.
Radoja duhet te te kete respect per te madhin Ndrenika, se po ti krahasosh jane si nata me diten…
Nuk besoj se ka burre me gomar se ty Guljem .per te gjithe ata qe te njohin…. ti ben pakt me djallin edhe per 50 qindarka…. nuk je ai qe shitesh..
Po keta artistet e dine vehten gjithmone ne rol dhe asnjehere njeri real???
Kolonel,atëherë nuk shtive me snajper se u friksove.
Po ç’të gjeti tani që qëllon?
Meqe je nga Durresi,plako:a e ke nrejte ndonjehere zeri per teatrin dhe kinemane e Durresit?Po leket e domateve dhe kastarveceve qe merr tek tregu perdite,a i paguan?Tani flet,normal,se ka hyre politika,dhe ti,flet kur flet PD-ja,per te tjera raste nuk te pame te ngresh zerin per padrejtesite qe behen!Si bisha beheni kur prekin “kucedren”!Dhe meqe ke 10 vjet ne pension(merr me shume se jep):te respekton ky popull,jepi respekt,mos bej politike se nuk te takon,ose,nese je spartan kunder padrejtesive,fol dhe per raste te tjera,dhe,vertet do te tregosh dinjitet!
O z.Radoja te vleresoj per rolet qe ke luajtur ,por tani po marr vesh se paske pjerdh nga mend.Me vjen keq qe je katandisur ne kete terexhe.Te uroj sherim te shpejt.Po pse o i uruare ke dale te mbrosh nje kasolle qe s’ka asnje vlere ,perveç se ka qene kinoteayer nga halli jo nga malli.Uroj te kthjellohesh.
??Z2
Gjithe jeten e vet nuk eshte shquar per ndonje aktor qe ka shkelqyer, filmat qe ka marre pjese ka qene gjithmone ne role te dyta, edhe si njeri nuk eshte se ka gezuar ndonje respekt nga qytetaret Durrsake, aventurier dhe medioker.
Guljem, lere politike e debatin. Menyra se si shkruan e shpreh mendimet tregon gjendjen mendore. Ato qe shkruan nuk kane shume kuptim, nuk kane koherence/ lidhje llogike. Jemi ne demokraci, njerzin kane te drejten e tyre te shprehen per ate qe mendojne e gjykojne, qoft kjo e drejte apo jo. Kush je te ti te thuash qe Roberti nuk ka te drejte e, sipas teje, qenka shitur. Pse mos te them qe ti qenke shitur tek Salih Sheqere Berisha, tarallaku Lul Basha, kryehajduti Ilir Meta e fallxhorja Monika Kryemadhi.
Ne radhe te pare nga informacionet qe kam, shumica e aktoreve duan qe te prishet teatri e te behet i riu, ky eshte parimi qe mbeshtetemi, pastaj se Roberti eshte nje Hollivudian , kjo eshte nje gje tjeter
Radoja nuk e permend fare te madhin Robert Ndreniken, perkundrazi, ai eshte i ashper me njerezit e ”tij”, qe kane nenshkruar pakt me lylin.
Ai shkruan: ”Teatri eshte i depolitizuar, eshte i qytetareve, jo i partive…” Kjo eshte esenciale!
Kane te drejten e protestes, por ne ate mjedis nuk mund te punohet, nuk mund te shkohet per te pare shfaqje, mbasi mbart rrezikun e shendetit te jetes, ndersa nga pamja dhe struktura ndertimore eshte nje karakatine dhe pa frike mund te krahasohet me nje kotec midis godinave kryesore.
Ne vend te tij nje Teater modern, qe propozohet nga qeveria, do te ishte dinjitoz per aktoret, vizitoret dhe gjeneratat, qe vijne.
Si godine qe nga koha e pushtimit italian e deri me sot, ajo eshte futur ne histori dhe ruhet permes dokumenteve, videove, filmave, fotove dhe sidomos me pamjet e protestave sipas dirigjentit PD. Me keto te fundit neser brezat e ardhshem do te tallen duke bere pyetjen: -Per kete kotec kane protestuar keta njerez?
Krahasoni me nje godine historike pak me tej, me SHQUP-in. Eshte uzurpuar nga PD, kur pushteti i i saj iku nga duarte dhe e pronesoi gjate fushates elektorale ne kundershtim me ligjin! Eshte objet historik, doni apo nuk doni!
Ju protestues ”parimore”, qe u dhimbet historia, perse nuk protestoni edhe per kete godine?! Jeni te manipulueshem! Kete thote edhe z. Radoja. Lexojeni mire, me qetesi shkrimin dhe pa emocione partiake, pa paragjykime!
E reja po vjen! E vjetra nuk dorezohet, po nuk u rrezua. Teatri i ri me te gjithe anekset do te ndertohet!
SIKUR NE CDO VEPER QE NDERTOHET NGA TE MAJTE DHE TE DJATHTE DELE NJE GRUPE MILITANTESH DHE PROTESTOJNE PER QELLIMI POLITIKE SI BEHET HALLI ? NUK DO NDERTOHET ASGJE.
PER MUA KETA JANE NJEREZ QE NUK E NJOHIN DEMOCRACINE AS RRESPEKTIN PER SHUMICEN VOTUESE JANE TE RITUR ME FRYMEN E DICTATURES
Gulielm .
I madhi Robert Ndrenika , si shqiptar ka marrë besë dhe ka dhënë besë . Edhe kur e nxorrën atë ditë me 30 Qershor , si njoftim nëpër media , që Robert Ndrenika kishte shku me votu , bashkë me Merdanin e ngritur nga shtrati , mos harro se kishin një domethënie të madhe . Roberti , ish deputet i PD-së dhe Merdani ish i burgosur ndërgjegje , i rikujtuan Erion Velisë ( sepse s’kishte të tjerë kundërshtarë ) institucionin e besës së lidhur midis tyre . Prerja në besë do i lejë turpin besëprerit .
I madhi , i qindra roleve në atë Teatër Kombëtar ( nuk flitet si godinë ) dhe në Kinematografi , nuk ka kërku aspak besë për vehte . Ta kesh të qartë këtë si drita e diellit .
Në atë vend që quhet Teatri Kombëtar , Ndrenika i Madh kërkon një MUZE gjithë përfaqësues , TEATER-KINEMATOGRAFI , për gjithëçka e gjithkënd të këtyre 50-60 viteve . Kaq . Nuk dua të flas më në emër të asaj plejade madhështore , qindra e qindra aktorësh dhe artistësh fisnikë e unikë , dhe , atyre kryeveprave kombëtare e botërore që janë vënë aty në skenë me një nivel ( me ato kushte ekonomike ) nga më të bukurit e më të lartët , duke mbushur përmbi 50 vjet shpirtrat e shqiptarëve me kulturë , bukuri , fisnikëri dhe krenari . Këta artistë të mëdhenj ( shumica Artistë Populli e të Merituar ) aktorë të lindur , të kultivuar , talentuar , por dhe të pa përsëritshëm , për aq sa lejonte çensura , kanë qenë bërthama kryesore ngjizëse dhe realizuese e gjithë filmave shqiptarë , që nuk janë vetëm për brezat që ikën e janë , por do mbeten si pjesë jo e vogël dhe me jo pak vlera në Panteonin e Artit dhe Kulturës shqiptare .
Kryeveprat e luajtura si në Teatër dhe në Kinematografi kanë patur dhe Krijuesit e tyre , Arkitektët dhe Realizuesit , bashkë me qindra ndihmës , nga më mjeshtërorët , krijues e të pa lodhur si ata . I madhërishmi Robert Ndrenika bashkë me Tinkën e dhjetra e dhjetra e dhjetra të tjerë akoma gjallë kërkojnë besë për vehte dha atë plejadë që nuk jeton më , por mbi të gjitha , për gjithë atë art teatror e kinematografik dhe historinë e tyre .
Ç’do GODINE e RE TEATRI KOMBETAR , do kishte një nder dhe shumfishim vlere nga prania ( qenja ) aty ngjitur e këtij MUZEU .
Ky truall , TEATRI KOMBETAR , që prodhoi dhe zhvilloi përmbi 60 vjet artin , nuk ka pse të mos i lejë një copë truall të tij këtij MUZEU .
Nëse bëhet fjalë për abuzim , duhet me i thënë ndal .
Duhet me i thënë ndal edhe replikave e retorikave deri me insinuata , sharje e ofendime , sepse , artistët në të njejtin film apo çfaqje bëhen si vëllezër e motra me njeri tjetrin dhe kjo përçarje jo nuk shkon aspak , por nxitet e frymëzohet nga ato që nuk duan popullin tonë , nuk duan historinë tonë dhe duan të fshijnë nga kujtesa dhe muzeumet edhe artin tonë i cili ka qenë mjaft dinjitoz dhe mjaft kombëtar .
Erion Velija . Lerini insinuatat dhe ironitë , se janë pa vlerë , pa bereqet dhe nuk ju bëjnë nder .
Transparencë , transparencë , transparencë . Planifikoni dhe projektoni bashkë me godinë të re Teatri edhe Muzun Kombëtar të Teatrit e Kinematografisë Kombëtare , pikërisht aty , në një copë truall ku u zhvillua , sepse , do jetë me të vërtetë një qendër pelegrinazhi mbarë kombëtare shqiptare .
Edhe diçka . Projektet për Tiranën , si Infrastrukturore dhe Urbanistike , mendoj se nuk mund të pranohen me realizime empirike . Tirana nuk është vetëm kryeqyteti i Shqipërisë , por i gjithë shqiptarëve , edhe atyre në Kosovë , Maqedoni , Mal të Zi , Greqi , e kudo në Ballkan e Diasporë , prandaj nuk pranon dhe lejon as difektin dhe pakujdesinë më të vogël . Tirana ka nevojë për disa Institute .
O William Radoja, po c’na duhet mediokriteti yt?! Nuk te degjon njeri… Thjesht gezo pensionin dhe shko bli ndonje kile domate andej nga tregu (kuptohet: aty nga pasdreka, kur te ulen cmimet). Teatri nuk eshte i aktoreve por i gjithe popullit.
Meso pak nga fisnikeria e R. Ndrenikes.
Se c’kam nje mendim intrigant qe e gjithe kjo (ndonese nuk permend emrin e Robertit) te ka mbushur me mllef sepse R. Ndrenika pergezoi presidentin e vendit, i cili me ne fund i dha nenshtetesine Janullatosit. Mbase ishte ky veprim nje lloj rehabilitimi qe Ndrenika beri ne lidhje me “Mesonjetoren”. Nese eshte keshtu, atehere ai e ka treguar veten se eshte vertet burre.
Familja jote (edhe ajo franceze) duhet ta reshtin urrejtjen ndaj ortodokseve…
Z. Radoja, ju te rroni vete se mendja te paska lene, sdua ta lidh me moshen por me te drejten e sejcilit sublimit qe ka ç’do njeri. Sipas jush mendimi ndryshe qenka i nje partie apo se qenke i shitur. Turpi eshte per ty i dashur Durrsak, kush je ti qe ngren akuza mbi nje te drejte te gjithesejcilit, thua qe ke themeluar partine ne Durres, kjo eshte trashegimia juaj, o me ne, o me as njeri. Cilen quan mareveshje ti, ate qe pa u thare boja e nje kontrate pa kontrator ja fut me mish e raki , ne emer te atyre qe u mblodhen se i thirren dhe se jo, se kishte kauze. Thone shpirti del me hallin.
O ti Gul. Duhet te te vije turp qe ti flassesh ti ne menyre kaq provokative me te madhin Bert Ndrenika se sado te jesh me kontibute ne art je te kepuca e Bertit , ti e kupton edhe vete kete gje .
Ndersa Berti nuk u zbyth sic thua ti por i thirri arsyes qe duhet te ndertohet nje teater i ri e jo te vazhdohet ne stallen e kuajve. Kaq e thjeshte eshte.
Ti pate rastin te ishe ne krah te Bertit , Cimit , Margarites, Gezim Kames, Drites, Fatosit, Pirros, Yllkes, Bezhanit, Toces, Imamit, por nuk e bere , u rreshtove me ata qe sjane artista dhe skane ndonje kontrbut ne ate teater.
Kjo flet qe edhe ti pas 10 vjeteve penson ke gjithashtu edhe cedim, shkarje .
Te shkuara Gul se teatri do behet.
Guli me respekt per koleget.
Guli ti e paske bere paktin me djallin i pari.
Guli paske rreshkitur pak me duket.
Guli minister kulture do behesh.
Guli po me vjen per te dhjere.
Ika.
Ketu te dalesh kundra je armik,secili ka mendimin e vet,jo me epitete tiger luan,se ketu kane qene dhe jane sahanlepires.Te gjithe flasin ne emer te popullit artistet thone e ka mare ne dore populli se ku eshte populli ata e dine(vete firmosen,nuk firmosi populli),KM thote e ka ne dore populli se ku eshte populli Ai e di,vazhdon parulla Diskutim Vendim Aksion.
i nderuar ,
leereni te qt Rob Ndreniken ,
ai eshte nji tjeter Kaliber # nga shume si Ju karaktere maskash .
Ne dite stuhie ,te trubullta ,qellln qe njeriu te rreshkase ,
por Zotesia eshte qe te ngrihesh perseri ne kembe dhe vazhdosh e qendrosh si burre me kemb !
Edhe Robert Ndrenika u ngrit si ngrihen Shqiponjat lart duke par nga ajo Lartesi ,
distancen qe e ndante nga ajo e kaluar e paqarte e mjergullt e asaj epoke .
—–
Lereni Robert Ndreniken te qete te gjiiiithe ju cmirezinjte qe ju bashkuat Djallit ,
Roberi s’i takon asaj Trupe ARTIST-esh qe mendoni te beni pjes edhe ju sot ,
Robert Ndrenika i perket gjithe shqiptareve … Shqiperise !!!
porsa lexova shkrimin, menjehere ndjeva nje lloj neverie te brendsheme dhe prisja momentin qe te shprehja edhe une kundertin time ndaj nalt madhnise sse tij, zotit Radoja, te cilin kam fatin ta njoh qe ne vitet e para te tetedhjetes…. nuk po shkruaj me pasi nuk do te shpehesha po aq bukur dhe sakt sa jane shprehur komentuesit e mesiperm… turp per ty Guljem….