Dikur simboli i një regjimi totalitar shtypës, godinës që i ngjan një piramide në qendër të kryeqytetit shqiptar, Tiranë, është duke iu dhënë një jetë e re si qendër e teknologjisë, shkruan ZDNet, faqja e njohur amerikane e informimit për teknologjinë e biznesit, që botohet nga CBS Interactive dhe ka të paktën 36 milionë klikime në muaj.
”Historia e Piramidës së Tiranës fillon në vitin 1980 kur godina u dizajnua për të kujtuar jetën e diktatorit shqiptar, Enver Hoxha. Lideri komunist drejtoi vendin nga viti 1944 deri në vdekjen e tij në vitin 1985 duke futur vendin në një izolim të thellë nga pjesa tjetër e botës.
Shumë shpejt, pas vdekjes së tij, një grup arkitektësh, të drejtuar nga vajza e Hoxhës, Pranvera dhe bashkëshorti i saj Klement Kolaneci, dizajnuan strukturën e Piramidës.
Godina u hap në vitin 1988 si muzeu ”Enver Hoxha”. Në atë kohë përshkruhej si struktura më e shtrenjtë e ndërtuar ndonjëherë në Shqipëri.
Megjithatë, qëllimi i saj për të nderuar diktatorin e Shqipërisë pati një jetë të shkurtër. Pas rënies së komunizmit në Shqipëri në vitin 1991, Piramida u shndërrua në një qendër kulturore duke nderuar Pjetër Arbnorin, një i mbijetuar nga kampet shqiptare dhe viktimë e regjimit.
Gjatë viteve ’90, Piramida u bë gjithashtu pika më e nxehtë në Tiranë për jetën e natës dhe një vend ku të rinjtë shqiptarë mblidheshin dhe luanin gjatë verës.
”Ajo është një godinë ikonike në Tiranë, që më kujton fëmijërinë. Ngjiteshim dhe luanim atje”, thotë Oliana Sula, studiuese në universitetin ”Aleksandër Moisiu” në Durrës.
”Dikur atje kishte disa klube nate gjithashtu, veçanërisht kur isha adoleshente. Ekziston një farë nostalgjie për këtë godinë dhe kjo nuk vjen domosdoshmërish për shkak të qëllimeve të saj origjinale”, vazhdon ajo.
Në vitin 2011, qeveria shqiptare, që në atë kohë drejtohej nga ish-kryeministri Sali Berisha, donte ta shkatërronte godinën dhe të ngrinte godinën e re të Parlamentit.
Megjithatë, plani i Berishës dështoi në vitin 2013, kur nuk mori miratimin nga qeveria e re, e drejtuar nga kryeministri aktual Edi Rama.
Gjatë 11 viteve si kryebashkiak i Tiranës, Rama, që ka gjithashtu një formim në arte, rigjallëroi fasadat e qytet me punime artistike dhe duke pikturuar godinat gri të epokës komuniste.
Tani, Rama dhe kryebashkiaku aktual i Tiranës, Erion Veliaj, janë mbështetësit kryesorë të transformimit të Piramidës, që do të shndërrohet në një qendër të teknologjisë dixhitale dhe informatikës.
Projekti zbatohet nga kompania me seli në Holandë, MVRDV, që parashikon të përfundojë transformimin e ndërtesës këtë vit.
“Projekti ka për qëllim t’ia kthejë ndërtesën publikut. Kati i parë është hapur në të gjitha anët duke ftuar publikun të marrë pjesë në programet e tij të ndryshme arsimore”, thotë kompania në përshkrimin për projektin.
Me funksionin e saj të ri, Piramida gjithashtu mishëron tranzicionin që shoqëria shqiptare ka kaluar që nga rënia e komunizmit. Me zhvillimin e teknologjisë së informacionit dhe arsimit në këtë fushë autoritetet shqiptare janë fokusuar në zhvillimin e vërtetë ekonomik dhe social.
“Ndoshta Piramida është një simbol i tranzicionit. Fillimisht, ajo lartësoi një diktator, më pas u shndërrua në një vend për aktivitete gjatë kohës së lire. Tani, po ecim drejt zhvillimit real, ekonomik dhe social”, thotë Sula.
Piramida gjithashtu do të ketë një qendër për teknologjitë krijuese (TUMO), e cila do të ofrojë një lloj të ri të arsimit falas për rininë shqiptare bazuar në teknologjinë dhe dizajnin.
Sipas TUMO-s, një qendër edukative për median dixhitale me qendër në Armeni, dega e saj në Tiranë synon të ofrojë për mijëra fëmijë shqiptarë kurse dhe leksione në fusha të ndryshme digjitale, si zhvillimi i lojërave dhe web design.
Vetem qe Shqiperia do te jete ne tranzicion deri sa bota te zhduket!
Piramida eshte Muzeu i Enverit, HEROIT KOMBETAR te shqiptareve!
Keshtu e braktisur dhe e c’rregulluar do rrije, deri diten kur te ri-behet Muzeu i Enverit!
Muzeu i Enverit do jete edhe pika kryesore turistike e Tiranes !!! Sa me shpejt aq me mire!
Kush ka dyshim se keshtu do ndodhe, eshte thjesht koqe kanari.
Cdo gje ne tranzicion eshte o Rimooooooooooo
Shqipetaret duhet te rrin urt ,kur ishte enveri sheshet ishin plot dhe e duardokrisin .fshataret punonin qytetaret mbushnin sheshin tani e shake. Nuk shkon.
shtet banane, piramida ka me shume se 30 vjet ngelur koshe plere, kur ngjitur kuvendit u ndertu xhami me kater minare stambolli brenda vitit…
Kanibalet qe zbriten nga malet edhe mermerin i moren deri sa e rropen te terin!Per mua ai duhet te kthehet ne muzeum ku te tregoje zhvillimin e njeriut Shqipetar ne te gjithe periudhat!Aty ke mundesi ose te ulesh ose ta ngresh koken lart sipas sistemeve!Ja çfare ka thene Aristoteli i madh :
“Një shtet qeveriset më mirë nga një njëri i shkëlqyer se sa nga një ligj i shkëlqyer.”!Kush ka sy ,ta shikoje, kush ka vesh ta ndigjoje e kush ka tru ta
ta shikoje e ndigjoje! Ne kete model qe kemi zgjedhur duhet medoemos që modele të së nesërmes, të mos jenë këngëtaret gjysmëlakuriq dhe politikani i korruptuar te hype deri ne presidence, por sipërmarrësi i suksesshëm dhe shtetari i ndershëm apo gazetari i guximshëm, te mbizoterojne ne jeten e vendit e ne çdo nivel te shoqërisë.
Ne i dime se si duken muzeumet ne gjithe boten. Po pse u zgjodh piramida per te simbolizuar fuqine e komunizmit ne Shqiperi ? Te pakten qe nga 1 May i vitit 1776 qe Adam Weinshaupt krijoi ligjet e iluminizmit piramida kudo ka simbolin e iluminismit duke perfshire ketu edhe piramiden ne dollarin e USA. S’shte e veshtire te kuptohet kur turrma feaston 1 Majin ne te vertete feston diten e krijimit te iluminizmit. Pra ska fare te beje me Majin e 1886 ne Chicago. Eshte thjeshte kamuflazh. Bej pyetjen, pse festohet revolucioni francez ne te 2 botet, komuniste dhe kapitaliste ? Sepse te 2 bote i kontrollon iluminizmi dhe se revulicioni francez vuri ne praktike per here te pare ate qe kishte parashikuar Weinshaupt 12 vite me pare. Edhe kejo gazete e ka dokumentuar lidhjet qe kishte partia komuniste shqiptare me boten e jashtme nepermjet diplomateve te Gjermanise Lindore. S’ka asnje dyshim se Enveri ishte iluminist pavaresisht se kejo mund te mos i pelqeje dikujt. Por gjithashtu Enveri si dinte te gjithe lojen qe luhej. Iluminizem do te thote se, e di kush eshte brapa, por kurr s’do e dish se kush eshte perpara. Komunizmi ishte forma me brutale e iluminizmit. Ndertimi i piramides ishte simbolizem e vazhdimesise komunizmit edhe pas vdekjes se Enverit. Per 75 vite kemi qene dhe jemi “Guinea Pig” i iluministeve. E verteta eshte se Enveri ishte shume I mencur kurse keta te sotmit jane budallenje dhe se cdo 4 vite duhen nderruar se mbaje ere te keqe.
Ky qe ka shkruar me emrin DETARI qeka komplet rrot k*ri, o sa budallenj ka ne kete vend, polt malok e shpellare derra e katundare…..
Bota q qyteteruar ka plot muze te diktatoreve qe fitojne nga vizitore o idjote…..
Vetem i mencur Kamberi s’ka qene asnjehere.Thosh gjyshja ime,se emrin s’donte t’ja zinte kurre ne goje.
Dhe me te drejte te gjithe ata qe e kane njohur nga afer qysh ne rini e me tutje e kane konsideruar nje djall medioker.
Eshte detyre patriotike e cdo shqipetari t’a ndricoje e demaskoje figuren e ketij krimineli pseudointelektual.
Jo nje piramide por nje tufe piramidash se mbulon dot figuren makabre te diktatorit E.Hoxha.
Leter higjenike
Po mburreni me veprat e komunizmit. Kur do ndertoni ndonje gje vete?
Piramida shpreh me se miri te ashtuquajturin tranzicion shqiptar. Vendi kalon nga sundimi i nje shteti diktatorial, qe qeverisej me rregulla te ashpra dhe ecte çdo dite e me shume perpara, u kthye ne nje germadhe ku nuk i lane nje cope mermeri pa ja vjedhur dhe shkaterruar. Siç u sollen me gjithe vendin. Pune llumi, neandertalesh dhe qenerie. Tani duket se po fillohet te vihet dore. E njejta gje siç po ngjan me shtetin shqiptar. Pasi takoi fundin, pra vajti aty ku s’ta priste mendja, ka filluar nje lloj ringritjeje.