Historia e vërtetë e Dedës, që ngriu në majë të shtyllës për të rregulluar linjat e telefonit

19 Korrik 2019, 09:31Kulturë TEMA

Për qindra herë sidomos në kohën e komunizmit e kemi parë filmin artistik “Rrugë të Badha” me protagonist Dedën, interpretuar nga Rikard Ljarja. Në këtë film i bëhej jehonë aktit të fillrojtësit Pjetër Llesh Doda nga Domgjoni i Fanit, i cili mbeti në dëborë në moshën 45 vjeçare në përpjekje për të eleminuar defektet e shumta në linjat telefonike. Pikërisht për këtë u bë filmi në fjalë.

Po sa afër shkon filmi me ngjarjen e vërtete?

-Deda thuhej se ishte beqar e kishte një komunikim “ndryshe” me çentralisten Zanën, kur në të vërtetë Pjetri ishte i martuar, kishte fëmijë dhe i kishte lënë në pritje të kthimit të tij, kur mengjesin 31 dhjetorit 1966, me i madhi i tyre e percolli deri ne fund te rrugës, për në pune.

-Dedën sipas filmit e gjejnë majë shtylle ditën pasuese, kur në të vërtetë ai është gjetur pas 5 javësh në tokë, e jo majë shtylle.

– Deda në film në çdo detaj jepet pozitivisht, kur në të vërtetë për Pjetrin është dyshuar se ishte arratisur jashtë vendit, kur ai ishte shuar në mes të dëborës. Janë pasardhësit e tij, Zefi, por edhe bashkëshortja Liza të cilët rrëfejnë të vërtetën e Dedës, ose më saktë të Pjetër Llesh Dodës nga Domgjoni i Fanit.

Më poshtë rrëfimi i tyre, marrë në faqen “Aktorët shqiptarë”.

Ne film quhej Dedë, u nis të rregullonte linjën telefonike pasi bëri një dorë gallatë me shokët beqarë dhe pasi takoi vajzën për të cilën zemra kishte nisur t’i bënte bum-bum. Pastaj mbeti në bardhësinë e borës, i ngrirë kallkan, i vdekur, siç thuhej në ato kohë, në krye të detyrës. Vdiq për të mundësuar lidhjen me telefon të një zone të bllokuar nga dëbora në veri të vendit.

Filmi shqiptar me titull “Rrugë të bardha” i bënte njerëzit për të qarë, i bënte të vlerësonin vetësakrifikimin e tjetrit për të mirën e përgjithshme. Por pas dekadash të shkuara, përkundër pamjeve të ngritura në art dhe shkëlqimit të skenave të luajtura me mjeshtëri nga artisti i njohur Rikard Ljarja, shumë pak shqiptarë e dinë se subjekti i këtij filmi, që shfaqej shpesh në televizionin e vetëm të vendit, është marrë nga një ngjarje e vërtetë.

Nga një ngjarje e dhimbshme, me protagonist babanë e pesë fëmijëve fare të vegjël, të cilët pas vdekjes së tij u detyruan të rriteshin jetimë. Kështu ngjarja reale nuk ka asnjë lidhje me pjesën e parë të filmit, pra nuk ka Dedë që çante arra në hyrje të kinemasë, nuk ka humor me shokët, nuk ka takim me atë vajzën që ia donte zemra. Krejt ndryshe, filmi i jetës reale nis me një djalë 5-vjeçar, të ushqyer keq, që mëngjesin e ditës së fundit të vitit 1966 përpiqej të barazonte, me hapat e shkurtra, shalokun e të atit dymetrosh nëpër rrugën me akull të fshatit Domgjon të Mirditës.

Ca trokëllima të forta hapash, dy silueta, një gjigande dhe një fare e vocërr, përmes një rrugice gri, të ngrirë deri në palcë edhe prej asaj që do të ndodhte më pas. Ka një përcjellje të dhimbshme nga një fëmijë, të cilin pjesa tjetër e jetës do ta fshikullojë me fatin e një jetimi. Në fund ka një përshëndetje, kujtesë ndaj të birit të mos ngatërrojë rrugën në kthim për te shtëpia dhe zhytje në bardhësinë e pakufishme.

Si e kujtojmë Pjetrin

“Im atë quhej Pjetër, Pjetër Llesh Doda. Ishte 45 vjeç dhe në atë kohë ne banonim në fshatin Domgjon të Mirditës”, rrëfen rehatuar në një kolltuk në shtëpinë e vet dykatëshe në Kamëz, Zef Lleshi, pikërisht ai djali 5-vjeçar që në ngjarjen reale, mëngjesin e 31 dhjetorit 1966, shoqëroi të atin deri në fund të shtëpive të fshatit. Familja e varfër kishte si burim jetese pikërisht rrogën prej fillrojtësi të Pjetrit, ndërkohë që gruaja e shtëpisë, Liza, nuk punonte, pasi kujdesej për fëmijët, më i madhi 8 vjeç dhe më të vegjlit, dy binjakë motakë, djalë e vajzë.

Ndërsa Zefi ishte djali i madh nga tri të tillë. Prandaj i ati kishte pranuar që vocërraku ta shoqëronte deri në fund të fshatit në rrugën e pakthim. “Ishte mëngjesi i ditës së festës së Vitit të Ri, 31 dhjetori 1966, kur Pjetri u bë gati, veshi çizmet e mori pajimet, këmbalecët, mushamanë, aparatin telefonik dhe u nis për në punë.

E kishin lajmëruar se linja me Kukësin ishte prishur. Duke u veshur më tha që të shtroja tryezën dhe darka e festës së Vitit të Ri të niste edhe nëse ai do të vonohej”, rrëfen Liza, bashkëshortja e Pjetrit, që tashmë jeton me njërin nga djemtë në Durrës. Gruaja shpjegon se në kohën kur Pjetri humbi jetën ishte vetëm 29 vjeçe dhe se drithërohej sa herë që i ai nisej nëpër borë të rregullonte linjën telefonike me Kukësin. “Ik e martohu se sivjet do ngel në borë”, i kishte ngrirë ai gjakun edhe atij mëngjesi.

“Kështu më thoshte gjithmonë sa herë nisej në punë, ndërsa unë bëhesha gjysmë njeriu duke e pritur. Sepse e dija se mund të ndodhte”, rrëfen gruaja që, përkundër asaj dëshire për humor të të shoqit, nuk u martua kurrë pas vdekjes së tij duke ia kushtuar jetën rritjes së fëmijëve. Sipas Lizës, me Pjetrin ishin martuar me shkuesi, por gjithsesi ajo e kishte njohur edhe më parë fillrojtësin. Në kohën që ndodhi ngjarja ata ishin duke ndërtuar shtëpinë e tyre në Domgjon të Mirditës, madje sapo ishin futur në dhomën e vetme të rregulluar.

“Nuk kthehem pa e lidhur linjën”, kishte qenë fjala e fundit që nëna e pesë fëmijëve ka dëgjuar nga bashkëshorti. Një vendim që në ato kohëra përzihej me kurajon e malësorit për të realizuar gjithçka të mundshme, por edhe me kërkesat e kohës, pasi ajo linjë telefonike ishte lidhja e vetme me Kukësin, ai fill i hollë prej metali bakri mbante gjallë, mbante me shpresë, gjithë zonën e rrethuar nga bora. Por në pritje që Pjetri të kthehej, fëmijët dhe nëna e tyre do shtroheshin në darkën e Vitit të Ri pa njeriun e tyre të afërt. Ndërsa ushqimi ishte konsumuar si në darkë zie. Gjatë gjithë natës Liza nuk vë sy në gjumë duke menduar më të keqen, ndërkohë që në mëngjes, lajmi se linja me Kukësin ishte rregulluar i kishte sjellë shpresë.

Kohë të vështira. Rivendosja e lidhjes me Kukësin dhjetë orë pasi Pjetri ishte larguar nga shtëpia, pra në mbrëmjen e ditës së fundit të vitit 1966, kishte zgjuar shpresat e familjes Leshi një ditë më pas. Por nuk ishte e thënë që Pjetri të kthehej as gjatë gjithë ditës dhe natës tjetër. Dikur ishin hapur fjalë se ai ishte arratisur për në Jugosllavi. “Pas një jave i thanë nënës se dyshohej që Pjetri kishte tradhtuar atdheun për t’u arratisur”, rrëfen Zefi, djali i madh i fillrojtësit nga Domgjoni. “Një javë pas zhdukjes së Pjetrit në fshat erdhën ata të Sigurimit të Shtetit dhe u hapën fjalë se e gjithë familja jonë do të arrestohej”, tregon Liza duke këmbëngulur se në të njëjtën kohë ishte gëzuar shumë. “Unë kërcënimin që po na vinte e mora me gëzim. U gëzova, pasi mendova se Pjetri ishte gjallë. Sepse ata të Sigurimit kishin mundësinë e informacioneve të sakta”, rrëfen gruaja që i ishte përgjigjur njeriut që i kishte sjellë lajmin: “Vetëm të jetë gjallë Pjetri, pa le të shkoj në burg”.

Kërkimet kishin nisur pas një jave të shkuar. Grupe të ndryshme nga fshati ishin nisur të kërkonin gjurmët e Pjetër Lleshit duke ndjekur linjën e shtyllave që mbanin telat e telefonit. E njëjta linjë, nga Fani në drejtim të tunelit të Thirrë-Kalimash, ku tashmë po ndërtohet autostrada Durrës-Kukës. Por penguar edhe nga bora që atë dimër kalonte mesataren 2 metër trashësi, njerëzit që kërkonin nuk kishin pasur fat të gjenin trupin e fillrojtësit. Ai ishte gjetur vetëm pas pesë javësh, në Kolsh të Kukësit, në fillim të shkurtit 1967, nga një bari dhe falë shkrirjes së borës. “Çobani e gjeti të padëmtuar. Gojëdhënat e zonës thoshin se trupi i njeriut nuk prishet derisa ta shohë dikush. U gjet i ruajtur nga bora, nën njërën nga shtyllat. Grupe të shumta kërkuesish i kishin kaluar sipër pa e vënë re”, rrëfen Zefi, i biri.

“Erdhën përfaqësuesit e shtetit që më dhanë lajmin e gjetjes së trupit të Pjetrit. Erdhën nga Kukësi, pasi Tirana ishte larg dhe rrugët ishin të bllokuara nga bora”, rrëfen Liza, një nga momentet më të vështira të jetës së saj. Një moment kur mendja kishte nisur t’i bënte llogari të vështira. Kishte pesë fëmijë të mitur për të rritur krejt e vetme. Ndërsa kohët ishin të papërballueshme mes një varfërie ekstreme dhe përpjekjesh për të siguruar vetëm mbijetesën. Trupi i Pjetrit kishte mbërritur për tu varrosur në Domgjon të Mirditës nga Kukësi, pasi i ishte bërë autopsia zyrtare. Kishte mbërritur i mbyllur në arkivol, ndërsa Liza dhe prindërit e Pjetrit, të cilët ishin ende gjallë, nuk kishin këmbëngulur ta hapnin.

“Nuk këmbëngulëm se na thanë që trupi është i dëmtuar. Por edhe nuk e hapëm që të mos e shihnin dashakeqët”, rrëfen Liza. Shpejt lajmi i gjetjes së fillrojtësit të ngrirë, pasi më parë kishte mundur të bënte punën e vet duke lidhur linjën e dëmtuar telefonike me Kukësin, kishte rënë në vesh të krerëve të shtetit komunist në Tiranë. U kishte rënë në vesh në një kohë kur propaganda raste të ngjashme i kërkonte me qiri. I kërkonte për t’i bërë shembuj, frymëzim për të tjerët. Shembuj frymëzimi për të drejtuar turmën atje ku ata kishin paracaktuar të shkonte. “Varrimi u bë madhështor. Me shumë respekt. Ndërsa Enver Hoxha na dërgoi dhurata”, rrëfen Zefi që edhe pse në atë kohë ka qenë vetëm 5 vjeç, betohet se pamjet vizive të ngjarjeve i ka shumë të qarta.

Ndihma nga shteti nuk kishte vonuar të dukej. Sipas Lizës, kooperativa kishte marrë një fond për rregullimin e shtëpisë së mbetur në mes të fillrojtësit Pjetër Lleshi. “Shtëpia u bë model. E beri shteti me fondet e veta. Më të njëjtin fond u blenë edhe pajisjet e mobilimit të brendshëm. Kuptohet, mobilim si në fshat”, sqaron Zefi. Bashkë me këto lëvizje, shteti komunist kishte ndihmuar pafundësisht familjen mirditore të mbetur në pikë të hallit pas vdekjes së burrit të shtëpisë. Me urdhër nga lart e shoqja, Liza, ishte punësuar si centraliste, një vend pune që kishte lidhje me atë të të shoqit të vdekur, ku kishte shërbyer edhe pas fitores së demokracisë, deri më 1994. Por edhe fëmijët ishin ndihmuar për arsimim. Fëmija më i madh i Lizës dhe Pjetrit, që ishte vajzë, ishte dërguar nga shteti të përfundonte shkollën pedagogjike, ndërsa vetë Zefi kishte mbaruar gjimnazin për të nisur punë si gjeolog. Surprizat nuk kishin të sosur.

Në të njëjtën periudhë në shtëpi troket edhe një letër e shkruar nga vetë Enver Hoxha. “Në letër ai shkruante për aktin heroik të babait e të tjera të ngjashme. Letrën e kam ruajtur deri vonë, por për fat të keq më ka humbur bashkë me do sende të tjera gjatë kohës kur ndërruam vendbanim”, shpjegon i biri i fillrojtësit Pjetër. Gjithsesi nuk kishte mbaruar këtu, sepse pak kohë më pas kooperativës i kishte mbërritur edhe një kamion “ZIS”, krejt i ri, si dhuratë për aktin heroik të Pjetër Lleshit, shoqëruar nga porosia që të reklamohej si dhuratë e dërguar nga vetë Enver Hoxha. Njëkohësisht kooperativa e Domgjonit kishte marrë emrin “Pjetër Llesh Kola”.

Filmi “Rrugë të bardha”

“Ne nuk dinim asgjë deri në kohën kur në shtëpi na erdhën nga Kukësi ca përfaqësues të Komitetit të Partisë dhe na thanë se për Pjetrin ishte bërë një film”, rrëfen Liza. Ndërsa sipas Zefit, filmi ishte realizuar në vitin 1973, pra rreth 6-7 vjet pas ngjarjes. Por filmin fillimisht do ta shikonte vetëm Liza, për të cilën ishte dërguar një makinë nga Kukësi. “Filmi më rikujtoi Pjetrin. Ishte e dhimbshme. Mos më pyesni kot, se nuk qava. Kisha qarë boll deri në atë kohë dhe nuk më dilnin më lot. Pastaj njeriu duhet të durojë. Unë jam mirditore dhe kam ruajtur respekt për zakonet. Në ato kohëra gratë nuk duhet të përloteshin”, rrëfen gruaja e fillrojtësit. Fëmijët e kishin parë filmin pak vite më vonë, më 1977, ndërsa surpriza më e madhe ishte shënuar në dasmën e Markut, djalit të dytë të Pjetrit dhe Lizës.

“Në dasmë na erdhi vetë Rikard Ljarja me ca të tjerë të Kinostudios. Ishte një ditë e vërtetë gëzimi, sepse Rikardi me figurën e vet në film, na dukej si ta kishim baba të dytë”, rrëfen Zefi duke shtuar se marrëdhëniet me artistin e njohur i ka ruajtur deri vonë. Mbërritur në erën tonë, historia vetësakrifikuese e Pjetër Lleshit, pothuaj është harruar. Harruar nëse shumëkush nuk do të përdorë capak batuta nga filmi si “alo Dedë?” apo “na ishte se ç’na ishte, na ishte një njeri që çante arra tek dera e kinemasë, kush na ishte? Dedaaa”. Ose, ose përdorimi i asaj shprehjes krahasuese: “Ngriva si Deda majë shtyllës”. Por kaluar perceptimit kolektiv, në jetë ka ende një grua të vjetër, e veja e ish-fillrojtësit real, historia e të cilit u bë film, e cila bluan në mend më shumë se këto batuta. “Më vjen shumë keq që tashmë historia dhe sakrifica e Pjetrit është harruar nga e gjithë shoqëria. Atij nuk i përmendet më emri kurrkund. Madje thonë se edhe dokumentet për aktin e tij në dobi të shtetit kanë humbur që të gjitha. Por tani nuk ka më mirënjohje. Ajo është varrosur”, përfundon Liza.

Filmi “Rrugë të bardha” është realizuar në vitin 1973 i mbështetur në ngjarjen reale të vdekjes së fillrojtësit Pjetër Lleshi nga fshati Domgjon i Mirditës. Përkundër realitetit, filmi i vendos ngjarjet në një qytet, ku personazhi kryesor i luajtur nga Rikard Ljarja, është vetëm i dashuruar pas një centralisteje, personazh që luhet nga artistja Elida Cangonja. Në rolet e tjera vendosen artistë të mirënjohur si Ilia Shyti, Robert Ndrenika, Agim Qirjaqi e Minella Borova. Regjisor i filmit ishte Viktor Gjika ndërsa skenarist, Vath Koreshi.

19 komente në “Historia e vërtetë e Dedës, që ngriu në majë të shtyllës për të rregulluar linjat e telefonit”

  1. leka says:

    pse ja fusni kot ? e kemi ditur qysh ne fillim qe ishte ngjarje e vertete

  2. Flutura says:

    Duhet qe Dedes se vertete t’i kishin vene nje kamera regjistruese ne trup, qe filmi te mos ishte film por dokumentar. Po atehere nuk kishte kamera dhe skenaristi e regjuzori ia futen kot. Deda eshte ky i gazetes.
    Po pse o gazetar e menderos gazeten, ai eshte nje film artistik dhe jo nje dokumentar
    Po injoranca nuk ka brire. Po ashtu dhe mosmirenjohja, qe akti i tij u perjetesua dhe tani te njohurit e te afermit na tregojne perralla .

    1. undefined says:

      Jo bre burra sot po asht ma majr, martohet burri me burrin e gruja me grun. Asht sot me majr se po lejohet edhe pederastia ne ushtri, asht me majr se vllau po vret vllaun e baba djalin. Ti rruni topet sistemit te kalum.

  3. Shoku says:

    E cili eshte qellimi i ketij shkrimi ? Mos valle donte thote se filmi nuk tregon realitetin ? Ne rastese pranojme kete ,do te thote se nuk kuptojme nga arti. I gjithe populli shqiptar u njohe me historine e ngrirjes se Pjetrit ,e di se cili ishte ai e u njohem per jeten familjare. Por Pjetri nepermjet filmit mbetet kurdoher i gjalle. Gjetja i ngrirene maje te shtylles do te thote se Pjetrit i takon nje permendore.,neraste se nuk e ka ,atje ne qytetin e rrethit te tij.

    1. vang says:

      Po si nuk donte te tregonte realitetin filmi perderia Deda u vra ne krye te detyres?Paska rendesi se ishte beqar apo i martuar? Ato behen per ta paraqitur si nje film artistik ndersa vete shteti i athershem e njohu si hero dhe familjen e ndihmoi te kalonte veshtiresite.

  4. shqiptari i ilirise says:

    Filmi “Rrugë të Bardha” me skenar të skenaristit më të mirë shqiptar Vath Koreshi dhe regjisorit të shkëlqyer Viktor Gjika, është një prej realizimeve më fantastike të kinematografisë shqiptare.
    Vetmohimi dhe sakrifica personale në emër të interesit dhe mirëqënies shoqërore është mesazhi që përcjell ky film brilant,mesazh që duhet të jetë në themel të çdo shoqërie,pamvarësisht nga lloji i sistemit ekonomik që ajo ka.

  5. boston says:

    E bukur dhe e trishte , nuk harohet Deda edhe sot ne e shohim kete film.

  6. Komentuese says:

    Uroj qe Zefi mos te jete ithtar i Saliut , e te kete kuptuar se nga erdhi harresa. Saliu me ideologjine shkaterroi te gjallet e i levizi edhe ne varr te vdekurit. Me vjen mire qe femijet e herpit jane mbeshtetur kaq mire nga shteti. Shkrimi eshte kontradiktor ne disa perfundime subjektive. Sigurisht qe filmi eshte art dhe do te ndryshoje nga realiteti. Filmi ishte artistik dhe jo dokumentar.Heroi eshte nderuar e kujtuar sic edhe e meritonte. Familja mbeshtetur optimalisht. Cfare ka ketu per te share?

  7. LEXOJ says:

    RESPEKT PER NJEREZ TE MEDHENJE DHE PER AKTORET TANE TE MEDHENJE..lol

  8. Kundra zvaranikut says:

    NJë shkrim anonim, duket që është porositur nga agron tufa. Sado që të përpiqen të tillë zvarranikë të ulin në nivelin e tyre. artin e viteve para 90ës, nuk mund tja arrijnë qëllimit. Një shkrim pa vlera, pa shtyllë kurrizore, pa ide dhe jashtë mase amatoresk! Zvaraniku që e ka shkruar” harron” të thotë se një shkrimtar, një skenarist marin nga jeta copa ngjarjesh dhe duke i ngritur në art, i bëjnë burim frymëzimi për lexuesit dhe shikuesit, deri në atë masë sa i percepton secili.
    ky zvarranik ka qëllim të denigrojë me këtë shkrim gjithçka pozitive që ne jetuam.

  9. Zef Pergega Detroit says:

    Kam nostalgji per kete foto; Kur eshte realizuar ky episode n Iballe te Pukes kam qene present si figurant. Kishin vene tre ventilator te fuqishem dhe tre vete me lopta I hidhnin bore fleteve dhe rryma e fuqishme binte ne fytyre dhe trup te aktorit Rikard Larja. Ai mbante nje shishe konjak ne xhepin e mbrendeshm te gazhupit dhe pinte disa here per tu ngohur gjate xhirimeve. respekte per kete actor dhe skenaristin teodor Laco nje nga miqte e mi. Ishte prashikur qe nje helicopter ta zbulonte fillerojtesin, por kjo nuk u realizua. Athere skenaristi mendoj qe duheshin disa njrez me pishtar ne dote ne kerkim ne ate dimer te eger ta zbulonin, bashke me ushtaret e zones.

  10. Miri says:

    Shkrimi ne fillim tregon sikur familja eshte persekutuar,por nga sa lexoj deri ne fund te shkrimit familja eshte trajtuar shume mire nga pushteti i kohes dhe vete familja e pranon kete gje.
    Atehere perse gazetari aludon sikur familja eshte persekutuar?

    Nuk jam aspak idhtar i asaj kohe te mallkuar,por ju lutem mos luani me dhimbjet e njerezve.

    Eshte normal,qe filmi te ndryshoje nga ngjarja e vertete,sepse eshte film artistik dhe jo film dokumentar.

    Deda ne film paraqitet ndryshe dhe kjo eshte normale,por fundi i Dedes ne film eshte i njejte me Deden real dhe kete e perforcon edhe takimi i fundit me djalin e tij qe kishte dale ta percillte.

  11. Rrumpalla says:

    O gazetar leshi, e kemi ditur që të gjithë që në klasë të 3 fillore kur e bënim koment në lëndën e Leximit. E dinim shumë mirë që vdiq në krye të detyrës dhe që e gjetën të ngrirë në dëborë. Gjithashtu e dinim që Partia e kishte shpallur Hero të Punës Socialiste, dh ed që për Heronjtë Partia kujdesesh për familjen dhe fëmijët deri sa të dilnin në jetë. Ky sistemi i jot gazetar i sotmi që nuk di nga lidhet gomari(përveç vjedhjes) ka qindra polic të rënë në krye të detyrës të cilëve ti nuk i di as emrat e jo më jetën e fëmijëve të tyre që lanë mbrapa. Për të mos folur për gratë e tyre të lëna në mëshirë të fatit, pa punë dhe pa para, fëmijët lypsarë dhe në pritje të ndonjë lëmoshe nga kush të dalë përpara. Prandaj o gazetar informohu njëherë pastaj na trego përralla dhe bëj krahasime filmash më realitetin.

  12. Kosta says:

    E kemi ditur qe filmi u bazua ne nje histori te vertete.Nderim dhe respekt per njerezit e ndershem, te punes e te sakrifices.Rikard Ljarja e ka perjetesuar me talentin e tij Pjetrin me rolin e Dedes.Dhe duket ashtu si eshte trajtuar edhe ne film karakteri shakaxhi i Pjetrit kur i thoshte gruas martohu se kete vit do te mbetem ne debore.Respekt per njerezit si puna e Pjetrit qe sakrifikonin dhe jeten per te tjeret.Sot fatkeqesisht keto vlera ne pjesen me te madhe kane humbur.Varet dhe nga sistemi ku jetojme mbase.

  13. Doda says:

    Kur ka vdekur ne krye te detyres pjeter llesh doda , kan folur 1 muaj gazetat dhe radiot e kohes tek ne , por kte gje duhet ta mbajn mend qytetaret qe i ndiqnin lajmet dhe radion ne at koh se ishin qytetar , mos diskutojn kot fshataret qe rrinin gjith diten ne fush , duke xhvesh miser , ata nuk dinin kush ishin vet , kjo seri njerzish komenton dhe ben kto shkrime sot , turp te ket dhe gruaja e tij qe shan ate sistem qe burrin ja ngriti ne piedestal ne at koh , sot per ata qe vriten ne pun se rruan k…n njeti ne kte vend vetrm tallin bythen , thjesht malok njerez mosmirnjohes . i plaste fort trapi atij sistemi te çfrytezonte vdekjen e pjetrit per rreklam , ne at koh njerzit punonin dit nat per ndertimin e vendit , nuk luanin njerzit bixhoz e bilardo si sot.

    1. Miri says:

      Nuk pashe asnje sharje ndaj sistemit te kaluar nga familja e tij.
      Ku e pe ti kete?

  14. ABBA says:

    Filmi ” Rruge bardha ” eshte shfaqur dhe ne Suedi nga ambasada jone atje per koleget suedeze . Ata u shprehen : Ok , po pse duhej te vdiste heroi per ca tela ? Jeta e njeriut eshte mbi gjithcka . Telat telefonike te rregulloheshin kur moti te ishte i mire dhe jo me debore dhe tufan .

  15. K. M. Tusi says:

    Qe ngjarja bazohej ne aktin heroik te nje njeriu real, e thoshte vete filmi qe te titulli.
    Gazetari beri mire qe e shkroi artikullin, na e kujtoi Heroin, pavaresisht se artikulli ka nje fryme te larte ideologjizmi.
    S’heqim dot dore ne kollaj nga propaganda bajate!

    Edhe shteti sot kujdeset sot per heronjte e vet. Ja, marrim vellane e Arben Brocit. E beri gjyqtar.
    Apo lere fare…, se s’eshte shembull i duhur.

  16. T.Voda says:

    — Me sa pashe shkrimit i mungon emeri autorit ,kush e formuloi. Me gjithe se vihen re disa perdredhka te vogla [te cilat i kerkon politika e gazetes] , ato nuk ja ulin vleren .Une u perlota kure e lexova deri e fund. Me gjithe ate , ti ”Miri” , pavaresish se ”Doda” flet pak i revoltuar ,por duhet kuptuar shqetsimi tij. Ate e shqetson e sotmja dhe aq me shume e ardhmja, mungesa e ndjenjave humane te kesaj shoqerie qe jetojm , mungesa e shpirt- miresis dhe shpirt-gjeresis per njerzit e punes qe sakrifikojne apo japin jeten per interesat e pergjitheshme. Sot jane ftohur me njri-tjetrin njeezit brenda familjes , nuk behet fjale per me tej.
    —- Pjeter LLesh Doda , po te ish ne kohen e sotme, mund te kish gjetur shume arsye justifikuse qe nata e shkembimit te viteve ta gjente ne shtepi , prane zjarrit e gotes rakis , dhje jo ne majen e shtylles. Kane qene vitet e edukimit te nje breznie me shpirtin e sakrifices e te heroit pozitiv, me ndjenjat humane e njerezore te pa perseriteshme.
    — Kam qene nje 19 -20 vjecar nga Jugu i Shqiperis kur ne dimrin e vitit 1967-68 kam shkelur me kembe zonen Burrel- Zenisht- Perlat — Reps-Orosh-lartesite mbi 1600-2000-metra Fushat Lugje-Kurbnesh- Lan Lur- Fush Lur-Krei Lur- Mali I Dejes– M I Omeshit- M. .Kaptines [ne 3-4 rrethe ], ne Aksionin e likujdimit pasojave te termetit dhjetor 1967, Ne Janar 1968-,marshimi Burrel – Skrapar tek shtepija e Heroit te verber Fuat Cela . Ne shkurt -mars 1968 flejtane cadra, kasolla e guva debore ne Sharrat e Mbasdejes- dhe ne -Vanas- liqenet e Lures, Ne Maj 1 muaj ne Aksionin e mbjelljes patateve ne Fushe Lure – Krei Lur ,Ndersa Vera , muaji Korrik i atij viti na gjeti ne Fshatin Lepushe te Vermoshit, duke punuar ne aksionin per hapjen e rruges ne Malesine e Madhe[ nje prej me te veshtirave] se bashku me Fkultetin e Shkencave te Natyres , institutin pedagogjik 2 vjecar Shkoder dhe Gjimnazistet e Elbasanit. Skenderbegasit e vegjel etjer
    — Vitet 1966-70 ishin vite me arritje me kulmore te asaj kohe, PO vecij perfundimin e aksionit per elektrifikimin e gjith shqiperis, dhe aksioni per emancipimin e Grave e Vajzave dhe lufta kunder zakoneve prapanike mesjetare.u hodhen themelet e veprave te mbedha industriale , bujqesore, minerare, hekurudhore etjer etjer . PRA , I NDERUAR ”Miri”, Komentusi ”Doda” revoltohet se me siguri i perket atij brezi idealistesh qe sakrifikuan jeten e familjen per rindertimin e zhvillimin e vendit duke vene interesin e pergjithshem mbi personalin ATA DERDHEN DJERSEN KUDO. CDO GJE, RRUGE, NDERTIM , MINIER, UZIN, FABRIK, HEDROCENTRAL etj…tj… KISH PIKEN E DJERSES TE te gjithe ”DODE-VE” ME SHOKE, JUGE-VERI, FUSHE E MAL.DJERSE E CILA SHKONTE NE TE MIREN E TE GJITHE SHOQERIS , PA DALLIM , Ndersa pas 1990, KUR ERDHI PUNA , AJO DJERSE E PERBASHKET, AJO PASURI, SHKOI PADREJTESISHT NE DOREN E NJE GRUSHTI NJERZISH . dhe ”Doda” me shoke mer ate pensionin a 200.mij lek te vjetra AI DHE FEMIJET E TIJ kan mare rrugen e arratis neper bote ,,, Ja perse njerzit kur flasin ,shkruajn e vleresojne ate periudhe duhet te jene te kujdesshem .
    Kekoj ndjes per kete stergjatje
    — Pershendetje – Tomor Voda – NY- USA

Lini një Përgjigje

Adresa juaj email nuk do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme shënohen *

Lini një Përgjigje