Nga Anila Basha
Pasditen e 2 korrikut 2005, një tufë burrash dhe grash të mbledhur në ambientet e dala boje të Selisë së Partisë Socialiste, prisin me ankth se çdo të ndodhte pas humbjes së zgjedhjeve të përgjithshme. E majta kishte rënë duke i hapur rrugë Sali Berishës për të ardhur në pushtet.
Namiku, Serveti, Gramozi, Fatmiri, Arbeni, Bashkimi, Ermelinda, Arta, Saemira etj prisnin gjithë ankth, të fillonte mbledhja e kryesisë. E drejtonte Fatos Nano.
Ky i fundit, vjen 1 orë me vonesë. Për të justifikuar vonesën, (por që të gjithë mendonin se nuk kishte nevojë për justifikim) thotë: Më falni. Nuk e kam zakon të vonohem, por kisha një telefonatë të rëndësishme me Ollbrajt (sekretaren amerikane te shtetit)…U dëgjua një ofshamë lehtësimi.
Të nesërmen, Nano dha dorëheqjen. Mesazhi ishte i qartë brenda justifikimit: Shihni veten, unë çava ferrën…
M’u kujtua kjo histori me Nanon kur dëgjova Ramën në Asamblenë Parlamentare të PS pasditen e 23 korrikut.
“Nuk e kam për zakon të vonohem, tha Rama, – por pata një telefonatë të rëndësishme me presidentin francez”.
Nuk pretendoj asfare që ndonjë nga 300 a 400 anëtarët e Asamblesë Kombëtare (nuk e kemi më idenë e numrit të organit më të lartë vendimmarrës të PS) të kujtonin apo të kuptojnë mesazhet që do të përçojë Edi Rama nëpërmjet asaj që thotë në ato salla të tejmbushura, me fjalime si ai i dy ditëve më parë ku AI vetë propozon, vetë vendos, vetë vulos, e vetë numëron e zëvendëson. Hiqen e vendosën sekretaret pa konkurrim, pa demokraci, pa numërim votash. Në të njëjtën mënyrë emërohen dhe shkarkohen të deleguarit nëpër rrethe.
Por ajo që nuk kuptoj, është sesi nuk ulërasin socialistët që kanë mbetur në sallë.
Po si e përballon dhe pse nuk flet Erion Braçe kur i thotë “PO” emërimit në krye të FRESSH, apo quajeni sekretar për Rininë, të Gent Cakajt? Po mirë mo socialist, i rrahur që kalama që në orët e para, që ke bredhur çdo derë socialisti, që mbajte çdo shkop gome mbi sup, që ngjite trakte e shpërndave fletushka dhe që u shpërbleve tërë jetën deputet i kësaj force politike. A ke pyetur ti si socialist i vjetër se në çfarë organizate socialiste militon Gent Cakaj? Po sa kuotizacione ka paguar te arka e PS? Sa anëtarë partie ka bërë për vete e sa të rinj eurosocialistë njeh Genti. Se deri tek ministër i Jashtëm, është propozim i Ramës dhe ta mbajë e ta gëzojë…Por t’u japësh Gentin në krye të FRESSH, qindra të rinjve e të rejave, që kanë marrë teserën në shkollat 9-vjeçare dhe duan të ecin tek kjo forcë politike, është e tepërt…Aaaaa, tani je zv.kr, tani nuk e hap dot gojën për socialistët.
Po si ka mundësi e pranon këtë mor Fatmir Xhafaj? Ti, ti që e di shumë mirë se për t’u zgjedhur anëtar kryesie në ish-KPD e famshme, konkurroje me tre kandidatë të tjerë, me vota e me kuti, me një garë të hapur. Ti, që e di shumë mirë, se edhe dështoje kur konkurroje si sekretar organizativ për shkak të lobimeve brenda forumit më të lartë. Ti pra ti, që militon në PS që në fillim të viteve ’90, e në ’97 riorganizoje institucionet e “tredhura” të shtetit shqiptar. Ti pra ti, si e pranon Cakajn si sekretar të Rinisë dhe e voton pa konkurrim, duke e ditur se nuk ka asnjë ditë jetë partie, apo të jetë një ditë mes të rinjve të kësaj force.
Pastaj, më mbushet mendja se PS nuk ekziston kur shof fytyrën e Pandit, ashtu të qeshur si gjithmonë. Këtu zhgënjehem për qindra e qindra socialistë që thonë se mund të bëhet më mirë. Po si mundet ti Pandeli Majko, ish-kryetar i Forumit Rinor të Partisë Socialiste, që ke organizuar aq takime, aq mitingje, aq tubime, që keni kaluar stafetën me radhë te njeri tjetri të pranosh Gent Cakajn sekretar për rininë dhe të mos hapësh gojë? Po ju Nanos ia nxinit jetën, e mban mend besoj se çfarë i ke punuar. Për një post ministri e bën veten, që vdes frymën e konkurrencës e meritokracisë edhe brenda partisë ku ke lindur?
Po mirë mo Musa Ulqini…Ku ishe fshehur në atë sallë. Po ti, ish-kryetar i Partisë Socialiste të Tiranës, që ke punuar me dhjetëra e dhjetëra freshistë, që njeh çdo rrugicë, që ke hyrë derë më derë në shtëpitë e tironsve, që njeh çdo kryetar njësie, e cdo fëmijë që sot është bërë burrë, apo edhe drejtor. Ti si e pranon Gent Cakën si sekretar për rininë.
Fino? Bashkimi të krijon idenë se është lodhur me këto gjëra. Eshtë harruar si të thuash. Ish-kryetar bashkie, ish-kryeministër në momentin më të vështirë të vendit, njeriu që mbështetej më shumë nga FRESSH sesa çdo politikan tjetër edhe për shkak të batutave dhe energjisë që përconte, si nuk foli një fjalë se ai çoç nuk e vret mendjen shumë për të thënë fjalën e tij, si ra dakord për sekretarin e ri të Rinisë…
Mund të fliste edhe Spiropali. Ajo vetë e di se me ç’mund e sa shumë sherr është zgjedhur kryetare e FRESSH kur e luftonte edhe Rama, edhe Veliaj. Dhe prapë ia doli. Por me konkurrim. Madje, nuk mund të harrohet sherri publik kur i thoshte Edi Ramës të shkonte te vendi ku ishte ajo, se nuk denjonte ta takonte te Partia…
Në atë sallë të Asamblesë ka shumë njerëz që mund të flisnin. Partia nuk është Qeveri. Ministrat do ikin e do vijnë, por sekretarët, janë motorri elektoral. Ose, e kanë fjetur mendjen se zyrat e partisë do të mbyllen dhe do të tërheqin këmbën zvarrë. Për të mbetur si në zgjedhjet e fundit të 30 qershorit, kur në shtabin elektoral ku kalkuloheshin votat që vinin nga të rinjtë në cdo qendër numërimi, një socialist që tentoi të hynte në PS i thanë: Po ti kush je? Ça do këtu!!!(Newsbomb.al)
E ke qare o Anila Basha!Po si nuk tu tha goja kur nuk permende edhe Kaç Islamin qe nuk duronte nga keto gjera te kryetarit dhe shkoi tek PD!Po si nuk na the nje fjale per ishkryetarin qe u tha bllokuesve te rruges tek shqiponja se :Jam bere pishman qe u a bera peshqesh e pas ketaj do ndjeheshe edhe me e 9liruar qe i kishe thene te tere!Po si nuk tu tha ajo goje kur nuk na permende pazaret qe bente me perpara pianece kryetar me Sali Berishen,me Ilir Meten dhe me sojin e tij e anetaret e thjeshte thyenin duart nga te perplasurit kur ai leshonte ndonje batute mediokriteti si Ilir Meta sot e te tere anetaret e partise qe tu te paskerka mbetur mendja lumturoheshin per jave te tere deri ne batutetn tjeter te radhes duke pire xhin !
Gazetarja Basha ka thene mjaft por ka lene edhe ca pa thene per te te dhene shancin edhe ty “socialist” te shprehesh.
nNE SHKRIM ME SE REAL. DUHEN SHKUNDUR NGA GJUMI TE GJITHE SOCIALISTET,TE NDRYSHOI RITMI I JETES PARTIAKE.
Perfundimi ose aja cka dashur te beje rama me genc cakaj kryetar freshi eshte:
Mbrapa erion veliat…dmth pas diku 10-20 vitesh,do jet gati dhe bashkimi me kosoven( nese jo kufitar do jet gjitheperfshires)qe do te thote se PS po ben gati cakaj qe te dominoje ne ate cka pergatitet.
A do ia arrine? Jo.
A veproi rama sisc vepron gjithmone pa shume vizion? Po
Shume realiste.PS qenka kthyer ne ndermarje ose biznes privat. Po vjen koha qe PS te ndahet ne socialiste dhe neorilindas. Kjo tregon qe PS duhet rindertuar sikurse Gjithe partite e tjera Shqipetare. Ky njeshi e humbi kontrollin si Gjithe Shqipetaret kur kane pushtet. Jam I bindur qe shqipetaret jane pasardhes te Narcizit…..
Je socialiste e vertete Anila! Te dhimbset demokracia e brendshme e PS se ke frike se PS humb zgjedhjet e te ikin pruvilegjet? Po demokracia e Shqiperia nuk te dhimbsen? Provinciale e mire mbete.Kaq.Gjynah media qe mbeti e shitur dhe katundareske.
KE SHUME TE DREJTA ZONJA BASHA ,SE KY GENT BOLJA ESHTE NJE BYTHLEPIRES DHE DUKET EDHE SI BYTHQIR QKA KA BERE KY NE HISTORINE E SHQIPERISE PERVEQ BYTHLEPIRES SE EDI RAMES DHE BATON HAXHIUT ZERO ZERO KONTRIBUTE,
Ata qe permend Anija jane qenie te vjeteruara ne PS, pa ide e force, Jane vetem per kartonat. Pushteti kerkon ide, energji e besim per te vepruar. Edi Rama I permbahet idese “pertej te majtes e te djathtes”, me kete ide si e solli PS ne pushtet dhe po fiton pafund. Perse do ngrihet PS kunder Rames? Mos keni ngaterruar PS e Ramen me PD dhe Lulin?
Muhabete koti – por e ke thene shume bukur ; je lodhur kot me gjithe kete histori moj gazetare ; partite keshtu funksionojne ; psh. mua Trump-i nuk me pelqen, por partine e tij nxorri jashte ringut dhe fitoi , pothuaj i vetem; nqs doje te ishte realiste e beje analizen edhe per gjithe partite e tjere shqiptare . nga me te medhate e deri me te voglat ( Saliu per te medhate dhe Milo per te voglat) ; kush ai qe e leshon partine ; me tregonte nje miku im, ish kryetar socialist dhe tani ithtar i thekur i lsi, nje debat qe kishte bere me E.Ramen ” …ishim ne fushate , Rama predikonte qe beni fushate por mos mendoni per poste ” ” Flak per flake iu pergjigja – po ju pse beni fushate , patjeter per k/minister …atehere une pse te mos pretendoj per nje pozite ketu ku jam…”
E fundit per gazetaren – partite dhe militantet kane punen e tyre – por pushtetin nje partie ia jep shtresa gri , pra rreth 30-40 % e elektoratit te paangazhuar ne parti; dhe thuaj cfare te duash ti dhe analistet e tjere – ketu qendron forca e Edi Rames.
Kryetar i freshit apo preshit eshte mbase vend qe ai qumeshtori i Rames e ben, se nuk ka ndonje gje per te bere….por ky dordolec Minister i Jashtem eshte nje shaka shume shume e kripur qe i behet kombit shqiptar! Dhe ne po e paguajme shtrenjte!!!! Ai post duhet menduar mire. Rama nqs ka dy pare mend te ver ASAP nje individ dinjitoz, jo partiak, me pervoje, te lexuar e te kenduar ne kete pozicion. Ka plot shqipo qe do te na perfaqesonin me dinjitit dhe ne si komb duhet tua kerkojme shtetareve tane filo-partiake te mos bejne te tilla “shakara” me nje post ti tille.
Ne kaluam nga feudaluzmi i prapambetur ne soc…
Dhe nga soc i prapambetur feudal ne te ashtuquajturin kap rrumpall.
Por fatkeqsia eshte se ne kemi ngel ne dominimin e cifligareve dhe fiseve ku kryetaret e 100 partive perfaqesojn cifligarin injorant qe prish koncertin dhe pi raki e ha plonca me shehler e hoxhallar qe ngren sumen perpjet
Mos e doje kryetarin e FRESH-it si Ilir Meta o Anila ????????????????????????Hajdut po,elektoratin e majte e quajti kokepalare me 21 Janar 2011,qe ta kishte zgjedhur pianeci Nano pr merak,apo e doje si Pandeli Majko (njeriu ne parafine )qe vetem buzeqesh sikur i di te gjitha e kupton çdo situate duke qendruar i gatshem per ç’do situate te çekuilibruar ku ka nje simpati te veçante edhe PD!Te tille e imagjinon kryetarin e FRESH-it ti me siguri!Do te kenaqesha sikur te mos kishe shkruar asgje!
E nderuara Anila…
Vleresoj gazetarine tende dhe shpirtin kritik,vlersoj formimin tende te majte modern dhe militant.Por me vjen keq ,mund te kesh deri diku te drejte,por mendoj se ,,Cakaj,,nuk eshte problemi.
… Problemi themelor i PS ne keto momente eshte varfera ,papunesia ,mungesa e nje strategjie per zhvillimin ekonomik,sidomos te nje industrie konkuruese ,ku vlera e shtuar e produkteve do te rriste pasurine kombetare,rrogat,Ndoshta liberali Rama e perfundoi misionin e tij .PS tashme urgjent duhet te kthehet ne thelbin e egzistences se saj ,ne idete dhe programmi e saj kryesore duhet te jene rritja e rrogave te punetoreve,forcimi i ekonomive agrobujqesore,krijimi i kushteve per investime ,duke orientuar edhe biznesin vendes drejt industrve moderne.E gjithe e majte boterore po synon ne rishperndarjen me te drejte te te ardhurave.Biznesi shqiptare ,qe deri tani nuk ka njohur asnje kundershtar,duhet te kuptoje se kapitalizmi i shekullit te 19 eshte i papranueshem .Me hir apo pahir ,eshte urgjente rritja e rrogave, pensioneve,rritja e rolit te shtetit ne ekonomi,arsim,mjekesi ,shkence.Ndryshe nuk dilet kurre nga varferia.Lagjet luksoze si ne Hollivud te ndertuara per kastat Jane te papranueshme kur njerzit e punes ,grate,te rinjte paguhen me nje page mjerane.Prandaj osé Rama te bene nje kthese te forte ne drejtim te te majte ,osé te leshoje vendin ,Ndoshta edhe Cakajt qe ti nuk e pelqen spese nuk ka,,merita,,Une jam dakord me ty qe socialistet e angazhuar duhet te jene dominante ,por kam nje parandjenje qe ndoshta Cakaj eshte nje figure e forte ,e kulturuar ,e sakte dhe me logjike matematike .E kam ndjekur ne disa debate,ka dale fitimtar ,megjith provokimet.Ne fund te fundit le te futet ne gare me E.Bushatin ,Xhacken ,Spiropalin,Veliajn etj .Respekte per ty Anila ,edhe ti mund te jesh nje konkurente.
POSI PRA ,E VODHEN ,DHE E ROPEN SHQIPRINE DHE TANI DO TA FILLOJNE ME KOSOVEN,QE AKOMA NUKE ESHTE NGRITUR NE KEMBE DHE TE ECE ME KEMBET E VETA..TE DYJA SHTETET NGA 30 VJETE KANE ,KU NJERA NE TRANZICION DHE TJETRA PER INDEPEDENZEN E VETE NJE VRIME NE UJE KANE BERE .MOSE ME THONE SE VETEM ESHTE SHKATRRUAR E VJEDHUE PLUSE E COPTUAR DUKE I VJEDHUR EDHE PRONAT PERFSHIRE KETU EDHE TOKAT PUBLIKE DHE RISORSAT.PASTAJ BERTASIN HAJDUTET ME TE MADHE NE TE DYJA KRAHET KAPENI HAJDUTIN.KJO VLEN PER CLIRIM GJATEN I BIRI I HETUSIT NE KOHEN E KOMUNIZMIT QE PUSHKATOI 2 PRIFTERIJ NE SHKODER ,EDHE PER VESELET E KOSOVES QE TASHME JANE NE KRYE TE SHTETIT KOSOVAR.KETYRE SHQIPTAREVE QE KANE DREJTUAR ATE VENDE U MUNGON VETEM NJE KAPISTER QE TU SHERBEJE TURQEVE ,GREKERVE .DHE JUGOSLLAVEVEQE TI TERHEQEN PER QAFE.
Bravo zj.Anila te lumte je realiste,ne e shofim se si po katandiset PS nga z.Rama (qe soc.nuk eshte) vetem frikacaket e asamblese dhe servilet e kryetarit nuk shikojne se ku po e con PS adhurusi i ballisteve.Turp per te vjetrit qe militojne ne PS..Turp
E ke të pa mundur ti moj gazetare të kuptosh Ramën!Të kuptuarit tënd për partinë është e 20 vjetëve të shkuara.Pikërisht ky lloj koncepti për partitë e ka lënë Shqipërinë kështu.
Sa për Genta Cakën,është një përjashtim i madh në katundin shqiptar.Që nga kultura dhe formimi i jashtëzakonshëm deri tek inteligjenca formidabël e tij.Do e kuptosh shumë shpejt gabimin e këtij shkrimi anakronik.
Rama ka premtuar se nw shtator do tw zhvillojw zgjedhjet nw parti. Duhet urgjentisht tw kthehet votimi i fshehtw ne strukturat e partise qe nga organizata e deri te kryetari i PSSH.Blerina gjylameti eshte percaresja me e madhe e PS se Tiranes,qe shembi per disa dite punene mrekullueshme qe pati beri Sajmir Tahiri me PS e Tiranes.Rama te mos emeroje me asnje drejtues partie,po te gjithe te kalojne nepermjet nje votimi te fshehte.Nese nuk ben kete nuk merr me vetem 8 mije vota me paak ne Tirane,por ka humbur nje here e epergjithmone dhe nuk ka per te ngritur kurre krye me.
Ato , qe caketoi Rama , ishin kujdestari nga Partia . Forumet e Rinise , nuk levizin . Rinia ka linjen e saj organizative . Patronazhi eshte tjeter . Cakaj eshte ne rolin e patronazhit . Keshtu mendoj une , po ishte ne forme diktati , ky eshte gabim shume I madh . Rinia ka jeten e saj , por dhe organizaten e pa varur . Shkrimi I Aniles shume dashamires dhe objektiv. Zgalem
I ke harxhuar fisheket kot o Anila, pse merresh me pensionistet?
Po qe qenke ftof ne tajare ti mi shoqe!! Ju PS e doni per privilegje. Te gjtih kta qe permend ti kane pas ofiqe kan pas poste drejtuese dhe kan ber lek sa kan plasur.. dhe sipas teje pse ky Gent Caka nuk paska te drejte te jet kryetar i freshit apo minister?? Cfar jane kto kuota qe na tregon?? A mos keni paguar me shume se c’kini vjedhur?? Shko moj pirdhu me gjith nano majko Fino e varilesht . Sikur e keni mbajtur ne kurriz PS juve. Ik se na keni car trapin keni 30 vjet me te njejtat sureter nuk i shikojm dote. Paraziter qe i jeni ber sebep popullit.