Rama "thumbon" sërish protestuesit e teatrit: Shpikin vepra teatrale imagjinare, skenarin e të cilave e përshtasin me sikletet e tyre

25 Korrik 2019, 10:30Politika TEMA

Kryeministri Edi Rama ka “thumbuar” protestuesit që kundërshtojnë ndërtimin e teatrit të ri dhe prishjen e godinës ekzistuese.

Shefi i qeverisë ka përcjellë një shprehje të Paulo Coelho-s në rrjetin social Facebook ku mesazhi duket i qartë:

“Disa persona jetojnë vazhdimisht në luftë me të tjerët, me vetveten, me jetën e tyre!
Për këtë arsye shpikin vepra teatrale imagjinare, skenarin e të cilave e përshtasin me sikletet e tyre”, nënvizon Rama. (TemA)

1 komente në “Rama “thumbon” sërish protestuesit e teatrit: Shpikin vepra teatrale imagjinare, skenarin e të cilave e përshtasin me sikletet e tyre”

  1. BLLOKMENI says:

    Luli edhe njehere te vetme qe shkoj ne teater dhe qe dukej si spektator, pa nje shfaqje te luajtur nga njerezit e rruges, nje kaos i vertete ku rregjizor ishte PD dhe LSI. Nuk i ndahet pjeses se rremujes dhe kaosit edhe ne jeten artistike. Mjer ky popull per kete opozite qe ka. Vazhdo Rame se na ke mbet ne dere dhe kjo eshte per merite te Lulkes.
    U mundove por se poqe dot kete njeri. Tani po te besoj ne ato qe thua per bisedat qe ke bere me Lulin ne Maj 2017. E ke vene re qe edhe ndihmesin e tij me probleme e ka. Si duket ajo Parti ka marre drejtim per ne Hollande.

Lini një Përgjigje

Adresa juaj email nuk do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme shënohen *

Lini një Përgjigje