“Toyota Yaris”, Basha thirret në Prokurori në orën 09:00: Ja pyetjet që duhet t'iu përgjigjet

24 Korrik 2019, 19:02Politika TEMA

Kryetari i Partisë Demokratike, Lulzim Basha është thirrur për tu paraqitur në prokurori ditën e nesërme në orën 09:00, për të dëshmuar në lidhje me dosjen “Toyota Yaris”.

Dje Prokuroria e Krimeve të Rënda, nëpërmjet një njoftimi shpërndarë për mediat konfirmoi ardhjen e katër prokurorëve belgë, të cilët do të asitojnë në marrjen në pyetje të liderit demokrat.

Belgët i kërkojnë Bashës përgjigjen e tre pyetjeve.

1-Si u informua Basha për sasinë prej 3,4 milionë Euro?

2-Cilat ishin informacionet ekzakte?

3-Kush ia dha zotit Basha këtë informacion?

Hetimet për “Toyota Yaris” me të cilën u sollën nga Belgjika 3.4 milion euro po kryhen edhe në Shqipëri.

Për këtë procedim janë arrestuar 4 persona dhe janë shpallur në kërkim dy kushërinjtë, Alfred e Elvis Vladi, për të cilët dyshohej se ishin personat që kanë porositur makinat “Toyota Yaris”.

Katër të arrestuarit në Shqipëri janë Edi Lika, Klevi Lika, Agim Ceka dhe Alban Mollaymeri.

2 komente në ““Toyota Yaris”, Basha thirret në Prokurori në orën 09:00: Ja pyetjet që duhet t’iu përgjigjet”

  1. zjarri says:

    1 dhe 3 s’ka nevoje te jene dy pyetje te vecanta. Kush i ka bere keto pyetje? apo shkruani sa per te shkruajtur? kazan hesapi

  2. Nje qytetar . says:

    Qytetari dixhital.

Lini një Përgjigje

Adresa juaj email nuk do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme shënohen *

Lini një Përgjigje