Rritja e turizmit, Braçe: Fitoi Shqipëria, humbi edhe një herë “molotovëria”

24 Korrik 2019, 16:20Politika TEMA

Zv/kryeministri Erion Braçe deklaroi sot se “27% më shumë të huaj kanë hyrë e kanë qëndruar në Shqipëri, në muajin e flakës dhe tymit, bllokimit të rrugëve dhe sulmit kriminal mbi imazhin e vendit, në qershor”.

“Në 6 muajt më të vështirë që ka kaluar ky vend që pas 21 Janarit 2011, pra nga janari në qershor, 11,3% më shumë të huaj kanë hyrë e kanë qëndruar në këtë vend. Shumica dërrmuese e tyre për qëllime turistike. Por mbi 9 mijë prej tyre edhe për biznes e arsye të tjera profesionale, edhe këta më shumë se një vit më parë”, tha Braçe.

Po ashtu, zv/kryeministri u shpreh se është rritur turizmi, por është rritur edhe transporti ajror, detar e tokësor”. “11,2% më shumë në rrugë ajrore, 11,3% më shumë në rrugë detare, 20,8% më shumë në rrugë tokësore vetëm këtë qershor. 10% më shumë në rrugë ajrore, 14,6% më shumë në rrugë detare, 9,5% më shumë në rrugë tokësore vetëm në 6 muajt e parë të vitit”, tha Braçe.

Sipas tij, “mund të ishte edhe më shumë se kaq, shumë më tepër, por u godit pa mëshirë nga politika e dhunës”. “Thjesht kanë penguar maksimumin, por jo rritjen edhe në të tilla kushte. Këtë vend e besojnë dhe e duan! Politika e linçimit të këtij vendi për interesa banale pushteti, politika e goditjes mbi ekonominë për interesa banale politike, edhe në këtë rast humbi, mbaroi. Tani edhe më shumë punë për të rikuperuar imazhin e këtij vendi. E kanë në dorë operatorët ekonomikë, ata që presin, shërbejnë për turistët, ata që prodhojnë e furnizojnë për këtë sektor! Forca”, tha ai.

1 komente në “Rritja e turizmit, Braçe: Fitoi Shqipëria, humbi edhe një herë “molotovëria””

  1. Ton says:

    Eri se gjoja je economist…a u rritem te ardhurat tatimore 27%? Jooo atehere? O jane vjedhur nga tatimoret militants ose genjeni. Dhe tjetra juve thoshit qe mitingjet do ulnin turizmin ndaj mos protestoni….e tani? Me mire hesht.

Lini një Përgjigje

Adresa juaj email nuk do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme shënohen *

Lini një Përgjigje