Gjykata e Vlorës konfirmon mandatin e Dritan Lelit

24 Korrik 2019, 15:29Politika TEMA

Gjykata e Vlorës ka konfirmuar mandatin e kryebashkiakut Dritan Leli.

Leli u shpall fitues në zgjedhjet e 30 qershorit përballë kandidates së Bindjes Demokratike, Valbona Mezini.

Ai siguroi 94.21% të votave, ndërsa Mezini vetëm 5.9%.

Po sot Gjykata e Sarandës miratoi mandatin e kryebashkiakut të ri të Finiqit Kristaq Kiço, njërerazi kryetar i partisë minoritare MEGA.

Në zgjedhjet e 30 qershorit triumfoi përballë kandidatit të pavaruar Leonidha Kristo.

Pas zgjedhjeve të 30 qershorit dhe pas certifikimit nga Komisioni Qendror i Zgjedhjeve të rezultateve, të gjithë kryebashkiakët e rinj kanë depozituar kërkesat në gjykatë për të marrë mandatet.

Lini një Përgjigje

Adresa juaj email nuk do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme shënohen *

Lini një Përgjigje