Ilir Meta ka reaguar lidhur me protestën para godinës së Teatrit Kombëtar.
Në një shënim në facebook Meta i bën thirrje policisë që të respektojë artistët.
“Rrethimi me policë i Teatrit Kombëtar dhe përplasjet fizike me komunitetin e artistëve, të cilët janë aty në mbrojtjen e një prej vlerave të trashëgimisë tonë historike, kulturore e kombëtare, janë një ngjarje e shëmtuar dhe e turpshme.
I bëj thirrje Policisë së Shtetit të respektojë artistët dhe të mos i dhunojë ata fizikisht në ushtrimin e së drejtës së tyre për të protestuar ndaj një vendimi abuziv e korruptiv për prishjen e godinës së Teatrit, dhe as t’i lëndojë ata shpirtërisht, në respekt të dinjitetit njerëzor dhe kontributeve të vyera që kanë dhënë për artin e kulturën kombëtare.
As sampistët e Ramiz Alisë nuk e kanë prekur me dorë Edmond Budinën në dhjetor ’90!
Shumë turp! Shumë turp! Shumë turp!”,shkruan Meta. (TemA)
Po mister president,keni te drejte.
Te respektoj artistet jo PD-istet dhe LSI-istet
Policia dhe artistet te respektojne te dyja ligjin… o presidenti aksidental 7% dhe injorant… ti shume shume nje kapterr mund te ishe …
O Rama,lere teatrin,le te shkerrmoqet nga koha.Ata pseudoaktore te deshtuar le te kerkojne pune privatisht.Nderkohe nderto nje tejter tjeter modern ne nje hapsire tjeter qendrore dhe aktoret te zgjidhen me konkurim ,si ne te gjithe boten .
Keqardhje per garantin e Kushtetutes (nena e legjislacionit )!
Artistet mund te kene te drejte ( si edhe opozita joparlamentare per ta instrumentalizuar kauzen e tyre ), por ku e gjen te drejten ligjore garanti ne fjale qe artistet t`i klasifikoje si nje kategori te imunizuar nga zbatimi I ligjit, qe kane te drejte te kundershtojne policine dhe zbatimin e ligjit…?
Kesaj I thone vetegjyqesi dhe kushtetute personale per cdo njeri si t`i teket.
Ne se ligji eshte I padrejte kundershtohe institucionalisht po pate bythe dhe jo me fshihesh pas 100 molotoveve apo kapsollave.
PD dil nga rruga e behu serioze se keshtu si e keni zene palloshi I gjate rron 100 vjet!
Ky po ben rolin e kllounit tani……turp per ty qe del aty e flet me ate gjuhe….si njeri ordiner jo si president i nje vendi!
Po ku e pe Edmond Budinën ti? Është ky artisti i dështuar që merr pjesë në strukturat e partisë rrugore. Për Edmond Budinën të të vinte keq kur punonte në fabrikë në Itali, atje ku e degdisi partia rrugore e pd me sali kriminelin në krye.
Veç aktorë nuk kishte në 32 fotot që pashë.
Jo “skampistet” por sampistet o gazetar !
Vetem president nuk je,nuk mbron as nje interes te popullit tend ne ate kolltuk te pa merituar……
Edhe shqipen se di mire Presidenti. Nuk thuhet skampistet por sampistet