Diktatori i Koresë së Veriut, Kim Jong-un, ka inspektuar një nëndetëse të re, duke përhapur frikën se shteti sekret po planifikon të zgjerojë programin e raketave.
Kim dhe miqtë e tij, duke përfshirë edhe kreun e një njësie për hulumtimin e armëve, shqyrtuan sistemet e armëve të anijes që u ndërtua nën “mbikqyrjen e tij” në një fabrikë në Korenë e Veriut, njoftoi media shtetërore natën e kaluar.
Kim shprehu kënaqësinë e tij nga makina ushtarake dhe u zotua të forconte mbrojtjen e Koresë së Veriut.
Është e paqartë se si është e pajisur nëndetsja me energji ose çfarë armësh ka në të, por ekspertët besojnë se është projektuar për të hedhur raketa, potencialisht me aftësi bërthamore. Koreja e Veriut ka një flotë të madhe nëndetëse, por vetëm një nëndetëse eksperimentale të aftë për të raketa.
“Është e qartë që është një nëndetëse masive – shumë më e madhe se ajo ekzistuese që nga viti 2014”, tha Ankit Panda i Federatës së Shkencëtarëve Amerikanë.
“Ajo që mua më duket e rëndësishme në lidhje me mesazhet politike këtu është se kjo është hera e parë që nga një paradë ushtarake e shkurtit 2018 që ai ka inspektuar një sistem ushtarak të hartuar qartë me armë bërthamore.
“Unë e marr këtë si një sinjal ogurzi se duhet ta marrim shumë seriozisht afatin përfundimtar të Kim Jong Un-it për zbatimin e një ndryshimi në politikën e SHBA-së “.
Grupi i monitorimit me bazë në SHBA, 38 North, tha në qershor të vitit 2018 se Koreja e Veriut po vazhdonte ndërtimin e nëndetëseve në kantierin e saj Sinpo.
“Kjo, për mendimin tim, është nëndetësja që komuniteti i zbulimit amerikan e ka quajtur Sinpo-C, një pasuese e nëndetëses së njohur të raketave balistike të Koresë së Veriut,” tha Panda.
Kim Dong-yub, një ekspert ushtarak në Institutin e Studimeve të Lindjes së Largët në Universitetin Kyungnam në Seul, tha se Kim ndoshta do të donte të siguronte koreano-veriorët rreth angazhimit të tij ndaj mbrojtjes kombëtare në një kohë kur ai po fokusohet më shumë tek ekonomia.
“Njoftimi i inspektimit të tij për nëndetësen e re ka gjithashtu qëllim të forcojë solidaritetin e brendshëm, për të larguar shqetësimet e njerëzve mbi sigurinë kombëtare, t’i sigurojë ata dhe për t’u rrisë moralin ushtarak”, tha ai.
Një zëdhënës i ministrisë së mbrojtjes të Koresë së Jugut tha se po vëzhgonte zhvillimet, por nuk mundi të konfirmonte nëse nëndetësja ishte projektuar për të mbajtur raketa.
Përpjekjet për zhvillimin e sistemeve të raketave nisur nga nëndetëset janë një shqetësim serioz për rivalët dhe fqinjët e Koresë së Veriut, sepse raketat më të vështira sesa anijet e zhytura për t’u zbuluar paraprakisht.
Shumica e flotës së Koresë së Veriut përbëhet nga nëndetëse të vogla bregdetare, por vitet e fundit ka bërë përparim të shpejtë në programin e raketave të lëshuara nga një nëndetëse. Në vitin 2016, vendi provoi me sukses të lëshonte një raketë nga një nëndetëse, ndërkohë që po ndiqte një program raketash balistike ndërkontinentale (ICBM).
Kim ka deklaruar një psuhim përsa u përket testeve bërthamore dhe raketore ndërsa përpiqet të arrijë një marrëveshje me Uashingtonin. Këto përpjekje u vendosën pas rënies së samitit të Kim me Donald Trump në shkurt, i cili pasoi disa muaj retorike dhe zemërimi midis dy vendeve.
Shpresat për një marrëveshje u ringjallën kur Trump dhe Kim shtrënguan duart në një takim të papërcaktuar në zonën kufitare më 30 qershor.
Në atë takim, Trump u bë presidenti i parë i SHBA-së që kaloi kufirin në territorin e Koresë së Veriut.
Por çështjet u përkeqësuan javën e kaluar kur Pyongang paralajmëroi se stërvitjet ushtarake në Korenë e Jugut mund të prishin bisedimet bërthamore – duke lënë të kuptohet se ajo mund të rifillojë testet e veta të armëve.
Ka afërsisht 30,000 trupa amerikane të vendosura në Korenë e Jugut dhe stërvitjet e tyre vjetore me dhjetëra mijëra ushtarë të Koresë së Jugut e kanë tensionuar gjithmonë Veriun.
Uashingtoni ka insistuar në heqjen e plotë të armëve bërthamore si një kusht për tërheqjen e sanksioneve ndëshkuese të SHBA.
Samiti i shkurtit në Vietnam nuk përfundoi me sukses pasi Trump dhe Kim nuk arritën të binin dakord mbi atë që Veriu mund të ofronte në këmbim të lehtësimit të sanksioneve.
Në prill, Kim tha se do të presë deri në fund të vitit që Shtetet e Bashkuara të bëhen më fleksibël, por Uashingtoni e ka hedhur poshtë afatin e tij.
Këshilltari i sigurimit kombëtar të Trump, John Bolton, arrin të martën në Korenë e Jugut për të takuar zyrtarët e sigurisë.
Koreja e Veriut zotëron një nga flotat më të mëdha nëndetëse në botë, por shumë prej anijeve po dalin shpejt jashtë përdorimi dhe është e dyshimtë se sa prej tyre janë operacionale, sipas Iniciativës së Kërcënimit Bërthamor me bazë në Uashington.
Daily Mail-Përshtati në shqip për TemA: Diona Çeço
Kta sikur nuk kon as buk me honger mas gazetave tona mer zot , si arrin te bejn nendecet me te avancuara ne planet , hajde gazeta nxirni ca foto bardh e zi nga koreja jugut siç e kini zakon , se bardh e zi i nxirni fotot dhe kur behet fjal per kohen e PPSHs , se doni ta nxirni sa me te shemtuar , kopila alabak , qe do vdisni pa then nje her te verteten , i mytet njerzit me genjeshtra e mashtrime , pa ho i her nxirni industrin ton te kohes demokracis ne foto po me ngjyra , tja fusim kores jugut qe skon as “buk “me honger, ne jetojm te lumtur me nivel jetese me te ulet se xhibuti.
Po edhe ne kohen e merhumit, kishim nje ushtri qe vleresohej diku te 150 miliarde dollare armatim dhe llogjistike, por populli merrte ushqime me racion. E njejta gje dhe ne Korene e Veriut. Nderkohe qe populli vdes urie ai nderton nendetese (dhe jo nendece).
Kurse sot nuk ke as ushtri e as ushqime me racion, njëherë në 2 vjet shkojnë kandidatët për deputet/kryetar bashkie, e paguajnë listat e dyqaneve që të vazhdojnë të hanë bukë me miell serb, bulmetra me niseshte e perime me pesticide, 60 % e shqiptarëve.
O Miti di gje ku shkuan ato 150 miliardet e armatimit te Enverit pasi erdhi baba jot Saliu ne pushtet ,na thuaj ndonje llaf se paske ca njohuri dhe ne fushen e aritmetikes pasi ne gjuhe je me medalje ari
duken tamam si nendece gerrrrke alabakes hesapi vari trapi ……………..