Lulzim Basha thotë se me ndërtimin e godinës së re të teatrit po pastrohen paratë e drogës.
Në parani të sekretarit të Përgjithshëm të PD, Gazment Bardhi, dhe ish-deputetët Agron Shehaj dhe Albana Vokshi Basha tha se PD do vijojë të mbështesë aksionin e Aleancës për Teatrin për të mbrojtur godinën.
“Me teatrin po pastrohen paratë e drogës.
Para çdo shqiptari duket se nuk kemi qeveri por një bandë. Duhet të bëhemi gati për t’i dhënë një përgjigje ashtu si më 30 qershor.
Aleanca për Teatrin ka përcaktuar të gjithë aksionin këtu. Ne do jemi këtu për ta mbështetur.
Çdo përpjekje për t’i hapur gropën teatrit do jetë përpjekje për t’i hapur gropën Edi Ramës. Cdo përpjekje për të hapur gropë këtu, do të jetë gropa e tyre.
Opozita ka qenë e do të jetë këtu sic e shikoni, para cdo shqiptari nuk kemi qeveri por kemi një bandë”, tha Basha. (TemA)
Kryegomari ne aksion!