Kryeministri i ri i Britanisë së Madhe Boris Johnson do të realizojë daljen nga BE më 31 tetor pavarësisht se ҁ’kosto mund të ketë kjo. BE-ja është në pritje, por e përjashton rinegociimin e marëveshjes për Brexit.
Kryeminisri i ri i Britanisë së Madhe Boris Johnson para zjgedhjes së tij u ka dhënë një premtim të qartë anëtarëve konservatorë të partisë: “Pas tre vjetësh dhe dy afateve të djegura ne duhet të dalim nga BE më 31 tetor e këtë do ta bëjmë me një deal më të mirë se sa ai që u rrëzua tri herë në parlament”, ka deklaruar vazhdimisht Johnson në luftën e brendshme elektorale brenda partisë së vet. “Nëse ne vazhdojmë t’i shtyjmë të gjitha, atëherë ne do të shkërmoqemi.”
Paraardhësja e tij Theresa May e pati shtyrë dy herë datën e daljes nga BE, për ta bindur parlamentin në Londër për marrëveshjen e saj me BE-në për daljen. Ajo dështoi. Kjo bëri që tani Boris Johnson të hyjë në Doëning Street. Ai premton rinegociimin e marrëveshjes së Brexit me BE-në dhe ndër të tjera t’i verë kryqin ‘backstop’. Ky është sigurimi, qqë mes vendit anëtar të BE-së Irlandës dhe provincës britanike të Irlandës së Veriut në ishullin irlandez të mos ketë kufi të ashpër. Për këtë duhet që Britania e Madhe përkohësisht të vazhdojë të qendrojë në unionin doganor me BE-në.
Rinegociim?
Kancelarja Angela Merkel si shumë politikanë të drejë drejtues në BE i ka përjashtuar bisedimet e reja për marrëveshjen e Brexit-it. “Marrëveshja e daljes është negiuar me shumë kujdes. ‘Backstop’ është vetëm shprehje, që nuk jep zgjidhje për fundin e tregut të brendshëm në Irlandën e Veriut dhe marrëveshjen e së Premtes së Madhe, që e përjashton vendosjen e kufirit”, tha Angela Merkel. Natyrisht që do të duhet më tej të negociohet për raportin e ardhshëm të Britanisë së Madhe pas Brexit-it, por jo tani. Michel Barnier, kryenegociaotri i BE-së, i ofroi Johnson-it në një mesazh urimi në tëeeter, që të përmirësohet sërish raporti me BE-në. Ai ofron po ashtu, se do ta ndihmojë Johnson, që ta kalojë në parlament në Londër marrëveshjen e vërtetë të daljes. Por ndryshime nuk mund të bëhen më.
Por Boris Johnson, të cilin kundërshtarët e konsiderojnë si një kloun politik, ‘ia dijë për të tilla detaje. Ai mund të përfytyrojë edhe një dalje pa marrëveshje. “Unë mendoj, se ne duhet ta shohim mjaft pozitivsht Brexit-in dhe nuk kemi frikë nga një dalje m´pa marrëveshje. Ne nuk duhet të kemi frikë nga një Brexit nën kushtet e Organizatës Botërore të tRegtisë. Ne do të kujdesemi për bujqit tanë dhe subvencionet. Ne do të garantojmë, që të vazhdojë të funksionojë znxhiri i furnizimeve.” Por se si do të funksionojë kjo, këtë Boris Johnson nuk e ka bërë të qartë para se të zgjidhej.
BE përjashton rinegociimin
Preisndetja e re e Komisionit të BE-së, Ursula von der Leyen, dita e parë e fillimit zyrtarisht të punës të së cilës përkon me Brexit-in, ende është e tërhequr. Gjatë një vizite në Strasburg para zgjedhjes së saj, ajo tha, se marrëveshja e daljes nuk mund të negociohet më. Të martën (23.07) von der Leyen në kuadër të vizitës në Paris u shpreh, se gëzohet për një bashkëpunim konstruktiv me Boris Johnson: “Nuk ka rregull të artë: Unë do të bashkëpunoj me secilin kryetar shteti dhe qeverie.”