Qytetarët e Kamzës kanë mbetur pa shërbime publike ditën e sotme, pasi zyrat e Bashkisë janë të mbyllura. Dhe kjo jo për ndonjë situatë që lidhet me vetë institucionin, por me çështjen e Teatrit Kombëtar.
Me urdhër direkt nga PD, paraditen e sotme të gjithë punonjësit e Bashkisë së Kamzës, por edhe nga Bashkitë e tjera, janë urdhëruar që të lënë detyrën dhe të mblidhen para teatrit për të protestuar bashkë me ish-deputetët e PD.
Një video e publikuar në rrjetet sociale, tregon se zyrave të bashkisë Kamëz u është vënë çelësi, ndërkohë që duhet të ishin në shërbim të qytetarëve. Po kështu, në protestën e sotme para Teatrit u vu re edhe prania e ish-kryebashkiakes së Shkodrës, Voltana Ademi.
Mësohet se ky skenar ka disa ditë që po organizohet nga PD, ndërkohë që i gjithë organizimi i është besuar Sahit Dollapi. Skenari i PD parashikon edhe urdhërimin e të gjithë degëve të PD që në mënyrë të organizuar dhe me fasha të ndryshme oraresh të protestojnë para godinës teatrit.
Sahiti mbas sprintjerit te garave te shpejtesise se shpejti do te provoje talentin e tij ne aktrim. Por ka nje problem se tavani i teatrit eshte i ulet dhe del nga Sait trimi ne Sait gungsi.
Pushojini mor nga puna…ka shtet ketu apo jo…te kujt e kane bashkine keto debila te babes apo te momes