8 janë përgjigjet që Hetimori parlamentar për Ilir Metën kërkon të marrë nga Komisioni i Venecias para se të votojë shkarkimin e presidentit.
A2 CNN u njoh eksluzivisht me përmbajtjen e dokumentit voluminoz që do t’i drejtohet kësaj strukture të rëndësishme konsulence në hartimin e ligjeve.
Deputetët e Komisionit Hetimor bëjnë një rezyme të gjithë situatës që nga caktimi i datës së zgjedhjeve nga kreu i shtetit, djegia e mandateve të opozitës, zëvendësimi i deputetëve, mosregjistrimi i LSI-së e PD-së ne zgjedhje, djegia e KAZ-ve në bashkitë jo socialistë, zhvillimi i procesit elektoral pa incidente dhe deri te ngritja e Komisionit Hetimor për shkarkimin e Presidentit.
Në shkresën që do të përcillet në Strasburg e përkthyer në Anglisht, e firmosur nga kryetari i Kuvendit Ruci, përmendet dhe vendimi i Kolegjit për mosregjistrimin e Idajet Beqirit nga gara e 30 qershorit dhe konsiderimin e dekretit të Presidentit të Republikës për anulimin e zgjedhjeve si akt administrative nul.
8 janë pyetjet që deputetët e drejtuar nga Ulsi Manja, kanë përgatitur për Venecian. Së pari, kërkohet sqarim për rolin e Presidentit në proceset zgjedhore, në regjimet parlamentare si Shqipëria, në raport me pushtetet e tjera?
A cenohen siguria kushtetuese, nga anulimi i datës së zgjedhjeve dhe caktimi i një date tjetër, ndërsa KQZ kishte nisur punën?
A quhen 2 dekretet e fundit të Presidentit si ndërhyrje në procesin zgjedhor, duke cenuar të drejtën e subjekteve për të konkurruar në mënyrë të barabartë dhe të lirë? Deputet ngrenë pyetje dhe për sigurinë juridike dhe parimin e periodocitetit të zgjedhjeve.
Për këto pyetje gjasat janë që të merret përgjigje në tetor, kur është sesioni i radhës i punimeve të Komisionit të Venecias. Ndërsa Gjykata Kushtetuese që ka fjalën e fundit në shkarkimin e Presidentit pritet të ngrihet po rreth asaj periudhe.
1. Cili është roli i Presidentit të Republikës në regjimet parlamentare si Shqipëria, në raport me pushtetet e shtetit sa i takon proceseve zgjedhore?
2. Cilat janë detyrimet kushtetuese dhe konventore që i imponohen Presidentit të Republikës në regjimet parlamentare, siç është edhe Shqipëria, në ushtrimin e kompetencës për caktimin e datës së zgjedhjeve?
3. A ka kufizime në ushtrimin e kësaj kompetence që rrjedhin nga e drejta demokratike e zgjedhësve për ta ushtruar këtë të drejtë sipas marrëveshjes kushtetuese, me siguri dhe parashikueshmëri?
4. Kompetenca e Presidentit të Republikës për caktimin e datës së zgjedhjeve, është një e drejtë e tij për të vendosur ushtrimin e sovranitetit të popullit, apo një detyrim i tij për të garantuar cilësisht ushtrimin e sovranitetit popullor nëpërmjet zgjedhjes së përfaqësuesve të tij, brenda kufizimeve që sovrani ka vendosur nëpërmjet Kushtetutës së miratuar prej tij?
5. Nëse Presidenti i Republikës, pasi e ka caktuar datën e zgjedhjeve dhe organet e administrimit të zgjedhjeve janë duke kryer veprimet sipas ligjit, e anulon dhe cakton një datë tjetër, a kemi cenim të parimeve të së drejtës për të zgjedhur dhe të sigurisë kushtetuese, në funksion të respektimi të shtetit të së drejtës?
6. Në rastin e mësipërm, a kemi ndërhyrje të Presidentit të Republikës në procesin zgjedhor, duke cenuar të drejtën e subjekteve zgjedhore për të konkurruar në mënyrë të barabartë dhe të lirë?
7. Nisur nga parimi se qeverisja duhet të dalë nga një sistem zgjedhjesh periodike, që mbahen çdo katër vjet, nxjerrja e Dekretit të Presidentit që anulon datën 30 qershor 2019 si datë të mbajtjes së zgjedhjeve vendore dhe që zgjat qëndrimin në detyrë të përfaqësuesve në këshilla bashkiakë dhe kryetarëve të bashkive, tej mandatit katër vjeçar, a e respekton parimin e periodicitetit të zgjedhjeve?
8. Duke patur parasysh se ndryshimi i datës së zgjedhjes ndikon tek pritshmëritë ligjore për subjektet zgjedhore dhe zgjedhësit, a konsiderohet se cenohet siguria juridike në këto raste?
A është i lidhur cenimi i sigurisë juridike me pasojat që vijnë apo mjafton shkelja e parashikimeve kushtetuese dhe cenimi konsiderohet i kryer?
Hajde rrypa, hajdeeee.
Po pse te huajt do na I nxjerrin gjithmone geshtenjat nga zjarri neve?
Perse duhet te pyeten insititucionet nderkombetare se si apo kush do emerohet apo shkarkohet?
A kemi jurist ne ne Shqiperi, apo te gjithe kane mbaruar “Kristalin” duke paguar pare?
me kete popull mistrec qe kemi eshte e domosdoshme prononcimi i kapaciteteve nderkombetare dhe te pa aneshme.
Kemi Ben edhe juriste shume te mire, por cfaredo mendimi/vendimi te japin ata, pala qe do i djegi vendimi do thote ishte vendim antiligjor dhe politik sepse jursitet ishin te kapur nga pala tjeter.
Te pakten per Komisionin e Venecias nuk guxon kush ta thote kete.
Celo-mire e ke more vella, por keta qe e kane mizen nen kesule do ti nxjerrin ndonje sebep edhe Komisionit te Venecias si p.sh. I ka blere Rama me paret e narkotrafikut, jane paguar nga Sorros e ku di une se cfare mund te pjelle mendja e tyre. Nga na tjeter, jemi bere gazi I botes kur kerkojme te na vene rregull te huajt. Faj ketu ka edhe Rama qe e ka marre me shume javash. Premtoi se do te denonte te gjithe maskarenjte qe na kane pire gjakun ne keta 29 vjet, por deri tani ka fjetur gjume.
ben ….
Po nuk harrite të kuptoje dhe gjënë më elementare si do kuptosh ato të ndërlikuarat.
Kemi jurist shumë të mirë ,po mendimi i tyre është personal dhe nuk pi ujë mendimi i tyre.Gjykatë Kushtetuese nuk kemi që të japi vlefshmëri ose jo shkarkimit të Metës,prandaj janë të detyruar të marin mendimin e Venecias ose të huajve si do ti.
Une mendoj qe te shtoheshin edhe disa pyetje:
1-Sa here buke ne dite duht te hane shqiptaret?
2-Uji a haet apo pihet?
3-Kur hame buke a mund te pime edhe uje?
4-Sa kafe duhet te pijme ne dite?
5-Kur shkojme ne plazh,a mund te hame buke me domate,kastraveca dhe gjize?
6-Kur te behet urina,a mund ta besh prane ndonje peme,meqenese ne Tirane nuk ka wc publike?
7-Kur zihesh me gruan,a mund te ankohesh tek portali “Shqiperia qe duam”?
8-Sllogani socialist “Bashkia qe duam”,a eshte per qytetaret apo per pushtetaret?
9-Kur kryeministri Rama thote se “Shqiptaret kurre nuk kane vuajtur per buken e gojes,as ne mesjete”,mos valle e ka fjalen se ne nuk duam te hame buke se ngopemi me mish e raki?
10-Pse duan te ikin shqiptaret nga vendi,per qejf apo nga halli?
Mendoj se kote jeni lodhur duke shkruar dhe pritur pergjigjen e komisionit te venecjes pyesni Gjin Gjonin dhe pergjigjen dota kishit marre shume shpejt dhe te pergatitur nga ana profesionale nuk eshte von edhe munde ta pyesni dhe keni per te marre nje pergjigje te shpejte dhe te sakte qe nuk e luan as topi.
Pyetje e vetme dhe e vetmja qe duhej bere( dhe kjo per shuplaken e radhes)
A ka te drejte presidente te shtyje zgjedhejt kur afati i fundit kushtetues eshte percaktuar dhe ti shtyje ato sespse nje parti politike nuk do te marri pjese ne zgjedhje?
Kjo eshte pyetja dhe ajo çka ndodhi ne tersi…tani se doni ju (rama+erjoni) qe komisioni te thote edhe ashtu edhe keshtu dhe edhe shkelqesine e tij presidenti te mos e hiqet edhe rama te dali 50-50…bete nje pacavure me 8 pyetje
Mjerimmmm
KOMISIONI DUHET TA SHKARKOJE KETE HAJDUT NGA PRESIDENT !
ESHTE SHUM I NEVERITSHEM NE DETYREN QE KA ,
NUK DUHET TE DHJESI ME POSTIN E PRESIDENTIT !
ME VON KA PER TE KUPTUAR KRIMET QE I KA BER SHQIPTAREVE !
BURGU DETYRIM PER SHTETIN ,SEKUESTRIM I PASURISE SE TIJ
MIRSJELLJE PER SHQIPTARET !
Jemi Shtet kot.Jemi shtet barsoletash.Kemi kushtetut kot.Jemi gazi i botes.
Asgja nuk asht serioze ne kete lloj shtetit.Duhet qe cdogje te pyeten e te merren ne kosiderate mendi i nderkombetarve.
Cili shtet i botes pyet Venecian per problemet nese jane te ngjashme me problemt tona si rasti konkret per shkarkimin e presidentit.
Dhe keshtu do kalojne muaj dhe vite dhe asgje pozitive nuk do ndodhe ne favor te ketij populli te paafte per te bere ndryshime ne favor te vet.
Dhe banditet me kollare te cdo ngjyre ne shqiperi do mbijetojne pa ju hyre ferre ne kembe.