Porositë e reja: Rama mbledh në takim urgjent ministrat e kabinetit

24 Korrik 2019, 17:28Politika TEMA

Kryeministri Edi Rama ka thirrur në takim edhe ministrat e kabinetit.

Një ditë pas punimeve të Asamblesë Kombëtare të Partisë Socialiste, mësohet se takimi po zhvillohet në ambientet e Pallatit të Brigadave në Tiranë.

Burime bëjnë me dije se Rama ka nisur një analizë për punën e Qeverisë për gjashtë muajt e para të vitit.

Të pranishëm në takim janë edhe kreu i Grupit Parlamentar, Taulant Balla dhe kreu i Parlamentit, Gramoz Ruçi.

Rama kërkoi dje në Asamble një mobilizim më të madh të strukturave të PS për t’u vendosur në shërbim të qytetarëve.

2 komente në “Porositë e reja: Rama mbledh në takim urgjent ministrat e kabinetit”

  1. Firi says:

    PS ka vetem pune leshi tashti qe de fakto s ka opozite. Le ti mbledhi ministrat po gjysma jane kot neper poste.

  2. FLUTURA says:

    Rama ik perpara! ?

Lini një Përgjigje

Adresa juaj email nuk do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme shënohen *

Lini një Përgjigje