Kuvendi i Shqipërisë ka ndryshuar nenin 118 të rregullores, duke i hapur rrugë Prokurorisë së Posaçme të kërkojë nga Parlamenti autorizimin për arrestimin, kontrollin personal ose të banesës të deputetëve.
Vendimi është miratuar në seancën e datës 19 korrik 2019, të fundit për këtë sesion parlamentar, me 106 vota pro. Vendimi i zbardhur nga Shqiptarja.com ndryshon 75 nene të Rregullores së Kuvendit, duke përfshirë edhe nenin 118.
Ky nen parashikonte që kërkesa drejtuar Kuvendit për arrestimin, kontrollin personal ose të banesës të deputetëve, paraqitej vetëm nga Prokurori i Përgjithshëm.
Ndërkaq, me miratimin e reformës në drejtësi, kjo kompetencë i kalon SPAK-ut. Në këtë kuadër, varianti i ri i miratuar nga Kuvendi parashikon që kërkesa për dhënien e autorizimit për arrestimin e deputetit i paraqitet Kryetarit të Kuvendit nga prokurori, duke hequr specifikimin ‘Prokurori i Përgjithshëm’.
Në një relacion shpjegues të Komisionit të Ligjeve, theksohet se deri në krijimin e Prokurorisë së Posaçme, kërkesa paraqitet nga Prokuroria e Krimeve të Rënda, në kompetencë të të cilës kanë kaluar vepra penale të korrupsionit dhe zyrtarët e lartë.
Me ngritjen e SPAK-ut, kërkesa për dhënien e autorizimit për caktimin e masës së sigurimit të arrestit në burg ose në shtëpi, ose heqjes së lirisë në çfarëdo lloj forme do të paraqitet nga Prokuroria e Posaçme.
Ndërkaq, varianti i parë i propozuar nga Taulant Balla në janar të vitit 2018 parashikonte që prokuroria duhet ta shoqëronte me prova kërkesën për arrestimin e deputetit. Ky propozim ka rënë.
Varianti i propozuar nga Komisioni i Ligjeve dhe i miratuar nga Kuvendi parashikon lënien në fuqi të versionit të vjetër, sipas të cilit prokurori duhet t’i paraqesë kryetarit të Kuvendit kërkesën dhe dokumentet shoqëruese. Pra, është hequr fjala ‘prova’.
Një tjetër ndryshim ka të bëjë me shkurtimin e kohës, brenda të cilës Këshilli për Rregulloren, Mandatet dhe Imunitetin harton një raport për në seancë plenare, në të cilin rekomandon rrëzimin ose miratimin e dhënies së autorizimit për caktimin e masës së sigurimit të arrestit në burg ose në shtëpi të deputetit.
Në Rregulloren në fuqi ishte brenda katër javëve, në variantin e miratuar është caktuar një afat prej dy javëve.
Ahahahaha qenkan keputur me ndryshimet, me lojra fjalesh. Dihet kush jane pretendente per Spak, gjiknuri, ahmetaj, beqaj, tahiri, balluku, haxhinasto, drejtoret e arrsh, anetaret e Kprokurimit Publik, ministrat e transportit dhe bijqesise ne keto vite, ata qe jane filmuat dhe incizuar, ish gjyqtaret dhe prokuroret e shkarkuar nga vetingu , atyre qe ja kane bastisur banesat duke ja rrembyer nga fysheku milionat e vjedhur etj etj
Holta, do fillojme nga shkalla e pare per te ngjitur pallatin deri ne katin e siperm. , i pari shte Sali Berisha, vazhdonme qeverine e Aleksander Meksit pastaj me ata te Fatos Nanos, prape Sali Berisha me banden e tij kriminale 2005-2013 dhe pastaj vjen radha katit te siperm Edi Rames me kompani. Keshtu qe do kemi kohe, ty mund te te kene dale dhe thinja ose nuk do arrishe nga marazi, po nje bie mijra ngrihen. Spjegohu dhe shokeve kur llafosi pas ferrave, te tu se s’marrki marre vesh nga kjo bote se ç’behet.
Po mer tyc po! Jane kap “mat” me incizimet e prokuroreve te Saliut qe mbyllen Gerdecine, 11-janarin, vjedhjet e Bashes me rrugen e kombit e sa sa vrasje e vjedhje te tjera qe ka bere klika qe drejton sot PD-ne dhe LSI-ne(Lesheline)
Keta palo prokurore me kurs 6-mujorsh ishin shume te zene duke pergjuar nga vryma e celsit per hesap te Saliut dhe jo shtetit.
Edhe pak edhe po i vjen fundi sojit tuaj barbar, kriminal dhe te pangopur…
Drejtesia vonon por nuk harron.
meqenese diteke pretendentet e SPAK-ut,po te jap ata qe do gjykohen me listen si me poshte vijon:Adriatik Dhalla,Ilir,Floriri,Sali Krimi,Lulezim Artisti,Ylli Raqipi,Petrit vasillaqis,Monika Sihanuku,Fatkeq Mediu,do shpeojne si te papegjegjeshem Nard Ndoka,Mul Noka,The the-ja!Besoj se ndihesh me lehte tani qe mesove radhen e gjykimit ku nga keta do te shpetoje vetem Sali Berisha si poliagjent akoma ne detyre duke bashkepunuar me organet perkatese e duke dhene ndihmesen e vet si gjithnje!
Hajde grosh . Futja kot , fortune ne gote te zbrazur . Po ça lidhje ka , jo p.pergj , jo prok i pa pergjithshem . Edhe perpara vendoste kuvendi . Po mire , nese k.kuvend nuk e sheh te arsyeshme kerkesen e prok , fjala vjen e ka mik deput hajdut , si i behet ? Polli pula Lleshit ne kaçile t’leshit . E beni dot qe mos kete imunitet fare , qe kur ka prova per shkelje t’ja vesh prangat ke dera parlamentit ? Nuk e beni , dhe kuptohet qe s’keni per ta bere . Jo po do ti japin autorizim per kontroll shtepie , ta fusin ne qeli , apo te rri ne shtepi . Po ky qenka Koçi (Spaku) moj Lefke ?
PARA GJIGANDE VETEM TI E SHQIPERINE
Paste kemben e mbare presidenti jone i dashur, e shoqerofte e dashura Mona, aman se po e shofim si shpetimin nga lufta psiqike pasurore e personave me pushtet politik dhe parti familjare. Ardhsh i mbare dhe sa me shpejt o SPAK.
Kurvat dhe kurvaret qe kane marre peng shqiperine tallen me popullin gjytrym dhe te prapambetur shqiptar!