Presidenti i SHBA, Donald Trump vuri veton ndaj tre projektligjeve që kërkonin kufizimin e shitjes së armëve Arabisë Saudite dhe Emirateve të Bashkuara Arabe.
Administrata e presidentit Trump dhe marrëdhëniet e saj me mbretërinë e Gjirit, janë nën një kontroll të thellë pas vrasjes së gazetarit disident saudit, Jamal Khashoggi, tetorin e kaluar.
Arabia Saudite po përballet gjithashtu me kritika ndërkombëtare për udhëheqjen e një lufte kundër rebelëve Houthi në Jemen që ka shkaktuar një krizë humanitare.
Shtëpia e Bardhë ka mbrojtur motivimet e vetos duke thënë se kufizimet do të “dobësonin konkurrencën globale të Amerikës dhe do të dëmtonin marrëdhëniet e rëndësishme që ndajnë me aleatët dhe partnerët tanë”.
”Pasojat do të dëmtonin gjithashtu aftësinë e Arabisë Saudite për të mbrojtur veten dhe për të shërbyer si një fortesë kundër veprimeve iraniane në rajon”, theksoi Shtëpia e Bardhë.