Koncerne gjrmane janë spiunuar prej hakerave me gjasë kinezë. Sipas investigimet e dy mediave janë sulmuar të paktën tetë ndërmarrje gjermane, ndër to gjashtë janë koncerne të DAX (Indeksi gjerman i aksioneve)
Ndërmarrje të mëdha janë përballur prej vitesh me sulme të një grupi të pandehur hakerash kinezë. Kjo mësohet nga investigimet e mediave Bayerische Rundfunks (BR) dhe Norddeutschen Rundfunks (NDR). Ndër firmat e përmendura janë BASF, Siemens dhe Henkel: Po ashtu një duzinë sipërmarrjesh të tjera nga vende të tjera janë sulmuar.
Koncerni i industrisë Siemens i pyetur të mërkurën konfirmoi, se në qershor 2016 është sulmuar nga hakerat. “Ne pas analizave të hollësishme as sot nuk kemi tregues, që gjatë këtij sulmi të kenë rrjedhur të dhëna”, tha një zëdhënësi koncernit.
Prodhuesi i lëndëve artificiale Covestro mësohet, sipas burimeve të vet koncernit, se ka qenë i prekur: “Ka pasur përpjekje për të na spinuar.” Por nuk ka arritur të ketë rrjedhje të të dhënave.
Në fillim të prillit gjigandi kimik Bayer konfirmoi, se ka qenë viktimë e një sulmi kibernetik. Në fillim të vitit 2018 pati tregues, se rrjeti financiar ishte sulmuar me software dëmtues “Winnti” sikurse quhet grupi.
Për herë të parë ky grup u zbulua në tetor 2011 nga ekspertët e sigurisë së IT-së në laboratorin Kaspersky. Ky konsiderohet si një grup mjaft profesionist, sulmet e të cilit diktohen me shumë vonesë. Fillimisht sulmuesit, sipas ekspertëve, ishin specializuar për rrjetet e lojërave online dhe tërhiqnin andej paratë e lojërave, certifikata digjitale dhe të dhënat e përdoruesve. Së fundi hakerat Winnti e zgjeruan veprimtarinë e tyre me spiunazh politik. Reporterët e BR dhe NDR kanë zbuluar, se sistemet e IT-ssë të qeverisë në Hongkong kanë qenë të infektuara me software dëmtues. I pyetur enkas këtë e konfirmoi një zëdhëns qeveritar. Prodhuesit e anti-virusëve dhe ekspertët e sigurisë e vëzhgojnë grupin Winnti prej disa vitesh. Shumë persona, me të ciët kanë mundur të flasin reporterët investigativë të BR dhe NDR, mendojnë, se hakerat punojnë nga Kina.
Disa koncerne të DAX, ndër to edhe BASF dhe Bayer, në tetor 2016 themeluan Organizatën Gjermane të Sigurisë Kibernetike (DCSO), për të pasur shkëmbim në luftën kundër hakerave. DCSO rastin Winnti e konsideron një trupë mercenare, që duhet të jetë e afërt me shtetin kinez. Ne e vrojtojmë prej kohësh këtë trupë dhe me „shumë gjasë mund të themi, se ka tregues që ajo është kineze ose drejtohet prej kinezëve”, tha një zëdhënës i DCSO.
Ndërkohë ndodhet në një proces për kriminalitet kiberentik në SHBA një kinez, që përdorte pseudonimin e pazakontë Winnti.(DW)