Ngrohja globale, bota po pushtohet nga kërpudha e vdekjes Candida Auris

26 Korrik 2019, 09:52Shëndeti TEMA

Disa vite më parë, ekspertët e shëndetit në SHBA paralajmëruan qindra klinika në të gjithë vendin, për ekzaminimin e saktë të pacientëve, sepse një kërpudhë vdekjeprurëse po shkaktonte shumë viktima.

Në njoftimin e aso kohë, thuhej gjithashtu se kërpudha ishte rezistente ndaj ilaçeve dhe më së shumti ishin të rrezikuar pacientët e hospitalizuar kudo në botë.

Candida auris që prej asaj kohe është kthyer një kërcënim serioz për të gjithë globin. Më shumë se 30 vende nëpër botë kanë raportuar se sëmundja e shkaktuar nga kërpudha është shumë e vështirë të identifikohet.

Kërpudhat mund të ojnë në infeksione të qarkullimit të gjakut, zemrës dhe trurin, ndërkohë studime të hershme kanë treguar se për një pjesë të madhe të pacientëve ka qenë fatale. Hulumtuesit nuk kanë qenë kurrë në gjendje të izolojnë kërpudhat nga mjedisi natyror dhe të kuptojnë se si versionet gjenetike të kërpudhave dolën në të njëjtën kohë Indi, Afrikën e Jugut dhe Amerikën e Jugut.

Por tani studiuesit nga Shtetet e Bashkuara dhe Hollanda kanë një teori të re. Ata mendojnë se ngrohja globale ka luajtur një rol kryesor që të zhvillohet ky lloj i ri i kërpudhave vdekjeprurëse. Sipas një studimi të botuar së fundmi në një revistë të Shoqërisë Amerikane të Mikrobiologjisë, sëmundja vjen vetëm nga ndryshimet klimaterike.

“Infeksionet e kërpudhave tek njerëzit janë të rralla dhe gjithat kanë sisteme imunitare më të avancuara sesa organizmat e tjerë dhe nuk rrezikohen nga infeksionet e kërpudhave dhe shumica që njohim, nuk mund të zhvillohen në temperaturat e trupit të njeriut,” tha Arturo Casadevall, një nga autorët e studimit të ri i cili është një mikrobiolog dhe imunolognë shkollën e Shëndetit Publik, Johns Hopkins Bloomberg”, në SHBA.

Studiuesit thonë se, ndërsa klima është ngrohur, kërpudha tashmë është në gjendje të përshtatej, që të zhvillohet edhe në temperaturën e trupit të njeriut, prej 37 gradë celsius. Casadevall dhe kolegët e Qendrës së Kancerit të MD Anderson dhe Institutit të Biodiversitetit të Westerdijk në Utrecht në Hollandë, krahasuan kërpudhën me speciet e saj më të afërta dhe zbuluan se, kërpudha vdekjeprurëse ishte në gjendje të rritet në temperatura edhe më të larta.

“Fakti misterioz është se Candida auris u shfaq në të njëjtën kohë në tre kontinente të ndryshme dhe është shumë e vështirë të shpjegosh këtë. Duhet të mendojmë se cili mund të jetë shkaku. KËto vende janë të ndryshme dhe me popullata të ndryshme. Por, kanë një gjë të përbashkët, bota po bëhet gjithnjë e më e ngrohtë,” tha Casadevall.

Casadevall tha se studimi është thjesht një drejtim për kërkime të mëtejshme, pasi temperaturat po ngrihen edhe në kontinente të tjera dhe pritet që zhvillimi i sëmundjes së kërpudhës vdekjeprurëse të zhvillohet edhe në kontinentin e Europës.

“Ne po bashkojmë forcat për të shpjeguar diçka që është mistike. Nëse shkencëtarët mund të gjejnë bollëkun ose liqenin ku ajo kërpudha vinte nga dhe analizonte të afërmit e tjerë të ngushtë, hulumtuesit mund të krahasonin se si Candida auris është përshtatur për t’u rritur në temperatura të ngrohta,” shtoi ai.

Ndërsa studiues të tjerë tregojnë se ndryshimet e lidhura me ngrohjen globale në mjedis nuk shpjegojnë shfaqjen e kërpudhave.

“Është një teori interesante, është një teori shumë e mirë, por duhet provuar”, tha Luis Ostrosky, një studiues i sëmundjeve ngjitëse.

The Washington Post-Si

7 komente në “Ngrohja globale, bota po pushtohet nga kërpudha e vdekjes Candida Auris”

  1. ALIU says:

    SHKENCETARET E KARIT TIM ROBTE NE PIDH KETA JAN DERDIMEN DHE NUK DIN SI TE MARIN RROGEN DHE JA FUSIN PORDHES

    1. Njesia 731 says:

      Keto historite me bakterie te reja me kujtojne Unit (Njesine) 731. Kjo Njesia 731 u krijua gjate luftes se dyte boterore nga Japonezet ne Mancuri te Kines (Harbin). Mijra mjeke japoneze ekperimentuan infektimine popullates me lloj-lloj formash (hedhje nga ajri me pleshta te infektuar ose infektim i ujrave) me mortaje. Popullsia e botes po shtohet ne menyre marramendese. Dikush nuk eshte i interesuar qe bota te shtohet me. Me te drejte! Sepse do hame njeri tjetrin. Infeksionet virale dhe bakteriale jane nje forme per te ulur numrin e njerezve. Hajt zoti ju mbrofte!

  2. ALIU says:

    SHKENCETARET E KARIT TIM ROBTE NE PIDH KETA JAN DERDIMEN DHE NUK DIN SI TE MARIN RROGEN DHE JA FUSIN PORDHES

  3. Gjino Pojani says:

    A e kupton ndonjë nga shqipfolësit normalë këtë fjali që vetëm në gjuhën e bukur të Naimit e Fishtës nuk është:
    “Nëse shkencëtarët mund të gjejnë bollëkun ose liqenin ku ajo kërpudha vinte nga dhe analizonte të afërmit e tjerë të ngushtë,…”?
    A do të mundet të mbijetojë gjuha shqipe, kjo perlë e rrallë, me këtë brez të pandërgjegjshëm në kulturë gjuhësore?????

    1. Kapedani says:

      Gjino mos e vrit shume mendjen .Te vjen keq qe nuk dinë te bejne pershtatjen ne shqip por ky eshte realiteti.Djali im ka lindur jashte e flet “shume mire” shqipen ,nje dite i dhashe nje artikull shkencor qe ta perkthente ne shqip dhe rezultati ishte pak a shume si paragrafi qe ke nenvizuar ti .Une lexoj perdite broçkulla te tilla dhe askush ne redaksi nuk merr mundimin te ndryshoje diçka.Keta qe shkruajne te tille artikujsh jetojne jashte Shqiperise dhe pjesa me e madhe kane lindur jashte .Gjuhen ku jetojne e dinë shume mire por nuk dinë shqipen aq mire .Tek Tema eshte dikush qe lexon keta artikuj qe vijne te perkthyer .Redaktori nuk ka kohe t i lexoj te gjithe artikujt por vetem titujt,nqs i duken interesante i poston.Une me shume merakosem per brezin e ri qe po rriten ne Shqiperi ,pjesa derrmuese nuk dinë te shprehen ,fjalet i nxjerrin gjysma gjysma dhe formulimi i nje fraze eshte sport i veshtire per shumicen e tyre.

  4. Polemiksi says:

    Epoka kur debillëku shitet për shkencë. Ky është infeksjon që kalohet me mardhënjet seksuale. Nëse ka ndonjë faktor që ka rritur përhapjrn është revolucioni seksual i viteve 60-70 që nën emrin e lirisë normalizoj degjenerimin dhe shthurjen.

    Nuk i bien dotë gomarit dhe i bien gomarit!!!

  5. Don says:

    Ne vitin 1960 perqendrimi i dioksidit te karbonit CO2 ne atmosfere ishte 250 ppm dhe eshte rritur ne menyre drastike. Sot niveli i CO2 ne atmosfere eshte 420 ppm duke e bere fenomenin sere nje kercenim serioz pe ekzistencen e jetes normale ne toke. Shume specie jane zhdukur dhe tani po fillon te zhduket edhe specia me e eger, Njeriu.

Lini një Përgjigje

Adresa juaj email nuk do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme shënohen *

Lini një Përgjigje