Yjet e Arsenal, Mesut Ozil dhe Sead Kolasinac u sulmuan në Londër nga persona të armatosur me thika dhe të tjera armë kërcënuese, që synonin vjedhjen e makinës së gjermanit.
Fatmirësisht, më së shumti edhe për meritë të vetë mbrojtësit anësor të “Topçinjve”, dyshja e ekipit londinez shpëtoi pa asnjë dëmtim, madje falë reagimit dhe aftësive sulmuese të Kolasinac, ishin kriminelët që ndonëse të armatosur rrezikuan më shumë.
Futbollsiti boshnjak ka thyer heshtjen pas atij episodi dramatik të bërë publik nëpërmjet një video që qarkulloi me shpejtësinë e erës pasditen e të enjtes, duke bërë xhiron e botës në rrjet.
Nëpërmjet llogarisë së tij në “Tëitter”, mbrojtësi boshnjak, Kolasinac ka publikuar një foto të tijën përkrah gjermanit Ozil, duke qeshur, shoqëruar me diçiturën: “Mendoj se jemi mirë!”.
“Ishin dy persona, ata ishin të armatosur me pajisje të mprehta dhe tentuan të sulmojnë. Bashkëshortja e Ozil ishte aty. Ata ishin të tronditur dhe nuk u vë faj. Zonja Ozil ishte shumë e frikësuar. Ishte ajo, bashkëshorit i saj dhe miku i tij. Është normale të panikohesh kur të sulmon dikush i armatosur”, deklaronte një dëshmitar okular i ngjarjes, që bëri hero Kolasinac.
This is the craziest thing you'll see on @Twitter this week. #MesutOzil was attacked by a gang with knives so his teammate Sead #Kolasinac fought them off with bare hands ?? pic.twitter.com/MvErX4vy6B
— Lovely Maria ???? (@EAveryone_heart) July 26, 2019
DO BENIT MIRE TE KISHIT LENE KOKEN PER NJE MAKINE,SE JENI VERTET NGUSHTE.MEZI E BLENI NJE FERRARI ME RROGEN E NJE JAVE.
Shume guximtare dhe gjakftohet. Kjo do te thote qe te vish nga malet e Ballkanit, trim qe s’i dridhet qerpiku.
Bravo Bosnja. Shpresojme qe hajdutet me skafandra motorrash, te mos jene nga nje tjeter vend i Ballkanit…