Një video prekëse tregon një 5-vjeçare duke mbajtur motrën e saj 7-muajshe nga bluzja nën rrënojat e një ndërtese pas sulmeve ajrore në Siri.
Foshnja ka ngecur në rrënoja e varur nga bluzja, ndërsa motra e saj e madhe e kap nga veshja për ta shpëtuar nga rënia.
Babai i tmerruar i vajzave shihet duke ulëritur ndërsa afrohet për të shpëtuar vogëlushet nga rrënojat e ndërtesës në Ariha, Idlib pas bombardimeve qeveritare në qytet të mërkurën.
Gazetari Bashar al-Sheikh fotografoi familjen e bllokuar në rrënojat ndërsa raportonte për sulmet ajrore në Ariha, para se të ndalonte për t’i ndihmuar ata.
Por momente më vonë ndërtesa u rrëzuar duke plagosur akoma më shumë vajzat e bllokuara, Riham 5-vjeçe dhe Tuqan 7 muajshe.
Motrat arritën të nxirreshin nga rrënojat u dërguan në një spital në Idlib.
Por Riham vdiq nga plagët e marra dhe motra e saj e vogël ndodhet në njësinë e kujdesit intensiv të mjekëve.
Babai i tyre është identifikuar si Amjad al-Abdullah, nga Ariha. Ndërsa bashkëshortja e tij, Asmaa Naqouhl, u vra gjatë bombardimeve.
Ju hengert mortja te gjithe e qe vazhdoni kete lufte monstruoze! Vdesin femijet per qejfin e psikopateve per pushtet. Ndyresi! Kjo pamje eshte rrenqethese!