VIDEO: Fotografi i vendos kamer të fshehtë në banjo, modelja publikon pamjet

26 Korrik 2019, 11:45Lifestyle TEMA

Një modele 25-vjeçare ka pohuar se një fotograf të cilin ajo e njihte prej disa vitesh kishte përdorur një kamer të fshehtë për ta filmuar atë dhe femra të tjera, derisa ato ndërronin rrobat dhe shkonin në banjë.

Ai e kishte futur kameran në një aparat të maskuar si një karikuas telefoni.

Modelja Zow Klopfer, nga California ka përdorur llogarinë e saj në Instagram për të akuzuar fotografin për vendosjen e kamerës në banjën e saj.

Siç ka thënë ajo, pas zbulimit të pajisjes dhe vendosjes së memory card në kompjuterin e saj, ylli i mediave sociale tha se ajo gjeti më shumë se 200 skedarë që përmbajnë video të grave të ndryshme që u filmuan pa dijeninë e tyre, përfshirë edhe veten.

Klopfer ndau një video të fotografit që thuhet se e vendosi kamerën në banjën e saj, si dhe një pjesë të filmimeve që ai kishte filmuar fshehurazi duke përdorur pajisjen.  (TemA)

 

Lini një Përgjigje

Adresa juaj email nuk do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme shënohen *

Lini një Përgjigje