Nga Skënder Minxhozi
Nëse ka patur ndonjë iluzion se krizën politike aktuale mund ta zgjidhte ndonjë (apo disa) shqiptar, pa qenë i ulur në një cep të tryezës një arbitër i huaj, le të lexojë letrën e Presidentit Ilir Meta drejtuar OSBE. Personi që i ka kaluar javët e fundit duke sulmuar ekskluzivisht ndërkombëtarët, njeriu që vetëm para dy ditësh përsëriste pafund tek dera e Gjykatës Kushtetuese “drejtësia shqiptare do e shpëtojë këtë vend”, sot kthehet e thotë se na u dashka papritur “drejtësia e huaj”!
Pra, pasi anatemoi me rradhë ambasadorët e BE, OSBE, pasi ironizoi në mënyrë therëse disa prej europdeputetëve që nuk i pëlqente, pasi ushqeu sa mundi komplotin ndërkombëtar që niste tek Sorosi dhe mbaronte në zyrat e institucioneve më të larta evropiane – sot Ilir Meta na tregoi se ka ndërruar mendje. Ka thirrur në ndihmë të huajt! Tani ata i duam në krye të tryezës dhe drejtues të procesit të negociatave mes palëve. U fashitën sulmet ndaj Sorecas dhe të tjerëve, u harrua boja e zezë me të cilën u shkruan parullat kërcënuese ndaj ambasadorit të OSBE nga ithtarët e partisë së tij! Ilir Meta thërret në ndihmë të huajt, pasi këtë e ka të vështirë ta bëjë për momentin vetë opozita. Një zgjidhje perfekte “Deus ex Machina”, meqë jemi edhe në optikë teatrosh këto kohë.
Transformizmi i Ilir Metës është në fakt edhe transformizmi i opozitës. I asaj pjese të klasës tonë politike që më shumë se të tjerat është tunduar këto vite nga të bërit e punëve “shqiptarçe”, pa të huaj “nëpër këmbë. Një sindromë e vjetër, e cila si përfaqësues klasik njeh Babën. Kjo e sotmja është sjellja kolektive e një sektori të klasës tonë politike që i thoshte në shkurt-mars eurodeputetëve se “ka ardhur koha që të ketë një rotacion pushteti në Shqipëri”. Pa zgjedhje, pa rregulla loje, por vetëm duke hedhur mandatet në Lanë!
Është sjellja e atyre politikanëve opozitarë që kanë harxhuar frymën nëpër mitingje e studio televizive, apo që kanë shkruar lumenj mallkimesh në media e rrjetet sociale, pikërisht kundër këtyre të huajve që sot presidenti vendit i thërret për ndihmë në emrin e tyre.
Nuk ka pasur asnjë dyshim, që ditën e 18 shkurtit, kur Basha e Kryemadhi gatuan krizën më budallaqe të historisë tonë politike, se këtë absurd mund ta zgjidhnin vetëm të huajt. Kaq e marrë dhe qesharake është situata që u krijua këto muaj, saqë vetëm një ndërhyrje nga jashtë mund t’i japë drejtim. një ndërmjetësim nga ata që imponuan mbajtjen në këmbë të qeverisë, që bënë të futen poshtë tavolinës fanatikët e molotovit dhe kapsollave, që ngulmuan për 30 qershorin dhe që janë bërë parzmore e reformës në drejtësi.
Ilir Meta e pranoi i pari publikisht, brenda kampit opozitar, që kjo puna e mandateve nuk të nxjerr askund. Flamuri i bardhë me të cilin po paraqitet sot në derën e OSBE, është një metaforë përmbyllëse e shkarravinave që i prishën gjumin Bernd Borchardt në banesën e tij në Tiranë, në mes të muajit maj. Kjo ftesë është njëherësh edhe iluzioni se duke ju drejtuar OSBE, pasi ke marrë shuplaka të pësëritura nga BE dhe SHBA, ka pak më shumë shanse të arrish një kompromis minimalisht të pranueshëm. E nëse kjo është vërtetë llogaria e presidentit, është sërish një iluzion optik i rrejshëm. Sepse ndaj vendeve si Shqipëria, të mëdhenjtë nuk kanë kohë të kenë disa pozicione. Një i tillë mjafton e tepron, e ai është marrë qysh në krye të kësaj krize që sot ka degjeneruar në parodi.
Ik o Minxhoz se le nam
pse le nam ky zminxhozi Om apo te prishi rehatin qe kishe me sashen e ilir hajdutit tek haleja personale e juaj,
Une Ilir Metes i kisha preferuar qe ta nderroje emrin sepse emri Ilir dhe te bemat e tija nuk jane ne harmoni.
Propozimi im i emrit te ri. Kam te drejte te propozoj sepse une nuk e shkeli Kushtetuten. Pse ai ka te drejte te dekretoje e te çdekretoje, perseri te dekretoje dhe ne fund te deklaroje se mund te bisedohet edhe me dekretimin e ri. Meta jo vetem qe po e dhunon Kushtetuten, ai po i dhunon edhe mendjet shqiptare !
Perseri propozoj qe te heq emrin Ilir, ngase eshte emer i madh, te merr emrin Mahmut sepse e ka be MUT.
Ilir Meta e pranoi i pari marrëzinë e djegjes së mandateve, thotë Minxhozi dhe bën sikur s’e di se gatuesit e krizës, për t’i shpëtuar me gjasa drejtësisë, veç Berishës ishte dora vetë Joshkëlqesia e Tij Ilir Meta. Basha dhe Mona, gruaja e tij, ishin aktorët që e luajtën dramën e tyre në skenë. Po pse e deklaron tani Meta se, ajo që gatuan qe një marrëzi? Po sepse çfaqja mbaroi, sipari ra dhe spektatorët (populli) nuk e duartrokiti atë. Kritikët artistikë (ndërkombëtarët) e hodhën poshtë dhe tani skenaristëve dhe regjizorëve nuk u ka ngelur më gjë veç të gjejnë vrimë për të dalë. Berisha i dalë është, por Meta jo. Ka ende vulë dhe i duhet ta mbajë sa më gjatë, që të shtyjë sa më gjatë ditën e dhënies llogari. Është kjo që e ka nxjerrë nga shinat, dhe me shpejtësi po i afrohet greminës, ku do thyejë qafën.
Minxhoz je gjigand….. Ilirn kete me nder president e kane zene ETHET E FLORIRIT,…… do ti paguaj pislliqet qe ka bere….hyri ne politike nga bangat e shkolles pa punuar nje dite dhe sot eshte miljarder ne euro….
ESHTE FAMILJE KRIMINALE…..
Po kerkesa e ketij zotnise,qe nuk la gje pa bere dhe pa thene kunder nderkombetarve,nuk mund te llogaritet vetem si dorzim,po dhe si sinjal i nje skenari force ,prej ti dhe doktorrit qe me seksionin e tyre te terrorrit,mund te kene planifikuar gjate muajit tetor,kohe e cila kojcidon dhe me futjen ne eficence te GJ.kUSHTETUSE dhe SPAKUT dhe BKH-SE,ku objekt kryesore te hetimit,do kene dosjet per krimet dhe korrupsionin ,e ketyre zotnive dhe te tjere,gjate kohes qe ishin ne qeverisje,skenar i cili do te jete i deshtuar dhe vetem se do tu rrise faturen,cdo kujt qe do te tentoje te destabilizoje
O Lis nuk ma ndjen per hajdutet….por kta qe jane po e dhjesin fare….I Shikoj perdite me syte e mij….jam 20 vitene administrate….nuk ka me katastrofale si ata te lsi si kta…mjere ne
Analize e Sakte E Mbushur me Ironi te Holle Aristokratike.Z.Minxhozi Katershja e Famshme ka Marre KUM Ke BOVA Nuk gjendet Ilaç Per Ata.I Pret SPAK me Japrak.
Te lumte Minxhoz. Realist ne ate cfare shkruan, si gjithmone. Pergezime dhe per kthjelltesine e mendimit, koncizitetin.
BRAVO MINXHOZI … ANALIZE E KONKLUZIONE BRILANTE.
???
Veprimi I Metes eshte teper djallezor !
Ai kerkon indirekt qe OSBE te mos drejtohet nga Shqiperia (Rama) si kryesuese e rradhes !
Meta kerkon te godas ne dy pika nervalgjike ,hapjen e negaciatave dhe largimin e Shqiperise nga kryesuese e rradhes !