Merr fund ëndrra e Metës si sizmiolog që paralajmëroi ‘tërmetin apokaliptik’, e përgënjeshtroi 'ustai' grek Akis Tselentis: S’kam bërë kurrë një parashikim specifik për tërmet

29 Korrik 2019, 21:18Politika TEMA

Një letër e pazakontë e presidentit Ilir Meta i është dërguar kryeministrit Edi Rama, zëvendëskryeministrit Erjon Braçe dhe ministres së Mbrojtjes Olta Xhaçka, ku kreu i shtetit flet se vendi ynë duhet të përgatitet për përballjen me një tërmet apokaliptik që mund të godasë Ballkanin.

Kreu i shtetit shfaqet mjaft i shqetësuar në lidhje me një parashikim të një sizmiologu të vjetër grek. Por teksa Presidenti citon në letrën e tij drejtorin e Institutit Gjeodinamik Observatori Kombëtar të Athinë, Akis Tselentis, konkretisht për “një tërmet apokaliptik që pritet të godasë Ballaknin, që mund të jetë 30 herë më i fuqishëm se ai që goditi para disa ditësh rajonin e Athinës”, siç Meta shkruan në letër, e vërteta është tjetër.

Nga një kërkim i thjeshtë që Shqiptarja.com bëri në mediat ndërkombëtare, nuk flitet për asnjë deklaratë të tillë. Shkrimi i fundit është ai i 22 korrikut 2019, ku sizmiologu grek thotë:  “Të gjithë thanë se Athina rezistoi. Ajo nuk rezistoi. Imagjonin nëse do të kishte pasur një tërmet që mund të ishte i shkallës 6 Rihter, me fjalë të tjera, me magnitutë 30 herë më të fuqishme”, është citimi i saktë i Akis Tselentis, që citojnë mediat e huaja.

Mbi këtë citim që nuk ekziston, Presidenti Ilir Meta, vishet me “kostumin” e sizmiologut, kur thotë se “vendi ynë është një nga vendet me sizmicitet më të lartë në Evropë, prandaj Shqipëria është një vend i kërcënuar nga kjo dukuri natyrore”, – thuhet në letër.

Kreu i shtetit, kërkon nga qeveria të informohet mbi situatën, dhe a ka kapacitete vendi ynë për të përballuar një tërmet të përmasave të tilla? Meta shkon deri aty sa thotë se është gati të mbledhë Këshillin e Sigurisë Kombëtare.

“Kërkoj nga ana juaj të informohem mbi: Institucionet përgjegjëse, a kanë kontaktuar me sizmiologun Tselentis dhe institucionet homologe. të rajonit lidhur me të dhënat e tyre për paralajmërime të tilla?

Cilat janë kapacitetet tona për përballimin dhe masat e marra nga ana juaj , nëse vendi ynë do të goditet nga një tërmet i përmasave të tilla.

Çfarë masash janë marrë apo do të merren për të reaguar në kohë dhe për të minimizuar pasojat e mundshme në nivel qëndron dhe vendor?

Nëse e gjykoni të domosdoshme, jam i gatshëm të mbledh Këshillin e Sigurisë Kombëtare menjëherë qoftë dhe vetëm për këtë çështje, pasi çdo nënvlerësim i situatës mund të jetë me pasoja tragjike për jetën e qytetarëve në radhë të parë”,– shkruan Meta në letrën drejtuar Ramës, Braçes dhe Xhaçkës.

Shqiptarja.com mësoi nga burime pranë Presidencës se letra është e vërtetë, ndërsa nga kryeministria u konfirmua se letra ka mbërritur pranë institucionit të tyre.

Nga një vështrim në internet, shihet se sa herë Greqia është prekur nga tërmetet, sizmiologu i njohur Tselentis, paralajmëron lëkundje të tjera tërmetesh. Por asnjëherë ai nuk është shprehur për një të tillë, 30 herë më të fuqishëm, një tërmet apokaliptik që mund të rrezikonte Ballkanin.

10 komente në “Merr fund ëndrra e Metës si sizmiolog që paralajmëroi ‘tërmetin apokaliptik’, e përgënjeshtroi ‘ustai’ grek Akis Tselentis: S’kam bërë kurrë një parashikim specifik për tërmet”

  1. Tirona says:

    Perfundimisht presidential une na la ,te rrojme vete ngushellime .Nuk e kisha imagjinuar se mund te ishte kaq injorant.

  2. Mere says:

    Apokalipsi ( zbulim) eshte se ky i quantur ilirfloriri pas perpjekjeve per destabilizim , pas perpjekjeve se eshte i fuqishem qe nuk pyet dhe i shpalle ” lufte” edhe SHBA-se dhe BE-se ndjek parimin mesjetar se kur je i rendesishem edhe nje ” pordhe” te leshosh te gjithe e respektojne dhe i kushtojne rendesi , mbas shkeljeve injorante te ligjeve , kushtetutes, domateve qe do ti hidhen qe per momentin jane te pa pjekura kerkon te ushtroje panik ne popull vetem e vetem per te shpetuar bythen nga sapuni qe e pret , ky eshte nje zbulim ( apokalipsi) i ilfloririt.

  3. Plaku says:

    Po,as Japonia që është vlndi më i predispozuar për lëkundje sizmike në botë nuk mund të parashikojë si “Hirësia e tij ” tërmetet e titulluar apokaliptike ,siç duket Hirësia ka sensorë të fuqishëm të ndjeshmëri së së Rodonit ,ose para valëve qe kapin kafshët apo bretkocat a gjallesat e tjera nënujore të cilat pak çaste para tërmetit tremben dhe kanë sjellje të veçanta që njerëzit i vlerësojnë për mbrojtje.Nuk ka ende një shkencëtar në botë që të parashohë një tërmet ki ini ja ka dalë duke parë filxhanin e ksfesë.
    Iku dhe shkenca,na e mori presidenca
    Vaj medet or vaj medet kush na e bëri kismet
    Këtë birbo luftëtar për shtet
    Por ngatërrohet si di vet
    Porsi po..ha nëpër brek.

  4. USA says:

    Ku e ku gjuzi likja na doli injorant po fare. Mjere Shqiperia.

  5. Student (gjeolog) i vjeter says:

    wow.
    nuk ka ndonje nen ne kushtetute qe percakton shkarkimin e presidentit kur ka humbur mendjen.

    ky paska lajthitur!

  6. aleko says:

    Ore ky presidenti me duket nuk eshte normal;nje arsye serjoze per te levizur nga posti qe mban..Ky na thot qe nje 100 balle termet po vjen ne Ballkan ..do te thote nje rrafshim I cdo qyteti dhe fshati ne kete teritor dhe duhet te marrim masa sigurie ha ha !…

  7. Astrit says:

    Ka dy arsye meta qe ben nje gje te tille e para:Tani ate nuk e pyet me njeri as qeveria as te huajt dhe me kete qe thote te mbledhi keshillin kombetar te sigurise do te tregoje qe ja une jam me i madhi i vendit.Arsye e dyte ai shpresin te ndoshe kjo gje te shembet e te zhduket ballkani vetem ai familja e tij dhe parate e vjedhura te mis preken pasi ai veten e siguron ne bunkeret e enverit

  8. lajmesi says:

    kY ESHTE KRYEBASHKIAKU QE ESHTE I DETYRUAR TE LERE DETYREN DHE MOMENTET E FUNDIT TE DREJTIIT TE TIJ I CFAQ ME PROTESTEN E TIJ NE KETE MENYRE!I MARRSH TE KEQEN ZHELAL MZIUT O ILIR META!KE DHE TI NJE SHANS SE JE NGA SKRAPARI KU CDO GJE QE MBILLET DEL RRUSH ,TI DOLE PRESIDENT!FATKEQSI ME E MADHE DHE E DHIMBESHME SE SA KY TERMET ME 30 FUQI ME TE MADHE SE TERMETET E RENA!LIRONI URGJENTISHT SPITALIN PSIKIATRIK SE AI KERKON ME CDO KUSHT SHTRIM !

  9. Tani po, monika ka ikur larg dhe ka haruar filxhonin e kafes mbi tavoline, dhe president leshi jone qe merr vesh nga çdo gje mbi kete bote (trashegim nga ish komandanit i pergjithshem i viteve 70) pasi eshte thare filxhoni i kafes ka parre me mikropskopin dhe ka pare gjurmet e kafes dhe nje shirit te zi te gjate dhe i eshte fanepsur termet 300 balle , u dhjefsh ne bithe o president, qe me vjen turp qe shqipnia paska nje koqe kandari per president.

  10. E KANE ZENE ETHET PO I DRIDHET TOKA NEN KEMBE . E PARASHIKON SE DO KET TERMET SIZMOPOLITIK, ME EPIQENDER NE PRESIDENCE. QOFTLARGU TE MOS PREK ZONAT E POPUPLLUARA. ZOTI E MESHIROFTE POPULLIN NGA KY SIZMOKOQE.

Lini një Përgjigje

Adresa juaj email nuk do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme shënohen *

Lini një Përgjigje