Protestuesi i vetmuar: Goditi me molotov Kryeministrinë mesnatën e së shtunës

29 Korrik 2019, 19:55Kronika TEMA

Ky është Nazmi Caka i cili dy vjet më parë hyri në bankë, por nuk vodhi asgjë. Në kohën kur u arrestua ai ishte 21 vjeç dhe e habiti policinë me përgjigjen që ju dha, hyra për të vjedhur se isha i paushqyer, por pastaj u pendova.

Filmimet u shpërndanë në atë kohë nga policia e cila tregoi grabitësin e pazakontë që në fakt nuk vodhi asgjë. Kësaj radhe pasi ka përfunduar burgun , Nazmi Caka ka çuditur sërish policinë.

I vetëm , me një shishe benzinë , Caka ka protestuar mesnatën e të shtunës duke hedhur shishen në hyrje të Kryeministrisë, raporton TCH.

Policia e ka shoqëruar protestuesin e vetmuar duke i hedhur menjëherë prangat, ndërsa në shtëpinë ku ai jeton me qira në Sauk ju gjet edhe një shishe tjetër me lëndë ndezëse të cilët ai vetë e rrëfeu që po e mbante për protestën e radhës.

Policia e mësuar me protestat që zgjatën disa muaj, e ka referuar materialin në prokurori për protestuesin e vetmuar. I pyetur nga gjyqtarja gjatë shqyrtimit të masës së sigurisë të mbajtur këtë të hënë , se përse ka protestuar, i riu është përgjigjur: Protestova se më ka fyer kryeministri.

Për shkak të rrezikshmërisë së ulët të protestuesit gjykata ka vendosur masën detyrim paraqitje për të riun i cili deklaron se është jetim dhe i papunë.

5 komente në “Protestuesi i vetmuar: Goditi me molotov Kryeministrinë mesnatën e së shtunës”

  1. Talebani Bathores ne attack mode says:

    Keta trushplare I duhen cetes tone te madhe te talebaneve PEDE

  2. Tani says:

    Mesojeni se cdo te thote ligj kete pellazg.

  3. xhoxhi says:

    Sepse është jetim dhe mund të bëjë çtë dojë?Po shkel ligjin në birucë e ka vendin..

  4. Tironsi says:

    Çeta e selfo Qorrit.

Lini një Përgjigje

Adresa juaj email nuk do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme shënohen *

Lini një Përgjigje